Zërat e natës së maleve Nga vëllimi "Hijet qëmbeten pas

 

 

Kur shefi i policis na thirri në zyrën e tij dhe na komunikoj urdhërin, ora sapo kishte shkuar katër e mbasdites. E mora me mënd se do të ishte diçka e rëndësishme, prandaj u bëra gati shpejt dhe, sa nuk hyra pa trokitur në zyrëm e tij.

-Arditit sot i ka vdekur i ati, - e nisi fjalën ai me një ton të qetë, - kështu që do të jeni ju të dy në këtë operacion. Eshtë ca i vështirë, por..... Instiktivisht ktheva kokën nga krahu tjetër, në anën e dritares dhe vështrova Muratin, që qëndronte në këmbë me duar të lidhura prapa kurrizit. Një copë herë u pamë sy më sy sikur donim ti masnim njëri tjetrit jo vetëm shtatin dhe forcat por edhe qëndrueshmërinë e karakterit. Për hir të së vërtetës duhet të them se nuk kisha ndonjë afinitet me atë djal, për të cilin thoshin se ishte paksa i rrëmbyer dhe nuk dinte të bënte mbrapa kur ishte fjala për ndonjë zënkë. Nuk vërejta të lëvizte as edhe një muskul në atë fytyrën e tij të gjatë e të hequr, që nuk di përse mu duk gati-gati si një fytyrë prej dylli. Edhe ai për aq sa më pa në sy, u mundua të lëshonte një buzëqeshje të lehtë, mospërfillëse, që mua nuk më la ndonjë shije të mirë. Vetëm nga të përplasurit e qerpikëve të syve e kuptova se e gjitha kjo i kishte ardhur vetëm e vetëm prej mosbesimit që kishte ndaj meje, nëse do të isha në gjëndje të përballoja dot vështirësitë e mëdha të rrugës apo jo. U ndjeva vërtetë keq, por nuk e dhash veten, madje si i vlerësuar prej një njeriu jo dosido, por prej shefit të degës, më lindte e drejta të mos e vrisja shumë mëndjen për të paragjykuarit e tij, por përkundër; të ndihesha krenar.

- Kam besim të palëkundur që ju do t’ia dilni mbarë. Të dy jeni djem të mrekullueshëm që dini ta kuptoni dhe respektoni njëri tijetrin. Unë pas varrimit do të kthehem menjëherë në zyrë. Natyrisht do tu pres këtu.- Shefi bëri një pauz të shkurtër dhe sikur ta kishte kuptuar ftohtësinë e krijuar kaq befas e papritmas mes nesh, shtoi; - Jua ngakoj juve këtë detyrë pasi; së pari kam besim tek vullneti dhe karakteri juaj dhe së dyti, në ruajtjen e fshehtësisë së këtij operacioni. Nuk është nevoja t'ua bëjë të qartë situatën në të cilën ndodhemi. Operacionin, - tha së fundi  me dorën gjysmë të nderur nga unë, gjë që na la të kuptuar se atë duhet ta dejtoja unë. Priti se mos ndonjëri nga ne kishte ndonjë gjë për të thënë, por si unë ashtu edhe Murati, nuk nxuarrëm as edhe një fije zëri, por i pranuam në heshtje fjalët e tij, i dha fund bisedës duke thënë:  - Atëherë,  suksese djema!”- dhe na ra shpatullave. Këto fjalët e fundit ai i shqiptoi me gjysmë fryme dhe me sy të picërruar, si të përtymur prej tymit të duhanit që mbante në njërën dorë, ndërsa me tjetrës si të donte të ruante një lloj gjakftohtësie, e kishte mbështetur mbi suprinën e zezë të tavolinës së punës. Balli pothuajse i kishte rënë i tëri dhe sytë nuk i dalloheshin fare prej qepallave të rënduara. Flokëve gjysmë të thinjur u dallohej qart vetëm rrethi i holl i kapeles. Hera-herë trokiste gishtërinjtë mbi tavolinë si t’i binte tastjerës së një pianoje, kumbimi i të cilëve mua mu duk sikur ishte diçka më shumë se kumbimi i një kushtrimi, që në gjuhën e detyrës tonë të përditshme përkthehej; sakrifikim maksimal në emër të detyrës dhe të shtetit.

