C'eshte domain name:

Domain name eshte emri identifikes ne internet. Te gjithe domainet zbatojen rregullat dhe procedurat e Domain Name System (DNS).
Nje domain name eshte i formuar nga keyword(s) dhe nga prapashtesa (TLD - Top level domain)
Prapashtesat ndahen ne generic/global TLD (gTLD) dhe country code TLD (ccTLD), prapashtesat e shteteve.
Ne disa raste prapashtesa e domaineve perbehet nga dy pjese, psh. .co.uk, ne kete rast "co" eshte SLD apo Second Level Domain name. Mund te shikoni raste te disa TLD-sh ne shitje te perbera gjithashtu nga dy pjese psh .uk.com, por ne dallim me SLD, keto domaine nuk njihen nga DNS dhe nuk jane te detyruar te zbatojne procedurat dhe rregullat e DNS, pra prapashtesa nuk konsiderohet si SLD. Domainet e rregjitruara nen keto lloj prapashtesash njihen si subdomain psh example.uk.com. Subdomain eshte nje nen emer i domainit baze i cili eshte ne varesi te plote te domainit perkates. Sistemi i prapashtesave gTLD dhe ccTLD koordonohet dhe mirembahet nga ICANN dhe IANA.

Njohuri baze rreth domaineve:
Rregjistrimi i nje domaini perben krijimin e nje kontrate prej minimumi 1 vit ndermijet bleresit dhe rregjistruesit (registrar). Ne kete periudhe bleresi ka pergjegjesi te plote per domainin respektiv. Pas skadimit te kontrates, bleresi ka te drejte te rinovoi ose jo kntraten per minimumin 1 vit.
Menaxhimi i nje domain ka te bej ne vendosjen e te dhenave te sakta (ne baze te rregullores se ICANN) te bleresit dhe lidhjes me nje host (pasire online). Kjo e fundit behet nepermjet dns ose ns (name servers).

Menyrat baze te perfitimit nga nje domain:
1. Domain parking - Perfitimi bazohet ne trafikun qe ka domaini dhe vleresohet nga nje firme e cila perdor trafikun e domainit.
2. Domain selling/leasing- Perfitimi bazohet nga shitja apo dhenia me qera i domainit.
3. Developing- Zhvillimi i domainit ne website

Kuriozitete:
Nje domain per perdorim testimi.
Me siguri qe jeni gjendur ne situata kur duke shkruajtur ne nje forum apo blog t’ju jete nevojitur te shkruani nje domain si shembull gjate spjegimit tuaj.
Shume nga ju perdorin domain.com te tjere perdorin website.com te tjere sitejot.com e shume e shume variante. Per t’ju ardhur ne ndihme IANA (iana.org) shume kohe me pare ka percaktuar disa domaine qe mund te perdoren per qellim testimi, pra qe te merren si shembull. Keto domaine jane:
example.com
example.net
example.org
Keto tre domaine nuk jane te vlehshem per t’u rregjistruar dhe kane vetem nje qellim, te perdoren si shembuj.

Domain “extrem”:
Shume nga ju keni kerkuar ne internet se cili domain eshte rregjistruar i pari, kur eshte rregjistruar, por valle i keni bere pyetje vetes se kush do jete domaini i fundit qe de skadoi?
Domaini i pare i rregistruar eshte Symbolics.com i rregjistruar me 15 Mars 1985.
Rastestisht po vizitoja Tonic.to per te pare disa domaine dhe u cudita kur pash qe pothuajse te gjitha keyword-et qe provoja ishin te zena. Keshtu qe mendova te shikoj whois. Domaini i pare qe me cuditi ishte tel.to i cili skadonte ne Gusht te 2102. :) Mund te jete gabim, mbase eshte 2012, por nuk duhet te jeni shume te sigurte.
Domainet xxx.to, net.to, org.to edu.to, gov.to, web.to skadojne ne Janar 2999. :p Kurse rrekordi mbahet si gjithmon nga keywordi “sex”, sex.to skadon ne Janar 3001!
Ndonje nga ju mendon te bej backorder ndonje nga keto domaine?

Me i shtrenjti dhe me i perdoruri:
Domaini me shtrenjt i shitur deri tani eshte sex.com per $14 milion shitur ne 1 Janar 2015, pasuar nga fund.com per $9,999,950 shitur ne Mars 2008.
gTLD-ja me shtrenjt e shitur deri tani eshte .shop per $42 milion dhe e blere nga GMO Registry Inc, me baze ne Japoni.
ccTLD-ja me e perdorur deri tani: .de (Gjermania)
gTLD-ja me e perdorur deri tani: .com dhe .xyz nga gTLD-t e reja

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2