Mirsad Ndrecaj në mesin e 14 të vrarëve?

Mirsad Ndrecaj në mesin e 14 të vrarëve?

Mirsad Ndrecaj dyshohet të jetë njëri ndër 14 të vrarët në aksionin e së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Burime të larta policore jozyrtarisht i kanë thënë gazetës Koha në Maqedoni, për shkak të përfundimit të verifikimeve, emri i Ndrecaj nuk u publikua gjatë ditës së diel.
Ndërkohë, policia ka etiketuar Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva si krerët e grupit të kosovarëve që kanë udhëhequr luftimet të shtunën, ndërkohë që një pjesë e tyre tashmë janë dorëzuar, derisa Malisheva është edhe i plagosur.
Siç ka thënë zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, në grupin e të dorëzuarve është edhe një shtetas shqiptar nga Shqipëria. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës.

1/Post a Comment/Comments

  1. I see you don't monetize your website, i'v got
    idea how to earn some additional money using one
    simple method, just search in google for; money making ideas
    by Loocijano

    ReplyDelete

Post a Comment

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2