Në marrjen e kësaj detyre ndihesha sa krenar dhe i lumtur për besimin që autoriteti më i lartë i degës së punëve të brendshme të rrethit kishte tek unë, aq edhe i dyzuar nëse do të arrija ta përballoja dhe ta përfundoja gjithçka me sukses. Posta e kufirit ku ndodhej i ndaluari për tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit, që thënë në gjuhën e përditshme, arratisjeje, të cilin do ta sillnim në degë për ta izoluar në dhomat e paraburgimit, ishte në një terren tepër të thyer malor. Gjatë këtyre tri viteve punë si punonjës policie, nuk më kishte qëlluar ndonjëherë të shkelja atyre anëve dhe fakti që ishte posta më e largët, që nga sa kisha dëgjuar i kishte patur me numër shkeljet e kufirit, më bënte të mendoja se nuk kishim të bënim me një shkelës dosido, por me një njeri të përgatitur fizikisht dhe që kishte njohuri tepër të mjaftueshme për terrenin. E lash brënda shefin që po na ndiqte me sy e ndërsa po shkoja për të furnizuar makinën me karburant dhe të përkujdesesha që të merrnim me vete gjithçka të domosdoshme për një operacion të tillë, e para gjë që më mu kujtua, ishin ca lajme të bujshme që vinin nga bota e jashtëme. Pas vrasjes në qershorin e vitit të kaluar të Benno Ohnesorg, studentit Gjerman dhe 12 shtatorit, ku u deklarua haptazi dalja nga traktai i Varshavës, nëpër një një numur të madh universitetesh të Evropës, si në atë të Madridit, të Varshavës, në Sapiencas në Romë etj, studentët hidheshin në protesta dhe konfrontoheshin ashpër me policinë. Agjencitë e lajmeve dhe gazeta të ndryshme në lidhje me këto ngjarje, që shpesh regjistronin një mori të lënduarish, të përrgjakurish dhe të ndaluarish, jepnin pothuajse vetëm ndonjë komunikatë të përciptë pa e shfaqur thebin e tyre, më pas, nisa të hamëndësoja sesa kohë do të na duhej për të mbrritur deri atje, në atë postë të largët kufitare. Vonë, vonë kur po i jepja gazin e parë makinës dhe ajo si u shkëput prej vëndit dhe doli nga porta e degës, m’u kujtua fytyra gati e përhumbur e komisarit të policisë. Përse t’a kishte atë merak ai njeri i cili si i thonë fjalës “ ka jetuar gjithë jetën atje ku ka qënë shkelësi i ligjit” me përkushtim e devotshmëri? Po vrisja mëndjen të gjeja se çfarë fshihej pas atij zëri të tij të ftohtë. Mbase fati i këtij operacioni për të kishte të bënte me ngritjen e tij në përgjegjësi, ose me emërimin në ndonjë rreth të kategorisë së parë, po mendoja me vete. Nuk po e kuptoja përse po e shqetësoja kaq shumë veten me të tilla pyetje që kishin të bënin me atë njeri të cilit nuk i kishte munguar kurrë zema për tu ndeshur me egërsinë e krimit, Dhe, gjatë kësaj kohe, ndoshta, atë e mbante me shpresë mendimi se mos, dalngadalë, në Tiranë kishin filluar të mendonin për ta ngritur në detyrë, mbase për këtë i duhej edhe suksesi i këtij operacioni.  