Për të njëqindin vit radhazi





  • Autori : https://www.facebook.com/skender.braka





Për të njëqindin vit radhazi

( ripublikim )

 

Hazreti Ismail, Tungjat’jeta!

Për të njëqindin vit radhazi këtij sheshi i vijmë.

I mblidhemi si zogjtë e qyqes së lënduar.

Kokëulur vijmë.

Hijerënd si kreshtat e maleve tona

me dëborën e përjetshme supeve të ngrirë.

 

Uratat të të sjellim prej të gjitha trevave.

Rreth teje të mblidhemi na i paskërka ënda.

Dhe pse përsëri zbresim me gjysmë fytyre të hequr,

me gjysmë zëmre të thyer,me gjysmë trupi të djegur,

me gjysmë..... gjysëmm..... gjysëmmmm....gjysëmmmmm.

Rreth flamurit tënd Hazreti mjekërrbardhë,

Nën shtrëngime duarësh lëkurë rrjepura

të përshëndetena e të thurrim të tjera ëndërra.….

 

Vijmë këtu si vargëmalet flakë derdhura.

Tek prrushi i zëmrës së tokës sonë të vdekur.

Kokëmënjanë,prej një shekulli keqpërdoruar.

Zbresim këtu ku fshihet e rënkon emëri yt,

zbukuruar prej lulesh që kurrë nuk u thanë.

 

Zbresim si fëmija i uritur pas një nate pangrën,

që duke qar buzët e palsaritura prej të ftohtit lëpin.

.Zbresim si ujërat e nxira e të pashkumëzuar të maleve,

mbërthyer prej makthit të vetpërjashtimit.

Trëmbur prej fatit të gozhduar bregut të shkëmbenjtë.

Tkurrur prej ndjenjës së fajësis së vetëdënimit.

 

Pas nesh paturpësisht zbresin ishët e të sotmit pushtetar.

Vrastarë e varrmihës të lirisë që për të çirren e ulërasin.

Mashtrues e të paskrupulltit mafiozë me fytyra të dyshimta.

Në sfondin e mënxyrtë të varfërisë së popullit,

rrëzëllejnë të flliqurat pasuri dhe bëmat e tyre të ndyra.

 

Hazreti Ismail

dhe këtë vjeshtë na mungon ky qiell lirie.

Dhe këtë vjeshtë pesë degë trungun e rënd thërrasin.

Përsëri dhe këtë vjeshtë në kokën e Meduzës

gëlojnë gjarpërinj të ethshëm për pushtet.

Sundimtarë absolutë të kamufluar pas gjakut të martirëve,

që në emër të tokës e popullit, liritë e vetvetes godasin e përgjakin.

 

Dhe këtë vjeshtë Hazreti Ismail

e përlotur është frymëmarrja e lirisë,

prej derrash të privilegjuar,

që ndihen rehat në llumin e skllavërisë.

 

Hazreti Ismail, ne vijmë e zbresim sot

tek shamizeza e zë shurdhërta, Vlora jonë.

Tek lokja xhokegrisur me fytyrë të përhumbur.

Tek Ija këmbëzbathur, prej motit të keq fshikëllues.

Tek dada fytyrë tretur si shkumësi zbardhëllues.

Nënokja lëkurë regjur e sy ngrirë prej mijëra lotësh.

Nëna, buzpërvëluar, që në gjoksin e rrashtëtka

mbledhur mirësitë dhe gjithë dashuritë e botës.

 

Zbresim ne sot në sheshin tënd të madh…

Aty ku dorën shtrim dhe bëm një betim.

- Mëmëdheu është i yni. - thamë

Jashtë të shporrim robërinë.

Ja të vdesim,ja të rrojmë për Shqipërinë!

 

Në “Sheshin e Flamurit”,në të vetëmen gjë heroike.

Zbresim sot ne të ngriturit prej zëmërës së errësirës.

Ne që në emër të lirisë u derdhëm përmes flakëve.

Ne që ramë e u shkrumbuam në zëmër të zjarreve.

 

Për të njëqindin vit radhazi ne vijmë këtu me shpirtin e djegur.

Kordhëtar me imazhe të zhgënjyera jete mbledhur nëpër sy.

Mbetur në krenenarinë këforte të mos nënshtrimit si ndër shekuj.

Nën përgjumjet e ndotura prej fantazmash, mbetur të përndjekur.

 

Kështu vijmë me ty për tek Vlora jonë e djepit të gurit.

Si vargëmalet flakë derdhur zbresim gjithëkahanë.

Hazreti Ismail nga haxhillëku kthehet me hazinetë e burrit.

Ballin rrudh dhe tek qoshku i sheshit përshëndet hijerënd.

 

Për të njëqindin vit radhazi ne vijmë këtu me shpirtin e djegur.<br/>Kordhëtar me imazhe të zhgënjyera jete mbledhur nëpër sy.<br/>Mbetur në krenenarinë këforte të mos nënshtrimit si ndër shekuj.<br/>Nën përgjumjet e ndotura prej fantazmash, mbetur të përndjekur.Për të njëqindin vit radhazi ne vijmë këtu me shpirtin e djegur. Kordhëtar me imazhe të zhgënjyera jete mbledhur nëpër sy. Mbetur në krenenarinë këforte të mos nënshtrimit si ndër shekuj. Nën përgjumjet e ndotura prej fantazmash, mbetur të përndjekur.


0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2