Si shumë familje që donin ti shpëtonin përndjekjes dhe barbarizmit Serb edhe një familje e re Kosovare vendos të marrë rrugët e mërgimit.
Kalvari i peripecive, vuajtjeve, dhe deri tek tragjizmi i paparamenduar zënë fill që me vendosjen e tyre në një ngrehinë ne "Pyllin e Sodës" Shija e hidhur nga nje sjellje prej don zhuani e padronit te skafisteve, ankthi i nisjes dhe përballjet me të keqen dhe krimin deri në mbrëmjen e paharruar me shi, në peshën e të jashtëzakonshmeve që janë krejt të zakonshme në një mjedis dhe realitet të tillë....cili është fundi tragjik i kësaj gruaje tëre, që u nis për një jetë më të mirë?....këte dhe të tjera ... në tergimin në vazhdim
Ajo kishtembi një orë që po priste aty. E mbërthyer prej një ankthi mbytës, thithëteajrin e tij mëngjesi të porsa rënë, ashtu siç pinë të dehurit verën prej gotavetë kristakta të qelqit. Qëndronte paksa e zymtë duke vështruar përtej ullishtënme drurët e çrregullt të që në hije, vizatonin gjymtyrët e tyre të brishta, të veshura me një gjelbërim të ftohtë dhediku më tutje syri mezi i dallonte vetëm një cope deti. Një vrundull ere isolli deri aty kundërmimin e fortë të tij dhe njëmend, ndërsa u mrekullu prejasaj pamjeje magjepsëse që po shikonte, i erdhën ndër mënd ca tregime me detarqë kishte lexuar vite të shkuara. Pa ia shqitur sytë pamjes që kishte përparanukpo e kuptonte se prej nga I buronte ajo heshje e frikshme e mbarsur mekanosje….Ishte e para herë në jetën e saj që shikonte detin dhe që e ndjentepraninë e tij. E ndjente veten krejtësisht të lodhur e të zhgënjyer. Aty – atyndjente zemrën që i rrihte me forcë dhe tëmthat që po i buçisnin. Paskrahëve,dorëzonja e stërmadhe kacavarur mureve të asaj godine gjysme të rrënuarlëshonte fllade të këndshme e ëmbëlcake. Pas pak ajo u ngrit paksa me mundimdhe si hodhi përreth një vështrim të shpejtë, shkoi për të parë të bijën.Vajzapo flinte dhe ajo nuk e luajti fare nga vëndi ku e kishte rehatuar që para dy atri orësh. Nuk e mbante vëndi.U kthye përsëri duke u përkulur gjunjkëputur prejnjë dyshimi të beftë dhe u lëshua po aty mbi atë gjysmë trungu të trash pishe,duku u hedhur hera - herës disa vështrime të trembura dy djemve, që po tymosninduhan diku pak më tej. Për minuta të tëra po i zhbironte me një shikim plotankth dhe inat. I vinte plasje që ata mirë që gjatë gjithë atyre ditëve ishintreguar aq indiferent ,por as kësaj here nuk e kishin marrë mundimin për tëshkuar pas të shoqit të saj, por e kishin lënë atë të vetëm. E tok me këtëxhindosje, vetëm e vetëm se thellë thellë ndjente peshën e një shprese, nuk poguxonte tu fliste dhe pse gjithnjë e më shumë po ndjente edhe një lloj përçmimindaj tyre. Fundja, mendoi me vete aty për ty. Atyre aq u bënë, janë të rinjë papreokupime.Nuk u kanë rënë ende hallet e jetës mbi supe. Kaluan disa minuta në një heshtje të thellë.Pastaj diku përtej dalloi të shoqin, që po vinte si me mundim. Kur ai iu afrua,ajo vetëm sepse fytyra e tij iu duk paksa e zbehtë,nuk e pyetidrejtpërdrejtë.Dhe pse po i dukej i tille, përsëri me mëndje të saj po thoshtese në fytyrën e tij pikaste një lajm të gëzuar.Përvëlohej nga dëshira për tamësuar sa më parë. Edhe të dy djemtë iu afruan, njëri madje i zgjati dhe njëcigare, por edhe ata nuk kishin guximin te pyesnin.Vetëm kur ai iu afrua asajfare pranë, ajo e pyeti duke ia ngulitur shikimin:
- Cfarë të thanë?, - Toni i zërit tësaj ishte sa nervoz e inatçor, aq edhe i butë, keqardhës e kureshtar. Ajo donteti thoshte edhe diçka tjetër, por frika apo mendimi se mos i shoqi iakeqkuptonte mendimin e bëri t’i mbeteshin fjalët në buzë.
