Shqiptarët në Lagjen e Trimave shpërthejnë në lot pas rikthimit në shtëpitë e tyre (Video)


Shqiptarët në Lagjen e Trimave shpërthejnë në lot pas rikthimit në shtëpitë e tyre (Video)

Këto janë xhirimet e para në Lagjes së Trimave në Kumanovë pas konfliktit të armatosur që ndodhi për dy ditë me radhë ndërmjet forcave sllavo maqedonase dhe dy grupeve të armatosura shqiptare. Deri më tani është raportuar për 22 të vdekur.

Kjo video tregon edhe kthimin e shqiptarëve të cilët kishin filluar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Në fytyrat e banorëve të kësaj lagjeje shihen shumë emocione. Kanë shpërthyer në lot ata banorë që gjetën shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara.

Gëzhoja plumbash e gjak nëpër rrugë, kjo është pasqyra e Lagjes se Trimave, pasi nga aty është larguar me policia. Lagja është në terr, pasi që largpërçuesi është dëmtuar nga granatimet e policisë.

Gjatë tërheqjes nga Kumanova, policia ka marr me veti edhe 14 trupat e shqiptarëve të armatosurve që, u përleshen ditë më parë me forcat policore. Qeveria ka paralajmëruar personat e shtëpive që u janë shkaktuar dëme gjatë aksionit të policisë, do tu jepen kompensim financiar pas përfundimit të vlerësimit. N.Sh.











0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2