Jankullovska: “Shiptarishtat” i vrasim për një orë (Video)






Jankullovska: “Shiptarishtat”  i vrasim për një orë (Video)

Pas shtatë vitesh koalicion me BDI-në, VMRO-DPMNE ndihet aq e fortë, saqë ministrja e brendshme Gordana Janklullovska është e bindur se për një orë mund t’i vretë shqiptarët. Kjo mund të konstatohet nga bisedat e publikuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit Jankullovska bisedon me Mijallkovin, Protugjerin dhe bashkëshortin e vet, Ilievski, se si të pastroje hesape me shqiptarët.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mudn t’i vrasim shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folë me Protygjerin.

“Po merrem me këta “shiptarishtat” . Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folë me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. .

“Nuk ka bashkëejtesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.

“Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska.

Zaev apeloi te qytetarët që të mos bnien pre e këtyre skenarëve të zeza që ka përgatitur pushteti. “Të bëhemi bashkë në protestat e 17 majit dhe të protestojmë qetë, masovisht dhe një protestë të paparë deri më tani. Mos e lëshoni rastin historik për të marrë pjesë në një tubim masiv multietnik dhe që të mos lejojmë më tepër të ndodhë kjo në Maqedoni”, tha në fund Zaev.



 

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2