Kosova dërgon ROSU-n në kufi me Maqedoninë




Të dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë, mëson KTV-ja.


ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit, transmeton koha.net.Vendimi për të dërguar policinë në kufi vjen pas zhvillimeve më të reja në Kumanovë.

Merret vesh se Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2