Murati më priti disa metra larg portës së degës. Ai ishte një djalosh me një trup të pashëm e të ngjeshur mirë. Flokët i kishte në ngjyrën e pjeprit, ndërsa fytyra i vinte paksa e zgjeruar në nofulla dhe ia tregonte më të gjërë ballin Me tu ngjitur në maqinë zuri vënd krah meje dhe si uli xhamin, vuri cigaren në buzë dhe hodhi sytë mbrapa rrjetës së hekur, të bërë posaçërisht për të mbajtur të burgosurit. Prej andej vinte një erë djerse që të shponte hundët. Ndryshe nga sa do të doja të ndiqja udhën që mua më dukej jo vetëm më e shkurtër por edhe më me pak probleme për maqinën, bëra ashtu siç më këshilloi Murati dhe i dhash të drejtë. Deri sa dolëm nga qyteti dhe muarëm rrugën më të djathë, e cila ishte në një gjëndje tepër të keqe saqë maqina filloj të shkone herë në njërin krahë e herë në tjetrin duke ngritur një re pluhuri të dendur, po qëndroja me një qetësi gati apostolike mbi timon. Isha i tëri i përqëndruar mbi udhën që kisha përpara. Pas më pak se nja një treçerek ore, ndoqa një tjetër rugë fshati, që shkonte brinjë hangareve e pak më tej ndoqa rrugën që afrohej rrëzë murit të ndotur të thertores së një kooperative bujqësore. I ngurtësuar i tëri në timon, vazhdoja ta shtrëngoja gjithnjë e më fortë pedalin e gazit thuajse kisha harruar fare se isha nisur me një shërbim teper të rëndësishëm. Një afsh i veçant që dukej sikur vinte nga kërmat e pagroposura me kundërmimin e tyre të qelbur, dukej sikur jo vetëm po m’i bllokonte flegrat e hundës, por po më nakatoste dhe rrapullitë. Ne bëmë edhe një farë rruge duke shkëmbyer fare pak fjalë për gjëra fare të parëndësishme e tek tuk e çonim bisedën në lidhje me atë që do të merrnim nga posta kufitare. Kur moti filloi të ftohej, ai ngriti xhamin dhe fërkoi duart…Pas pak ia nisi të binte një fjollë e lehtë dëbore. Muzgu na zuri në të dal të një tjetër fshati ku tek tuk syri të zinte vetëm ndonjë fshatar që kishte vënë lopën përpara dhe më tej ndonjë tjetër me nja dhjetë a dymbëdhjetë kokë të imta, që po i kthente nga kullota për në shtëpinë e tij. Tashmë rruga ishte e tërë e mbuluar me dëborë dhe unë vetëm sa mundesha të orientohesh pas drurëve. Nuk thosha se nxitoja meqë në kokë më ziente mendimi që nata të na zinte sa më shumë të ishte e mundur, më pranë postës. Diku në një baltovinë motorri gulçoi dhe rrotat nisën të xhironin në vënd. Ashtu nëpër atë të ftohtë mora me të shpejtë lopatën dhe si i lirova paksa rrotat e pasme,i thash atij që ti jepte gaz makinës dhe ajo si ulëriti një herë, u shkul nga vëndi dhe qëndroi në një pjesë të thatë. Më pas ne vumë shpejt e shpejt zinxhirët dhe pa humbur kohë, unë mbërtheva përsëri duart mbi timon dhe u nisëm. Nuk kishim bërë as tri kilometra rrugë me zinxhirë, kur e pam makinën pothuaje të zhytyr të tërën në dëborë. -E lëmë këtu, -tha ai dhe nisemi më këmbë. Është e kot. Nuk çahet gjithë kjo dëborë.

