Khodorkovsky: Do të kërkoj azil politik në Britani të Madhe

Khodorkovsky: Do të kërkoj azil politik në Britani të Madhe


24 Dhjetor 2015 - 11:52



Dikur ishte ndër njerëzit më të pasur në Rusi dhe tashmë kritikuesi i rreptë i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, planifikon që të kërkoj azil politik në Mbretërinë e Bashkuar.


“Definitivisht unë do të kërkoj azil në Britaninë e Madhe”, ka thënë Mikhail Khodorkovsky, në një intervistë dhënë BBC-së, një ditë pasi që një gjykatë ruse ka lëshuar urdhëarrest ndaj tij, nën akuzat se është i përfshirë në një vrasje që ka ngjarë në 1998-ten.

Akuzat sipas tij, janë të rreme vetëm pse, siç ka thënë ai, presidenti Vladimir Putin, e sheh atë si kërcënim serioz.

Ai ka thënë se konsiderohet si kërcënim ngase Putin mendon se ai do ti ndihmojë kandidatët që do të jetë kundër Putinit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2016.

Ai tha se përmes organizatës që e drejton “Open Rusia” e ka në plan që “t’i ndihmoj politikanët e rinj në Rusi që të fitojnë përvojë politike”.

Ai ka shfaqur shpresën se brenda dhjetë vitesh, regjimi në Rusi do të ndryshoj dhe është zotuar se do ta luaj një rol të rëndësishëm në atë proces

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2