Libertas: MPB ka hyrë në bisedime me “grupin e armatosur” në Kumanovë

Libertas: MPB ka hyrë në bisedime me “grupin e armatosur” në Kumanovë

Dorëheqjet e ministrave, dhe para se gjithash të njeriut më të fuqishëm në shtet, kushëririt të kryeministrit dhe drejtori i DSK-së, Sasho Miajllkov ka befasuar opinionin. Sipas burimeve diplomatike procesin e dorëheqjeve e kanë përshpejtuar takimi i ministres Jankullovska dhe shefit të DSK-së Mijallkov në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Burimet e Libertas thonë që atyre dyve në takim u janë dhënë incizime nga kontakte telefonike nga ana e të punësuarve në DSK me grupin e komandat Nato-së dhe grupit të tij.
Nga bisedat telefonike të cilat thuhet se u janë prezantuar atyre, është dëshmuar përfshirja e DSK-së, e cila ka hyrë në bisedime me grupin e armatosur të Kumanovës.
Shqiptarë të punësuar në DSK kanë kontaktuar përmes telefonit me grupin, duke thënë se ata kanë kontaktuar me urdhër direkt të shefit të DSK-së, i cili ka pyetur se çfarë kompensimi kërkojnë që të tërhiqen.

“Praktikisht MPB ka hyrë në bisedime me ta”, ka shtuar ky burim.
Paralelisht me këtë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në marrëveshje me partnerët e koalicionit ka kërkuar ndihmë nga OSBE për të tërhequr tre persona të afërt me të që ishin pjesë e grupit, që më pas të negocion me ta.
“Gjatë takimit të sotëm në ambasadën amerikanë, edhe Ahmetit iu bë e ditur se komuniteti ndërkombëtar përmes këtyre incizimeve e ka të qartë edhe përfshirjen e Qeverisë në ngjarjet në Kumanovë dhe se aksionin e përgjakshëm MPB-ja e filloi kur veçse në terren kishin humbur jetën disa pjesëtarë të forcave policore”, bën të ditur burimi.
“Dorëheqjet që ndodhin sonte janë logjike pas takimeve të sotme mes ambasadorëve dhe zyrtarëve”, ka thënë burimi diplomatik, duke mos e bërë të qartë nëse edhe kryeministri Gruevski së shpejti do të japë dorëheqje, edhe pse sipas burimit ai ka pasur informatat për kontaktet e kushëririt të tij me grupin kriminal.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2