Serbia dhe Kosova forcojnë kufirin dhe shtojnë kontrollin me kufirin me Maqedoninë pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë.
Forcat speciale te Kosoves ruajne kufirin
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, “Policia, pas incidenteve te fundit te ndodhura ne Maqedoni, vazhdon me realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar”.
Kelani shton më tej se ” Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtarë policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të çfarëdo lloj krimi duke perfshire edhe krimit trans-kufitar”.
Ndërkohë forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë vendosur në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.
ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit. Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë
Serbia ngre nivelin e gatishmerise
Ushtria në Serbi ka ngritur nivelin e gatishmërisë; luftarake dhe është; e gatshme me strukturat e tjera të sigurisë që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tha mbrwmw ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç, gjatë vizitës në bazën “Cvore”, në kufi me Maqedoninë.
“Jemi të gatshëm që së bashku me strukturat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë t’i përgjigjemi të gjitha sfidave që mund ta rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe qytetarëve tanë”, tha ministri në një deklaratë për agjencine e lajmeve “Tanjug”
Post a Comment