- Mos harrosh të zbrazë të gjithë ujin e motorrit. Ai i kishte ndrruar më shpejt se unë këpucët dhe si kishte veshur çizmet e gjata, po më priste përpara makinës duke lidhur kokoren.

- Shkojmë!, - i thashë,- pa kuptuar as vet nëse atë urdhër e dhash më tepër për ti dhënë kurojo vetes apo ngaqë doja të tregoja se isha unë ai që duhet të jepja urdhëra dhe të pyetesha për gjithçka. Ai nuk nxorri as edhe një gjysmë zëri por hodhi hapat pas meje. E kishim kaluar pothuajse treçerekun e udhës dhe kishim lënë mbrapa fjollat e imta të dëborës që na kishte shoqëruar deri aty, kur nëpër hapsirën e ngurtësuar prej të ftohtit të buzëmbrëmjes, mes shtullungave të muzgut të largëm,u dëgjua një britmë e thekshme, gati- gati metalike, si të ishte britma e një njeriu të harruar në thellësitë e një shkretëtire të humbur, a si klithmat e një kusari të përndjekur që mezi rend nëpër lerën e baltës së kënetës për t’i shpëtuar kapjes. Në çast mu bë sikur diku më tej, andej nga ku shpatet e maleve krruseshin prej peshës së dëborës, mezi po shquaja maskën e stërmadhe të një fytyre të pluhurosur prej një pluhuri të nëndheshëm, të rikthyer prej pafundësisë me ca vraga të përgjakura ballit të shesht, që tërhiqej ngadalë pas shpatit. Dalngadalë po e ndjeja veten të pushtuat prej një frike të pashmangshëmeMegjithse kurrë nuk pata besuar tek perënditë dhe zotat, po thosha me vete se përderisa asnjëherë nuk i pata truajtur e mallkuar, por përkundur, kisha treguar kurdoherë vullnetin e mirë për ti respektuar, përse po më shfaqeshin ato imazhe të frikshme? Mos ishte kjo thjeshtë një hakmarrje e zotit,për t’më futur frikën e vdekjes deri në qëlizën me të vogël të palcës? Një e rrënqethur ma përshkoi të tërë trupin. Mbajta frymën dhe i bërë i tëri sy e vesh,vështrova edhe një herë andej, sikur të mos u besoja veshëve të mi. Britma po bëhej gjithnjë e më e largët dhe jehona e saj sikur humbiste përtej honit të kanioneve të thikëta mbi tw cilat ne ishim tw shtrwnguar tw shkonim. Njollat e errëta që shquheshin aty këtu dalngadalë po shuheshin. - Të zuri frika? - më pyeti ai më tepër si për të thënë diçka sesa për të mësuar mbi atë që unë po përjetoja atij çasti, duke nxjerr mes atyre syve të zinjë sterrë, si të kishte në vënd të tyre ca thëngjinjë prrushi të mbytur. Vura re se në fytyrën e tij hollake e të ngrirë, kishte rënë hija e lodhjes, e urisë, mërzitjes dhe zëmërimit. Këtë e vërejta më së miri prej mënyrës sesi ai rregulloi mbi supe rripat e çamtës së shpinës dhe ngjeshi pas vetes automatikun e shkurtër me qytë metalike, të cilin deri më atë kohë e kishte mbajtur të hedhur krahqafë. Nuk e kuptova nwse ai donte tw mw provokonte me atw pyetje apo vwrtetw nisur prej njw mendimi tw mirw kwrkonte tw mw jepte kurajo. Me mëndje gjetiu, sodisja vetëm në largësi shiritin e rrugës, që dukej sikur zbutej pas dredhave e diku më tutje sikur forcohej porsa rruga na shfaqej në një vijë të drejtë… Që nuk ndjeja frikë, këtë nuk kisha se si ta mohoja, por më tepër se frika po ndjeja pasigurinë dhe shqetësimin e pamundësisë për të vazhduar udhën deri në pikëmbrritje. Që prej momentit të parë që na ishte komunikuar ai urdhër, e kisha pikasur që Murati nuk e kishte pritur me ndonjë zell të madh kryerjen e këtij misjoni, që për nga rëndësia ishte  tepër të veçantë, por edhe për ta kundërshtuar, qoftë edhe duke nxjerr ndonjë lloj justifikimi, këtë nuk e kishte bërë, madje ai ishte përgatitur më shpejtë se unë dhe kishte mbi dhjetë minuta që më priste në të dalë të degës. Mundet që gjithçka do të kishte rrjedhur krejt ndryshe, sikur të mos na kishte zënë dëbora udhës, ose sikur ne të ishim nisur  nja dy apo tri orë më parë, që donte të thoshte se tashti duhet ta kishim kapërcyer grykën e thepisur të malit. Nata vinte  nga përtej asaj gryke të thiktë nga ne do të kalonim për tu hedhur në fshatin më të afërm, prej nga ku do të merrnim shelsin e kufirit. Përveçse ishte një i tillë dhe se duhet ta sillnim në dhomat e paraburgimit pa as më të vogëlin problem, nuk dinim as edhe një hollësi tjetër në lidhje më të. Fakti që gjithçka ishte mbajtur tepër sekret dhe se deportimi i tij na ishte besuar ne të dyve, më kridhte në ca mendimw të tjera të thella dhe më bënte të dyshoja se ai nuk ishte ndonjë kriminel dosido, por një njeri që kërkonte një trajtim tepër të veçant. E ndërsa po mendoja këtë, vetvetiu më lindi në kokë mendimi : kjo ishte një çështje besimi dhe detyre, apo shefi na kishte zgjedhur qëllimisht neve për të na sakrifikuar?

- Ti nuk e ke ndjenjën e frikës? – e pyeta pa e fshehur as unë lodhjen dhe trishtimin tim që më kishte kapëllyer.