- Do të niseni porsa të bjer muzgu, -tha ai disi i lehtësuar, sikur t’i thoshte diçka fare të zakonshme. Dhe pse nëfytyrë nuk shprehte asnjë lloj entuziazmi, përsëri dukej disi më i çliruar prejasaj pesheje të rëndë, që e kishte munduar prej kaq ditësh. E shoqja që ekishte pritur tek dera i zgjati vjazën dhe ai si e mori në duar, e mbështollinë gjoks e u ul në një cep të dhomës, aty ku kishte vënë edhe të vetmen çamtëqë kishin marrë nga shtëpia, në të cilën kishin futur disa ndërresa që më tëshumtat ishin ca veshmbathje për vajzën, nja dy pulovra të trasha për timbajtur të veshura gjatë udhëtimit natën, si dhe pak ushqim të thatë,për tëkursyer ç’mund të kursenin gjatë pritjes, por që tashmë pothuajse ishin në tëmbaruar e sipër. Ajo që gjer në ato caste ishte bërë e tëra helm e vrerë, ishkoi pas pa nxjerr fije zëri nga buzët, që i ishin tharë prej etjes. Më shumëse e lodhur pas gjithë asaj rruge të gjatë dhe nja dy momenteve jo fort tëkëndëshme që kishte kaluar ditët e fundit e shqetësuar prej atij, të cilin u’akishin prezantuar si pronar i skafit, ajo kishte prej mbasdites së djeshme qëpo ndjente një lloj mëzitjeje të përgjithshëme, por që tashmë pas këtij lajmi,që i kishte ardhur si e vetmja rreze drite në atë terrinë tyneli, që i ishtedukur qëkurse ishin nisur, e quante fare të pavënd të nxirrte qoftë edhe njëfjalë ankimi. Ndonëse u ndje veten të çliruar, përsëri në fytyrë nuk i lëviziasnjë muskuli. Qëkurse ishin nisur, e kishte marrë me frikë atë rrugëtim. Ngaky shkak edhe nuk kishte dashur të largohej nga shtëpia.Pas shumë debateshkishte qënë e shtrënguar ti bindej vullnetit të të shoqit, të cilit ikja iishte dukur si e vetmja mundësi për të dal prej asaj gjëndjeje të vështirëekonomike të krijuar. Gjatë atyre ditëve të përgatitjes ç’nuk kishinhamëndësuar për familjen e tyre të re pasi të sistemoheshin atje pranë tëvëllait të tij në Lozano. Kishin hyrë në vitin e katër të martesës. Ajo thoshtegjithmonë me krenari se e kishte ndjer veten jo vetëm të lumtur me të shoqin,por edhe të dashuruar marrëzisht prej tij aq sa shpesh i dukej sikur ajodashuri ishte veshur e tëra si me një tis ideal. Gjatë atyre katër viteve ajo ekishte ndjer veten si të rrethuar prej një dashurie të pashuar e depertuese.Por lumturisë së tyre aq sa ia lejonin rrethanat e krijuara, ia kishte zbehurkohëve të fundit deri diku fytyrën vetëm skamja dhe pamundësia për të siguruarndonjë vënd pune, pasi ndërmarrja ku ai kishte punuar prej afro dhjetë vjetëshishte mbyllur, për shkak të privatizimit. Nga ky shkak ai prej disa muajëshkishte provuar të punonte në një firmë ndërtimi. Jo vetëm largësia, e cila ihante po-thuajse sa dy të katërtat e orëve të punës, por edhe paga e ulët me tëcilën i duhet të përballonte përpos të tjerash dhe qiranë mujore të shtëpisë, ekishin detyruar ta linte atë punë dhe të vihej në kërkim të ndonjë pune tjetërdiku më pranë familjes, gjë që nuk kishte mundur ta realizonte dot. Për të dymund të thoshe se ishin familjarë të mirë. Nga karakteri ata ngjanin si dy pikauji, dinin ta dashuronin dhe ta respektonin më së miri njëri tjetrin dhefamilja që kishin krijuar, sidomos pas lindjes së vajzës, për ta ishte kthyernë një përmbledhje gati të ngurtësuar e të vogël të botës përreth. Që kurse ekishte njohur, ajo e mbante mënd të shoqin po ashtu të heshtur e të druajtur.Rrallë herë tregohej i rrept dhe i palëkundur dhe kjo i ndodhte