Shërbimi Sekret Maqedonas ka tentuar ti kontaktoj shtetasit e Kosovës që ta kryejnë aksionin







Shërbimi Sekret Maqedonas ka tentuar ti kontaktoj shtetasit e Kosovës që ta kryejnë aksionin

Kosovarët e përfshirë në konfliktin e armatosur në Kumanovë ishin të njohur për institucionet e vendit. AKI-ja, presidenca, kryeministri dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë prej kohësh kishin informacione për disa prej pjesëmarrëseve në këtë konflikt. Madje, në njoftimin që AKI-ja iu kishte bërë institucioneve theksohej se shërbimi sekret maqedonas kishte tentuar të kontaktonte disa shtetas të Kosovës, të cilët do të merrnin përsipër aksionin.

Kohavisioni merr vesh nga burime të sigurta se Agjencia e Kosovës për Intelegjencë qysh në muajin shkurt kishte njoftuar mekanizmat, të cilëve është e obliguar ligjërisht t’iu raportojë, për dyshimet se disa kosovarë do të tentonin të destabilizonin Maqedoninë.

Këtë fakt e dëshmon edhe një raport i vlerësimit të situatës në Maqedoni, të cilin Agjencia e Kosovës për Intelegjencë ia kishte dorëzuar presidentes, kryeministrit dhe policisë.

Në raportin konfidencial thuhet: “Mundësia e inskenimit të ndonjë “akti terrorist” nga grupe të ashtuquajtura terroriste shqiptare-myslimane janë shumë reale. Gruevski çdo ditë e më shumë ka “shqetësim raportet e përkeqësuara ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni, si pasojë e përgjimeve”.

Përgjimi nga rasti ‘Monstra” mund të jetë pretekst për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të avancuar inskenimet për gjoja akte të shëmtuara terroriste. Këto veprime do ta poziciononin Gruevskin si mbrojtës të vlerave perëndimore dhe luftëtar të terrorizmit global.

Paraqitjen e qeverisë së tij dhe shërbimeve sekrete do t’i përcaktonte si gjoja viktima të luftës globale kundër terrorizmit”.

Institucionet kosovare kanë pasur informacione të sakta edhe për katër prej udhëheqësve kryesorë të grupit nga Kosova, mirëpo kanë dështuar të ndërmerrnin masa preventive.

Qeveria ka qenë e njoftuar edhe për lëvizjet e dyshimta të këtyre personave, disa prej të cilëve kishin të kaluar kriminale, duke përfshirë posedimin dhe trafikimin e armëve. /albeu





0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2