- Nuk i dëgjove ato britma? Si thua, ç’të jenë?Në çast mu bë sikur diku përtej mezi arrija të shquaja ca trajta tw papwrcaktuara tw diçkaje dhe ty për aty m’u krijua ideja se në mos dikue rrotur duhet të ishte ndonjë godinë kulti e në mos ai vënd të ishte njw vend i shenjtw i zhytur i twri nw mjegull. Ai heshti një hop dhe si vuri paksa me mundim buzën në gaz, gjë të cilën unë nuk e pata të vështirë ta dalloja, tha : - Nuk të vë faj sepse nuk e ke këtë përvojë.- u përgjigj dhe si mori frymë, pushoi pak. -Por nuk më bind që nuk e ke ndjenjën e frikës. Ndonse e shprehur në një mënyrë paksa ironike, prej vet timbrit të zërit me të cilat ai i shqiptoi ato fjalë, më la të kuptuar se kishte patur një qejf mbetje prej shkakut që shefi më kishte emëruar mua të parin e operacionit, ai kishte thënë një të vërtetë, të cilën unë as që mundet ta kundërshtoja. Kjo ishte një eksperiencë fare e re për mua, që deri para disa muajësh isha marrë me identifikimin e krimit ekonomik. Nëse komandanti do të më kishte pyetur, unë pa hezitim do t’ia kisha besuar atij të drejtën e komandimit. Nuk kisha as edhe më të voglin paragjykim. E dija se ai ishte një njohës i mirë i atij terreni malor, pasi ishte edhe vëndali siç i thonë. Më erdhi për të qeshur kur mendova ashtu, por ja që ishte mëse e vërtetë. Nuk di nëse ndodh kështu me të gjitha kombësitë e tjera, apo kjo dhe ca dukuri të cilat ne i kemi tepër të theksuara, janë vetëm në genin tonë?. Gjithsesi ai gjatë gjithë asaj pjese të madhe rruge që kishim bërë, nuk më kishte dhënë të kuptuar se kishte ndonjë gjë ndaj meje. Gjithë qëndrimi i tij më jepte sigurinë e udhës dhe nuk më linte asnjë shteg dyshimi, që do t’më bënte të tregohesha i vëmëndshëm dhe i kujdesshëm. Kishte çaste që nuk besoja se asaj nate ne do t’a kapërcenim kurrizin e malit dhe atëherë filloja dhe  përfytyroja sesi do ta kalonim natën jashtë nëpër atë të ftohtë. Mendoja për gjëra që njeriut rrall i shkonin ndër mend. Isha kureshtar të dija nëse edhe ai i kishte dëgjuar vërtetë  ato britma të largëta, apo nuk donte t’ia pohonte këtë as vetes dhe ecte duke vështruar ngultas shpatin e malit nga ku do të ngjiteshim. - Nuk e kam vërtetë, - shqiptova unë dhe u hukata një herë duarëve, e, sikur të doja të mos humbisnim as edhe një minutë kohë, vazhdova të ecja, gjithë duke llagaritur me mëndje se kur mund të mbrrinim.

- Ti nuk më dhe një shpjegim. Përse?- Ia bëra këtë pyetje jo vetëm për të thyer kureshtjen për ato britma të largëta që kisha dëgjuar, por edhe për të treguar në një farë mënyre se isha ende në gjëndje të mirë fizike për të vazhduar të ecurit me të njëjtin ritëm dhe intesitet. - Ah, po, - nxitoi të thoshte qi si të ishte kujtuar befas përse ia kisha përsëritur pyetjen. - Nuk ka të bëjë me legjendat apo gojëdhënat. Edhe unë, kur kam udhëtuar për herë të parë këtyre anëve, e kam provuar këtë ndjesi, madje jam llahtarisur. Janë zërat e natës së maleve. Në fillim frikesh, por më pas të bëhen si zëra të njohur. Të duket e çuditshme? - Porsa tha kështu, ngjeshi kapelen deri në rrëz të veshëve dhe pa e fshehur kureshtjen priti të mësonte se ç’efekt kishin bërë tek mua ato fjalët e tij mbi zërat e natës së maleve, që çuditërisht m'a kishin ndezur kureshtjen. Drejtova dritën e elektrikut mbi fushën e orës së dorës. Ishte një “Sejko 5” që para tri vjetësh, im at ia kishte blerë në dorë një shokut të tij, shofer të parkut të eksportit dhe m'a kish bërë dhurat për ditën e njëzetëepesë vjetorit të lindjes. Akrepat shënonin shtatë e tridhjetë minuta të mbrëmjes. Përpara na dilnin shkurre të shumëllojshme, drurë të djegur prej rrufesh, të thatë gjer në rrënjë, pastaj lisa të lartë me trungje sa dy burra vështirë se mund t’a mbërthenin. Era e akullt që sillte një sqotë të hollë dëbore po na i bënte gjithnjë e më të vështirë të ecurit përpara. Kur dualëm në pllajë të hapur, era u bë edhe më e fortë saqë më lëkundte e më shtyntë gjithnjë e më me forcë, sikur nuk donte të më linte të bëja përpara.  Në një brryl të vogël porsa vura këmbën për tu ngjitur, u rrëzova dhe rash me fytyrë në dëborë. Murati nxitoi dhe më ndihmoi të ngrihesha. Mu bë sikur një trup krejt i panjohur prej kushedi se cilës egërsirë u vërtitë nëpër erë, vetëm me njërin krah të hapur, tjetrin mbase të këputur e të ngrënë prej një grumbull orrlash, që vërtiteshin si fugë mi kreshtat e malit. Doja të rendja për ta ndihmuar por nuk mundesha dot. Më bëhej sikur këmbët më mbetëshin të zhytura në dëborë dhe sa më me forcë i tërhiqja, ato aq më tepër futeshin thellë e më thellë masën se ngjeshur, si të m’i përpinte akullsia dhe e gjitha kjo nuk ishte asgjë më shumë se një vegim. Nuk di në ishte një vegim prej të lodhuri e të rraskapituri prej udhëve të pakalueshme, apo një vegim prej të frikësuari. Qëndruam një copë herë buzë një korijeje të vogël, hëngëm diçka nga ato që kishim marrë me vete dhe më pas ndezëm nga një cigare. Pas gjithë këtyre sikur e ndjem veten shumë më mirë. Në pishnajë u dëgjua cicërima e zogjëve…