vetëm në ndonjërast të jashtëzakonshën, kur i ishte i shtrënguar të insistonte në të drejtën etij. Ajo e dinte mirë se atëherë ai bëhej i papërmbajtëshëm dhe nga ky shkakshpesh edhe i lëshonte udhë duke u treguar me të zemërgjërë dhe e bindur derinë shënjtëri. Kur ia donte të tregohej i përzëmërt, ai ia impononte vetes atëpërzëmërsi më shumë si një detyrim kristiani. Në përgjithësi ishte një tiptepër i veçantë.Vinte i gjatë dhe paksa i that nga shtati. Kohëve të funditishte dobësuar ca sa faqet i ishin futur dhe buzët e trasha, sikur i ishinngjitur me mishërat e dhëmbëve. Sytë i kishte të errët e të futur thellë me njëndriçim, që ngjallte menjëherë keqardhje. Gjëja që të binte më shumë përshtypjetek ai njeri ishte ndjenja që të krijonte sikur përbrënda tij vlonte një zjarrtragjik. Nëse do të qëndroje e të bisedoje për pak sekonda me të, ajo që tëbënte menjëherë përshtypje ishte të folurit e ngadaltë, me një timber të ulët,që të dukej sikur i peshonte mirë fjalët para se ti nxirrte , që herë tëturbullonin, e herë sikur të thëthinin në brëndësi të tij. Cuditërisht ato ditëai ishte bërë më i gjallë, më i hedhur dhe i pëlqente të rrinte diçka më tepërpranë saj dhe vajzës. Në momentet kur dilnin të vetëm sa për të thyermonotoninë, porsa e vështronte në sytë e saj të qelqët plotë dritë dhe mirësi,në flokët e verdhë , në ato buzët e holla si prej qershije të djegur prejdielli dhe së fundi si vështrimi i rrëshqiste dhe i mbetej mbi gjinjët e saj tëmbledhur si ftua, që dukeshin sikur i shpërthenin prej asaj bluzeje të bardhë,zemra i fërgëllonte përnjëherësh duke ia ndizur nepsin e mashkullit. I’a kishteënda të luante me të e të çmpinte gjymtyrët në fshehtësi.T’a hante përsëri meputhjet e tij . Të rrokullisej në ato copëza vendi ku nuk ishte nevoja tëshkonte me kilometra, por aty pak metra lagr syve të gjithëve, në barin e butëe të shumtë të stinës, nën kurorët e ulta të ullinjëve dhe në vënd të atyrekokëçarjeve e mërzitjeve të ditës, të ndjente atë zërin e përhumbshëm e lutësqë i dilte prej syve dhe tulatjet e trupit të saj tek mblidhej nën kofshë etij, prej atij magnetizimi kryeneç. Dukej sikur gjatë atyre tri katër ditëvekishin ndërruar rrolet, pasi ishte ajo tani që dukej si një natë pa yje, si njëvemje e dobët pa më të voglën shpresë zhvillimi. Dhe ajo një herë, sikur tëdonte të harronte e të hidhte pas krahëve gjithë vuajtjet dhe stërmundimet eatyre ditëve, mbase edhe në shenjë hakmarrjeje ndaj dikujt tjetri. Një mbasditeai e kishte tërhequr prej dore deri aty një një copë vend, atje pranë njëkoçubeje, mes një grumbulli pemësh të thata,ku shkurrishtja hapej dhe muzgu iplumbtë vetëm sa e përgëdhelte barin e butë. I kishte dhënë në fillim njëputhje gati si prej balte të errët e më pas e pushtuar prej krahve të tëshoqit, ishte rrokullisus së bashku me të pa vetëdije, me duartë që i humbisnin flokëve te tij dhe në vend të atyrekokëçarjeve e mërzitjeve që kishte ndjerë gjatë atyre ditëve, kishte provuaredhe një herë tulatjet e trupit të saj tek mblidhej nën kofshë e tij, prej atijmagnetizimi kryeneç.
- Mos mëhodhe gjë?-. e pyeti me një zë të ëmbël dhe sytë sikur i nxirrnin një zë lutës.Por në vënd të përgjigjes, nën atë heshtje të mbarsur me kanosje, ai eshtrëngoi edhemë fortë pas trupit të tij dhe ajo ishte kredhur e tëra në harrestë gjithçkaje duke ndjer atë ëmbëlsi që ishte njëmijë herë më e ëmbël se ajo eagimit dhe e muzgut.
