Dorëhiqet treshi më i përfolur në Maqedoni

Dorëhiqet treshi më i përfolur në




Dorëhiqet treshi më i përfolur në

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ai për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Sasho Mijalkov sapo kanë deponuar dorëheqjet e parevokueshme, ndërkohë që dorëheqje kanë paralajmëruar edhe zyrtarë tjerë të MPB-së. Në ndërkohë, emri i zëvendesuesit te Jankullovskës, siç raportojnë mediat, do të jetë Mitkp Çavkov, drejtor i deritanishëm i Byros për Siguri Publike, ndërsa në vend të Janakievskit do të ulet Vllado Misajlovski, drejtor aktual i Fondit te Rrugëve. Akoma nuk dihet emri që do të zëvendësojë Mijalkovin në postin e drejtorit në DSK. Arsyet e doreheqjes, Mijalkov i ka punlikuar në një letër që ai i ka drejtuar kryeministrit Gruevski. Mijalkov shkruan se "nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme". "Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve. Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i folnin me krenari. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore. Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke patur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë. Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjennga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit. Ndryshe, Jankullovska, Janakieski dhe Mijalkov janë tre zyrtarët më të përfolur në përgjimet që janë publikuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2