- Qëndrojmë këtu? Është e pamundur të çajm në këto kushte më tej - shqiptoi ai si ta kishte ndjer veten të mposhtur prej rehatisë së çastit. Tashmë edhe mua më mungonin si fuqit po ashtu edhe vullneti per të bërë përpara. Rraskapitja më kishte pushtuar gjer në indin më të vogël të trupit, por kurrwsesi nuk duhet tw qwndroja. Mjegulla kishte mbuluar tërë pllajnajen, kur pasi kaluam  në të djathtë të varreve të fshatit, dualëm në një lirisht të vogël. Përtej posta e lyer nga jasht me një sherbet të holl gërqereje mezi shihej. Murati ecte duke shkelur si i përgjumur mbi barin e lagur duke e ndjerë shumë më tepër nga ç’e kishte menduar lodhjen që e kishte mbërthyer. Mjegulla e bëte  atë copë vend të dukej  më i ftohte dhe më i frikshëm. Pikat e holla e të imta të shiut po na i  ciknin  fytyrën. Me këmbët e mpira, që na lëshonin vazhdimisht avull, neve nuk na mbetej gjë tjetër veçse të nxitonim për të arritur sa më parë në postën kufitare. Dëbora kërciste nën këmbët tona.  Dhe një varg i gjatë hijesh na shoqëronte që prej asaj grykës së përtejme, që mezi shquhej nëpër errësirën e kthjellët  nga ku për shkak të agut e shihnim si në pëllëmbë të dorës postën kufitare do të mbrrinim. Lart, majë kodrinës, lëkundej në erë një bllok bredhash që shtriheshin deri në të përthyer të shpatit të pjerrët. Bredhat shtrinin degët e tyre përherë të bleruara që bënin një kontrast të çuditshëm me zmeraldin e shtratit të një përroi të ngusht, por, që dredhonte paksa në të majtë të godinës në shpatin e së cilës ishte ngritur posta e kufirit. Kur hapa sytë vërejta se Murati ishte ngritur dhe kishte rregulluar shtratin ku kishte fjetur, Jashtë kishte nisur të binte ajo ngjyra rozë e agut të mëngjezit. Që përtej shpatit dukej dita që po agonte. Po prej andej vinte nje ere e lehtë dhe e ftohtë, që sillte aromën e lagësht të dëborës. Diku pak metra larg godinës së postës pash Muratin që po rregullonte paimet, Ai shtriu dhe mbodhi fletëçadrën, palosi pelerinën dhe iu afrua rrëzës së trungut të dushkut. Të gjitha këto i bëri me një qetësi dhe siguri të habitshme sikur ta kishte kaluar gjithë jetën nën kupën e pafundëme të qiellit të hapur. Pak më pas ia behu edhe komandanti i postës që i kishte bërë gati që më parë të gjitha formalitetet e domosdoshme për kësi rastesh. Ai na shprehu keqardhjen për pamundësinë për të na dhënë ndonjë ushtar me vete pasi dy prej tyre duke përjashtuar radistin nuk ishin në gjëndje të mirë shëndetësore. Më la të kuptuar se ishte lidhur me shefin e degës dhe se ai na priste që ne të ktheheshim sa më parë. Ndryshe nga çfarë e kisha menduar dhe përfytyruar, i ndaluari ishte një djalosh me ca sy të vegjël boj qielli, që nuk i kishte kaluar të nëntëmbëdhjetat. Me atë trup të imtë gjithkush mund të bënte be e rrufe se ai djal gjithçka mund të bënte, por që të merrte iniciativën për të kaluar kufirin në një natë të tillë dimri si ajo e parmbrëmshmja, këtë askush nuk do ta shkonte kurrë nëpër mënd. “Gjithësesi, ishte porosia e fundit e komandantit të postës: armët i mbani të mbushura dhe sigurohuni mirë që i kini gjithnjë nën kontroll, në siguresë.” Kishte nisur të binte një vesë e hollë shiu kur ne u nisëm. Pas një copë here si kishim lënë prapa postën e kufirit dhe ishim futur në pllajën e xhveshur, kaluam nëpër një shteg të ngusht. Murati ecte përpara, i ndaluari me duar të lidhua pas trupit, në mes, ndërsa unë mbrapa.Kureshtja më shtynte ta pyesja atë djal se çfarë e kishte shtyrë që t’i hynte asaj aventure sa të rrezikshme aq edhe me pasoja jo vetëm për të, por për gjithë familjen dhe të afërmit, por detyra nuk ma lejonte. Qëndrimi i tij i heshtur dhe ai vështrim ngulmues që më hidhte hera herës me një mënyrë krejt të natyrshme, më bënte që ta humbisja ngandonjëherë toruan. Në një rast kur vendosëm që të pushonim paksa, ai mi nguliti ata sytë e tij të vegjël dhe më vështroi në një mënyrë krejt të çuditshme, pastaj më tha me një zë të ulët:  - Deri para pak minutash nuk do ta kisha besuar kurrë që ti nuk ishe Bodleri. Një ngjashmëri e habitshme.  Vetëm prej natyrshmërisë së tonit të zërit të tij, vura paksa buzën në gazm gjithë duke hamëndësuar ngjashmërin time me ndonjë mësues të gjimnazit të tij pa guxuar ta pyesja se cili ishte ai,Bodleri. Por e nuhati shpejt hutimin tim dhe me intuitën e një njeriu të zgjuar e kuptoi që unë po luhatesha mes pasigurisë dhe mosdijes dhe kur ai ma shpjegoi të përmbledhur me pak fjalë, më erdhi turp me injorancën time.