Ishte dita e gjashtë që rropateshin nëpritje të nisjes dhe tashmë durimi i kishte arritur në atë pikë ngopjeje sa ajomënd mund të pëllciste prej mërzitisë, por gjithsesi tashmë që i kishinstrehuar në një dhomë sa për ta quajtur të tillë, të një ngrehine mes atij pyllitë dëndur me gjithfarë shkurresh dhe pemësh të shkurtëra, që dikur duhet tëkishte shërbyer si baxho, pasi ende kundërmonte era shëllirë dhe djath, dhe,ajo si kishte filluar ti numëronte mbrapsh orët e nisjes për të shkuar përtejdetit, kishte mundur më së fundi të gjente një fije ngushëllimi. Kaloi mekujdes mes atyre trupave, që po flinin të kapëlluar prej një gjumi të rëndë,shtrirë mbi një rrogoz, mbi të cilin ishin hedhur nja dy tri batanije tëvjetëra ushtrie prej kushedi sesa kohësh të palara e të pashkundura. Ruhej tëmos shkelte dhe zgjonte ndonjërin prej tyre. I vinte keq për të gjithë sa ishinshtrirë e po flinin përdhe si bagëtit në stanin e tyre jo vetëm se i kishte tëgjithë po aq bashkëvuajtës, porse edhe pse gjatë atyre ditëve e kishin kaluarvërtetë si të ishin të gjithë pjestarë të një familjejej të madhe. Ishte njësolidaritet siç krijohet rëndom mes njerzish dhe pse fare të panjohur për shkaktë asaj afërsie që rrjedh jo më tepër prej të njëjtave shije, se sa prej tëndenjurit pranë, me të njëjtit qëllim të përbashkët, të përkohshëm. Vetëm njëçift jo shumë të vjetër në moshë, që qëndronin sup më sup me njëri tjetrinsikur të ishin dy shpirtëra të harruar në atë qoshe të dhomës, diç mërmërisninme njëri tjetrin, që me sa kuptoj, e kishin fjalën për dy kurdët trupshkurtër,që me një shikim të parë të fytyrës ta jepnin përnjëherë përshtypjen se nuk ikishin mbushur ende të njëzetat. Burri vinte trupvogël, si një degë e vyshkurlimoni, ndërsa gruaja ishte shtatshkurtër, me ca flokë të drejtë, ngjyrëgështenjë, të rregulluar me kujdes, e me ca sy të dalë, me një përzierje tëgështenjtë dhe gri. Fytyrën e kishte të gjatë, hollake dhe në dukje të jeptepërshypjen e një gruaje të gjallë dhe të shkathët si ndonjë pulëdeti. Cehrja esaj e venitur në atë ambient gjysmë të errët, i ndrinte si të ishte bërë me njëmbingarkesë makiazhi. Një cullufe flokësh të çakërdisur e të dredhur iakurorëzonin ballin dhe e bënin të dukej disa vite më të re nga ç’ishte në tëvërtetë, por prap binte në sy mosha e saj e shkuar. Si bëri një gjysmërrotullimi, ajo vajti e u ul pranë të shoqit, që zuri të dremiste me kokën embështetur tek ajo e së bijës sa mënd nuk mund të dalloje se ku fillonte e tijadhe ku mbaronte ajo e motakes, që vetëm dihatjet e frymëmarrjes e tregonin seishte e gjallë. Përvodhi një shikim të shpejt drejtë çiftit të moshuar që mesadukej nuk i kishte dëgjuar fjalët e të shoqit të saj në momentin kur ai ikishte thënë para pak minutash kur ia kishte behur në derë, sikur donte tuthoshte diçka prej atij lajmi, por ndrroi mëndje, ngaqë mendoi se mërmërimatmund edhe të zgjonin ndokënd. Vuri njërën dorë tek supi i të shoqit dhe si bëripak vënd, u ul me këmbë të mbledhura nën vithet e ngushta, zuri të mendonte përgjithë ç’kishte lënë pas. Mendimet nga nuk po e çonin. Brenga e thellë iakishte rënduar ata sytë e saj të mrekullueshmëm, dhe hija e qerpikëve që iaqarkonte ato sakaq i dridhej e i luhatej si në një përshpirtje e lënduar. Njëmënd donte të shkëputej prej atyre mendimeve e të merrte një sy gjum, por nuk iflihej, e, ngaqë po rrekej të gjente një shkak për të dal jashtë e të bisedonteme gruan, së cilës po i kapsalliteshin sytë. Ishte pikërisht gruaja