Më beso

Më beso,
Të kam pritur të vije në dhomën time
Të kam pritur gjatë
Thuajse çdo natë.
Më beso,
E kam pritur një përqafim prej teje
E kam pritur siluetën tënde ta shoh
Mes dritëhijeve që vijnë nga rruga.
Më beso,
Që të kam pritur aq miqësisht,
Veç për të të ndjerë mes krahëve të mi!
Të kam pritur gjatë... Shumë gjatë...

  • | Klea Dhima |

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2