- E shikon se sa thellë ka depërtuar ideollogjia borgjeze tek një pjesë njerëzish si ky mostra. Do të arratiset në perëndim bytha e këtij. Hajde, ngrihu dhe ec plehër i mutit!- shfryu Murati me atë zhargon fjalësh rruge. Djali edhe pas këtyre fjalëve nuk e turbulloi shumë gjakun. U ngrit ngadalë ashtu siç ishte me duar të prangosura dhe qëndroi në këmbë duke pritur të bëhesha edhe unë gati për udhë. Sytë e tij e ruanin atë butësinë e tyre dhe nuk shprehnin asnjë lloj urrejtjeje dhe përçmimi. Murati seç shprehu edhe diçka tjetër, por këtë herë fjalët e tij seç më lanë një lloj shijeje jo edhe fort të këndshëme. Në fillim mendova se ishte manija e tij për të mësuar diçka rreth motivit që e kishte shtyrë atë djalosht të ndërmerrte veprimin e kalimit të kufirit e, kësisoj nuk ia vura shumë veshin. ndërkohë nuk e di përse po mendoja se nga njëri çast në tjetrin djaloshi do të përpiqej të na punonte ndonjë rrengë, si fjala vjen; do të na thoshte se kërkonte të jashtëqiste ujët e trashë apo diçka tjetër. Natyrisht, mendoja me vete, nuk kishte përse të mos ia hiqnim prangat, por automatikun kam për t’ia mbajtur në kokë derisa të ngrihej e të bëhet gati për udhë.  Një copë udhë të gjatë ecëm pa nxjerrë fije zëri ku sejcili mendonte me mëndje të tij. Thuajse i kisha harruar ato zërat e maleve të një nate më parë, por tanimë që po i afroheshim atij vendi, papritmas më mbërtheu frika e pësëritjes së tyre. Po i jepja kurajo vetes. Ndonse në rrethana krejt të ndryshme vetja po më dukej si Odiseu në ujdhesën e Sirenave. Ndryshe nga qetësia me të cilin e kishte marrë udhëtimin për në degë, sa më shumë që udha për atje vinte e bëhej më e shkurtër, ai kishte filluar ta humbiste disi kontrollin e vetvetes. Po shfaqte shenja nervozizmi dhe po lëshonte një mori fjalësh fyese në adresë të Muratit, i cili në një moment prej nervozizmit, sikur të mos ishte ndërhyrja ime e shpejtë, gati sa nuk e qëlloi në kokë me qytëm e automatikut. Të ndjerit të vetes paqsor përpara tij, më bënte njëhkohësisht të ndihesha krejt ndryshe përpara Muratit.

- Ju jeni ca shërbëtorë besnik të këtij sistemi të kalbur dhe nuk e kuptoni sesa të privuar jeni përpara lirisë. Diktatura ua ka vulosur gojën....

- Mjaft i dhe gojës!  - Ua ka ndrydhur shpirtin dhe ju...Mos më thuaj se jeni të detyruar, - vazhdoi ai.

- Mjaft!