me të cilënajo ishte lidhur më shumë se me tri të tjerat, që edhe pse ishin pothuajsebashkëmoshatare me të, nuk i kishte ngjitur si me të gjatë atyre ditëvepritjeje. Me atë dhe të shoqin e saj, që dukej se ende nuk i kishte mbushur tështatëdhjetat, u ishte ngrën muhabeti më shumë se me të tjerët. Gruaja i ishtebërë më shumë se një nënë. Ia kishte mbajtur vajzën mbi supe për orë të tëra,ia kishte pastruar kur ia kishte sjell rasti, ia kishte ushqyer sikur ta kishtembesën e saj dhe për gjithë ç’kishte bërë me devotshmërin e saj, kishte ndjermë shumë se një kënaqësi shpirtërore dhe një lloj admirimi dhe dashurie për atëvogëlushe me flokë kaçurrela, që edhe ajo s’rreshtëte duke e mbajtur me atogjysma fjalët e saj përgëdheltare. Mbase ishte dhe vet vajza e vogël ajo që ilidhi ata më tepër dhe ajo sikur e ndjente veten si të përgëdhelur kur mendonteqë mes atij grupi prej njëzetë e pesë vetësh, me të dy të moshuarit kishin mëshumë dëshirë të rrinin, madje i shoqi, që ishte një tip fjalëpak, jo fort ishoqërueshëm e tepër i rezervuar ndaj të panjohurve, e kishte pranuar këtë sinjë dhuratë të rastit, madje në një moment kur kishte rënë biseda për ta, ai iishte shprehur asaj hapur se ”nuk mund ta imagjinoja se si do t’i kishim shtyrëkëto ditë pa pranin e tyre”. Instiktivisht asaj i shkoj dora në qafë dhe ndërsagishtërinjët e hollë lëvizën ngadalë nëpër të, ndjeu një lloj urrejtje dhepërçmim,që s’mund të thoshte se e kishte ndjer ndonjëherë në jetë për ndonjënjeri. “Për njëzetëmijë lek”, mërmëriti me vete gati me zë dhe i hodhi sytë epërhumbur si me turp dhomës së qetë. Ajo e kishte lënë peng gjerdanin dheunazën e florinjtë të pajës për njëzetëmijë lek. I shoqi në fillim nuk kishtedashur, kishte rezistuar që të mos ia jepte, e, madje një grimë ishte shprehurse do ta prishte pazarin me atë, pasi edhe më parë nuk e kishin fiksuar ashtupagesën e udhëtimit, por ajo vetëm e vetëm që të largohej një minutë e më parëi kishte hedhur të dyja në tokë me atë ndjenjën e përligjur të krenarisë sësaj, duke ndjerë atë lloj neverie që ndjen njeriu për diçka që befas i vjen e ipërzihet në trup, kur ai dhe pse e mbante veten si pronar i lokalit dhe iskafit me të cilin do të niseshin, mbase më tepër edhe prej inatit që nukkishte mundur ta shtinte dot në dorë, ishte përkulur si ai qeni që nuhat nëpërtokë dhe si i kishte marrë bizhut, ishte larguar duke skermitur dhëmbët e dukemërmëritur diçka poshtëruese nëpër to, por që ajo nuk ia kishte vënë fareveshin, gjithë duke menduar se nuk ia vlente më të merreshe me njërëz tërrangut të tij. Përpara syve i shkoi si në një ekran filmi ai moment. Tendaprej druri të punuar bukur, e mbuluar me tjegull kanadeze ngjyrë jeshile, që ezbuste dritën në brëndësi të lokalit ku ishin futur për tu takuar me atë qëishte kapua i skafeve, sikurse kishte dëgjuar gjatë bisedave që burrat kishinzhvilluar mes tyre. Ai rrinte në njërën prej tavolinave të fundit diku në njëcep të lokalit me një gotë Uiski përpara dhe tymoste cigare.Të priturit në atëmënyrë të klientëve, që donin të shkoin klandestin, i pëlqente e kësisoj idukej sikur ia rriste më shumë rëndësinë jo vetëm vetes, por edhe biznesit tëtij.” Mund të rregullohemi i kishte mërmëritur ai gjatë atij momenti që i shoqiishte larguar për pak caste me një tjetër për kushedi se ku.” Njëzetëmijë leknuk janë kushedi se çfarë për mua. Nese nuk ke kundërshtim mund tu rregulloj edhekëtu në njërën prej dhomave të hotelit tim, ku mund ta ndjeni veten si nështëpin