Kumanovë, shqiptarët rrëfejnë: U rrahën fëmijë, policia na qëlloi banesat

Pas tërheqjes së forcave policore, banorët kanë hyrë në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, ku gjendja është tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha në banesa.

Shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara, rrugët e mbushura me gëzhoja plumbash, erë baruti dhe erë mbeturinash, dëme të tjera materiale dhe dyqane të shkatërruara, është panorama që ofron tanimë vendbanimi i shqiptarëve në qytetin e Kumanovës.

Mediat vendase publikojne edhe pamjet e para në orët e vona të mbrëmjes të së dielës 10 maj, por dhe tregojnë tmerrin që shqiptarët me banim atje kanë përjetuar

Banorët shprehen të revoltuar dhe dëshpëruar nga ajo që ju kishte ndodhur gjatë këtyre ditëve. Ata thonë se nuk mund të quhemi ne terroristë, ndërkohë shtojnë se policia maqedonase ka shoqëruar në polici dhe fëmijë dhe i ka rrahur.

Në pamje duken shtëpi dhe prona të shkatërruara nga “lufta” e dy diteve më parë. Banorët thonë se ka pasur fëmije dhe të moshuar, të cilët për 16 orë nuk kanë lëvizur nga banesat e tyre.

Banori 1: Ata i kanë zënë diku te ora 5 e mëngjesit, kanë qenë në gjumë dhe nuk pasur asnjë të dhënë se çfare do ndodhet, se po të kishin ditur nuk do t’i kishin lënë këto granatime që kanë ndodhur 16 orë këtu. Fëmijet kanë qenë nga 12 vjet deri në 16 vjet dhe të moshuarit kanë qenë deri 75 vjeç të sëmurë. Por i kanë ofruar shërbim në polici. Kanë qenë pa gjumë, edhe 16 orë granatimi. Telefonat ja kishin marrë për të mos pasur kontakt me familjet se a janë gjallë apo jo. Kemi dashur të lidhemi disa here por ja kishte marrë policia e Kumanovës.

Banori 2: Unë nuk kam qenë këtu, ka qenë vallai im me gjithë fëmijët. Fëmijët 2 vjeç dhe 10 vjeç janë terrorizuar këtu brenda. Kanë dashur të dalin jashtë po nuk i ka lënë policia. Djali ka shenja në trup, rrihet fëmija 15 vjeç, i thoshin mos je terrorist. Nuk ka terrorista këtu. Nuk ka pasur pjesetare te grupeve te armatosura ketu ne kete lagje. Policia ka gjuajtur direkt ketu ne kete shtepi.

Banori 3: Ne polici nuk na thonin gjë, sot pas drekës na kanë lëshuar. Ne polici isha me djalin dhe me nusen e djalit. Nuk na kanë rrahur, por na kanë përplasur.

Orët e terrorit në Kumanovë, ushtari maqedonas selfie mes flakëve

Kryekomunari i Preshevës: 700 shqiptarë nga Maqedonia në Luginë

Ne foto: Gjak ne nje shtepi te shkaterruar

kumanove 7

Ne foto: Shtepite e shkaterruara ne Kumanove

kumanove 2

kumanove 4

kumanove 9

Kumanovekumanove 15

Ne foto: Makine e djegur ne Kumanove

  Në foto: Shtëpitë e shkatërruara në Kumanovë

kumanove 11

kumanove 13

kumanove 8

Në foto: Banor duke rrëfyer ngjarjen

Në foto: Banor duke rrëfyer ngjarjen

Në foto: Banor duke rrëfyer ngjarjen

  Në foto: Shtëpitë e shkatërruara në Kumanovë

kumanove 14

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2