- Më fal, nuk po të flas me ndonjë paramendim të keq. Murati ndali dhe mw tha se kwrkonte tw dilte jashtw. Duke e ndjekur me sy, ju luta tw mos largohej. E ndoqa deri pak metra mw tutje.

- Ti ke i lexuar Lulet e së Keqes ? më pyeti. Unë mohova me një të tundur të lehtë të kokës.

- As që kam dëgjuar dhe e nuk e di nëse egziston një poet i tillë në botë, - i thashë.  Ai qeshi, me një qeshje sikur donte të më vinte në lojë, po pastaj ndoshta e kuptoj që kishte gabuar dhe u bë serioz.

-Të paktën binduni që jetoni në një ferr të vërtetë,- tha ai me një ton shfaqsues, si të më kërkonte ndjesë.

- Nuk do të vdesim se s’na është dhënë mundësia të njohim një poet, që di të shkruaj për të keqen dhe asgjë të mirë për jetën e njeriut. Nuk përmbyset bota apo jo? - e pyeta pa qënë as vet i bindur nëse kisha thënë diçka të vërtetë apo i kisha nxjerrë ato fjalë pa pikën e përgjegjësisë.

- O tempora! O mores! - mënd klithi ai, por e mbajti veten.

- Për poezit e atij lloji do të më flasësh? Pë ato ideologjira të huaja që vetëm sa e helmojnë shpirtin e njeriut dhe ia shkëpusin vëmëndjen nga problemet e ditës. Për njeriun e vetmuar do të më flsësh? Për njerës të mbytur në dëshpërim, që nuk i gëzohen asgjëje të bukur në jetë. Për surrealizmin, për paranoja, për unin për unë? Të gjitha kanë brënda tyre vetëm helmin për të helunar shpirtin e njeriut. Ti rrëmbehesh pas ndonjë metafore dhe bota me gjithçka të duket përrallë, - vazhdova unë. Vura re se ai një hop mbet mëdhysh.

- Këto përralla për botën e lirë dhe shoqërinë e konsumit, ta kanë çoroditurmëndjen. Idiot! Dhe ja ku përfundove.

-Ty nuk të duket se gjithçka është utopi? - më pyeti. Unë as që ia vura veshin pyetjes së tij pasi menjëherë më tërhoqi vëmëndjen vonesa e gjatë e Muratit. Dreqi ta haj,thash me vete, edhe sikur të ishte me kolit nuk kishte për tu vonuar kaq shumë. “Ç’dreqin është duke bërë?”

- Nuk e kupton që jetojm kot nën një përdhosje dhe nënshtrim të shumëfisht?, - më pyeti ai, duke e ndjer megjithë forcën e shpirtit e ajo ishte bindja e tij e pandryshueshme.

- Po ti përse nuk do ta kuptosh këtë që të thash unë-  iu përgjigja gjithë kureshtje pyetjes së tij me pyetje. Ai tundi kokën në shenjë mosaprovimi me një lëvizje tërë inatçore.

- Sepse ai poet dhe shumë të tjerë që kam lexuar, - vazhdoi ai, duke këmbëngulur me forcë në mendimin e tij,- më ka hapur horizonte të papara. Më kanë bërë ta shikoj botë shumë më ndryshe nga çfarë e kisha parë më parë. Më kanë zgjeruar horizontin. Nuk më kanë lënë të mbetem qorr si puna juaj dhe e shumë të tjerëve si ju. Ju nuk doni ta kuptoni këtë,ose në rastin më të keq,pajtoheni me të keqen. - vazhdoi ai me atë mënyrën e tij energjike, sikur priste me thikë çdo frazë dhe sakaq i ra tokës me këmbë, me sy të ngulur tek unë, ata sy të vegjël të kaltër krejt të rrumbullakët, që pomë ngjallnin ndjenjën e mëshirës dhe të pafajësisë.

E pash dhe shtanga. Ai rrinte aty para meje, me duar të prangosura dhe dukej si të ishte një qënie krejt e papërfytyrueshme, krejt e pashpjegueshme, dhe çoroditëse. Çuditërisht ai ishte kthyer vërtetë në një ekuacion me shumë tëpanjohurqa dhe krejt të pazgjidhshme për mua. Më dukej sikur më thoshte: hiqmi tani dreqi ta haj! Hiqmi dhe lërmë të arratisem! Ishte vërtetë keqardhëse kur mendoje se si kishte mundur të arrinte deri aty një djal kaq i zgjuar dhe kurajoz,  se si kishte arritur të bindëte veten për të shkelur kufirin?

 

AUTORI : SKENDER BRAKA

https://www.facebook.com/skender.braka

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2