tuaj”.Ajo kishte ulur kokën e skuqur gjer në majë të veshëve prejtrubullimit që e kishte pushtuar përnjëherë.Pastaj i kishte kthyer shpinën dheishte lagrguar. Ndërsa ndjeu përsëri një dridhje të zemrës, përpara syve jushfaq përsëri ajo fytyrë, që asaj i ishte dukur atij çasti tepër e neveritëshmedhe pse ishte me tipare të bukura, me ca sy të kthjellët, sikur të kishte futuraty gjithë kaltërsinë e detit, me ca krela bionde e të dëndura dhe me atëtrupin e tij prej atleti.” Ndyrësira” mërmëriti me vete duke u munduar talargonte prej syve atë imazh. Tani përveçse disa liretave të vogëla nëkartëmonedhë, në çamtë i kishin mb
etur edhe dy kartëmonedha njëqindëmijëliretëshe, të cilat siç e kishte biseduar edhe me të shoqin, duhet t’i ruaninsi sytë e ballit për çfardo rasti të paparashikur derisa atje përtej detit tëvinin për ti marrë e më pas për ti çuar në atë pikëmbrritjeje ku duhet tëprisnin për të shkuar në Zvicër. Me vete thoshte se ishte penduar që e kishtemarrë atë udhëtim, që kishte pranuar të binte pothuajse vetëdijshëm në rrjetine atyre kusarëve, por tani që kishin bërë edhe pagesën dhe nuk i mbeteshinshumëpak orë pritjeje, e quante të kot të tentonte për ti mbushur mëndjen tëshoqit, në mos për të qëndruar aty, të gjenin një tjetër mundësi ikjeje. Ajo qëe torturonte më shumë ishte vajza e vogël. Të qënit e saj e kishte bërë disi mëtë përkulshme dhe të mos mendonte për asgjë tjetër në botë veç saj përderisa takalonte atë të gjallë. Pambarueshmëria e atij ferri i dukej më tepër se dhimbjaqë të shkakton një copëz asht i mbetur në fyt. Kur mendonte se do tëbashkëudhëtonte me njerëz të këtij kallëpi, të kësaj prerjeje, që nuk kishinasgjë të përbashkët me të sajin, me të atillë njerëz, që s’dinin ç’ishte njëndjenjë njerëzore dhe ç’ishte një ëndërr, me të atillë që nuk dininin veçse tërrëmbenin si të babzitur paratë e më pas veçse të talleshin, që ishin tepër tërëndomtë në sjelljet e tyre, pale më pas kur thërrisnin, kur kuvendonin dhelëviznin krahë e duar gjatë bisedave të çthurrura që bënin, që ecnin me ca hapatë mëdhenjë, të shpejt, sikur të frikeshin prej hijeve të tyre, e pushtontetmerri, një tmerr i vërtetë, një llahtari e gjallë. Por përsëri dhe përsëri ajoishte e shtrënguar të duronte, të priste dhe ca, të priste me ankthin embledhur grusht mu aty përpara gjoksit derisa të niseshin dhe të mbrrinin. Kjoe vriste thellë mu në thelb të shpirtit dhe e ndizte me rrevoltë të brëndëshe ,me atë revoltë kur ku nuk di se nuk je as në tokë e as në qiell, të bënë tënxjerrë një nga ato britmat që shkojnë gjer në kupë të qiellit. Gruaja, që equanin Hyret u ngrit dhe sikur ta kishte pikasur që edhe ajo nuk po dremistemë, i’a bëri me kokë për të dal jashtë. Dhe ajo sikur ta kishte pritur një gjëtë tillë ngaqë po i bëhej sikur po i merrej fryma në atë dhomë të lagësht dhetë mbushur nëpër cepat e saj të nxira me pezhishka merimangash, i’a kishte ëndatë dilte për pak minuta në ajër të pastër qoftë edhe për të shtyrë sadopakkohën. Ashtu si të gjithë klandesitnët edhe ajo që tashmë dukej aq erraskapitur dhe gjithçka e vështronte si të kapur prej një gracke, gjithëç’mendonte dhe ndjente, madje deri dhetek pavdekshmëria e shpirtit, i’a besonte vetëm zotit lartë në qiell. Mbrëmjene djeshme së bashku me Hyretin kishte ndezur tri qirinjë për tri shpirtrat evdekur; të nënës, të babait dhe të motrës së vetme. Ishte lutur dhe falur përshpirtrat e tyre duke përmbushur më tepër se bekimin e zotit, një detyrim tësajin moral.
