PËRFUNDON AKSIONI POLICOR: 26 NË PRANGA


 



Aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Grupi i të armatosurve është zhbërë krejtësisht.

Në prangat e policisë janë 26 vetë, pasi u dorëzuan.

Policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh.

Zhurnal raporton gjithashtu se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të Policisë.

Si pasojë, mësohet se pesë nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.

Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe katër të plagosur nga radhët e tyre.

Rikthehen të shtënat, tani me intensitet më të madh

Vetëm tridhjetë minuta pas publikimit të informacionit se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë me ndërmjetësim të OSBE-së, janë rikthyer të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë.Siç njofton korrespodenti i "Lajm" nga Kumanova, luftimet tani janë me intensitetin më të madh gjatë ditës së sotme. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe disa banorë që jetojnë 200 metra larg vatrës së luftimeve.

Përfundojnë përleshjet në Kumanovë, dorëzohet grupi i armatosur?

Përleshja e armatosur e filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e që ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, porsa kanë përfunduar, raportojnë disa media në Maqedoni.Zhurnal raporton se “Grupet e armatosura” që rezistonin prej mëngjesit kanë vendosur të dorëzohen,

Burime jozyrtare informojnë se në këto çaste të armatosurit po bëjnë dorëzimin e armëve.

Informacioni është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por burimet insistojnë se procesi i dorëzimit ka nisur dhe se gjithçka pritet të përfundojë brenda 30 minutave.


0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2