Policisë në Kumanovë i pengojnë mediat, ndalon gazetarët kosovarë

Fitim Gashi dhe Ilir Hamiti nga “Koha ditore” si dhe Besart Galica, Arben Llapashtica dhe Latif Rexhepi nga Radio Televizioni i Kosovës, janë arrestuar të dielën nga Policia maqedonase, gjatë raportimit të tyre nga “Lagjja e Trimave”, në Kumanovë, shkruan sot Koha Ditore.


Gazetari i “Kohës Ditore”, Fitim Gashi ka thënë se janë mbajtur për tri orë në stacionin policor dhe se policët, përveç që nuk kanë lejuar vazhdimin e raportimit, i kanë maltretuar psikikisht duke i dërguar nga njëra zyre në tjetrën dhe duke iu drejtuar me cinizëm.

“Kishte pyetje cinike nga ane e tyre, të llojit ‘ju shqiptarët keni qejf veç armë me mbajt’, ‘çka do të shkruani për situatën këtu’, etj”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se ekipi ka qenë 200 metra larg tregut të Kumanovës afër turmës së njerëzve dhe mediave tjera, më saktësisht para kordonit të policisë, kur ka ndodhur arrestimi.

“Ishte një pikë e policisë ku fillimisht na ndalen dhe kërkuan dokumentet (pasaportat). I tregova se jemi gazetar dhe kemi ardhur ta përcjellim situatën në Kumanovë. Pasi kontrolluan pasaportën dhe ID-in, biseduan në telefon, por nuk na liruan as nuk na treguan se çka po ndodh”, ka thënë Gashi. (Detajet mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

1/Post a Comment/Comments

  1. Undeniably believe that which you stated. Your favorite reason appeared to be about the
    net the easiest thing to understand. I believe that for your needs, I definitely get irked while people consider worries
    that they can just don't understand about.
    You was able to hit the nail upon the most notable along with defined out everything with out side-effect , people could go
    on a signal. Will probably come back to obtain more.
    Thanks

    ReplyDelete

Post a Comment

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2