Ja kush janë shqiptarët e Kosovës të dorëzuar mbrëmë në Kumanovë (Foto)
Mediat në Maqedoni raportojnë se Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që të shtunën mbrëma i janë dorëzuar policisë maqedonase, 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.Por, kush janë këta persona që janë dorëzuar dje. Lajmi.net ju sjell një biografi të shkurtër për të kaluarën e tyre.
Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK.
Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës.
Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.
Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.
Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj.
Mirsad Ndrecaj
Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandant i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit. I arrestuar ne Kosove, ne vitin 2009, per vjedhje te votave ne Gjakove. Ndrecaj ishte militant i AAK-se.
It's will be end of mine day, however before finish I am just looking over this impressive article to improve
ReplyDeletemy knowledge.
For most recent information you have to go to see
ReplyDeletethe web and on web I found this web page as a finest web page
for most up-to-date updates.
Greetings from Florida! I'm bored at work therefore i decided to browse your site on my own iphone during lunch break.
ReplyDeleteI enjoy the information you present here and can't
wait to take a look as i go back home. I'm surprised at how fast your site loaded on my small cellphone ..
I'm not using WIFI, just 3G .. Anyhow, wonderful blog!
Post a Comment