Një masëresh të dendura, të bardha po grumbulloheshin në një cep të qiellit, kurse nëgjethet e drurëve, në pellgjet dhe në çdo pikë të peizazhit pasqyrohej drita ezbehtë e muzgut.
- Nuk po e kuptoj se ç’janë gjithë këtozabrahanllëqe të pështira, - i mërmëriti ajo pranë veshit asaj me një ton tëulët, sikur të frikej se mos e dëgjonte ndokush.
Hyreti, qëedhe asaj si ti ishin vërtetuar të gjitha pandehmat, që kishte ngritur pasmbrritjes në këtë qytet, ca nga ca kishte nisur të mendonte se loja e tyre pobëhej përherë e më e rrezikshme, derisa kishte patur një çastë që po thoshte meveten e saj se sikur të mos i kishte paguar paratë e udhëtimit, do të kishtekëmbëngulur që të kthehej mbrapsh, nisi t’i thoshte se edhe i shoqi i saj,ashtu si dhe burrat e djemtë e tjerë që ishin me ta, nuk kishte qëndruar pasive duarkryq, por kishte bërë edhe ai tutje e nuk kishte lënë njeri pa pyetur,por askush prej atyre me të cilët kishte mundur të komunikonte, nuk mund tëdinte me siguri ndonjë lajm të sakt se kur do të niseshin, por kur ajo i tha sei shoqi i kishte thënë se do të niseshin po sot, porsa të binte muzgu, Hyretinuk e përmbajti gëzimin, hapi duart dhe kraharorin dhe e përqafoi fortë, sikurtë kishte fituar një trofe të çmuar lufte, të asaj lufte që edhe asaj i kishtenisur porsa u kishin shtyrë kushedi se prej çfarë shkaku nisjen dhe i kishinsjell këtu, në mes të këtij pylli, në këtë ngrehinë ku më tepër se era eullishtes dhe e detit kundërmonë aroma e shurrës, që asaj i ishte dukur si njëxhungël e vërtetë. Prej shprehjes që i kishte marrë ajo fytyrë hollake, qëtashmë kishte filluar të lëshohej prej viteve, dukej fare qartë se edhe ajo nukishte më pak e mërzitur se të tjerët, madje shumë herë e kishte quajtur atë njëaventurë të mbarsur me rreziqe të paparashikuara, të cilat duheshin kapërcyerme një vetmohim të pashëmbullt, vetëm e vetëm për ti shpëtuar një herë epërgjithmonë ndjenjës së të qënit përgjithmonë të vetmuar si dhe për tëpërmbushur shpresën për të realizuar ëndërrën e të qënit pranë fëmijëve, tëcilët kishte mbi gjashtë vjetë e ca pa i parë.
- Hë, potani, si punë e parë duhet të informohemi në ka në skaf ndonjë mjetë shpëtimi.Duhet të kenë mjete të tilla. Ne po rriskojmë, - shqiptoi Hyreti, që pas kësaj,si kishte harruar gjithë lodhjen, stërmundimin dhe ankthin e atyre ditëve, nuke fshehu dot frikë e udhëtimit nëpër det.
- Duhet tëinteresohen burrat për këtë. Nuk e ke keq, - tha ajo me mëndje gjeti tëshprishur teksa atyre minutave po provonte një ndjenjë të çuditshme. Vetja po idukej si një copë guri i mbështjellë prej një mjegulle të dëndur që i’a shtyptedhe i’a ndrydhte gjithnjë e më shumë lëvizjet e trupit. I rrodhën përsërilotët, lot të qetë, të shtruar, thuajse të ishin lot lamtumire. Nuk e kuptoingase i erdhi kjo.
- Normalishtduhet të kenë, - foli me gjysmë zëri shpejt e shpejt më tepër si të donte tëlargonte atë vegim që i ishte shfaqur aq papritmas përpara syve.
Aty e paspak ia behën dy djem rreth të njëzetë e pestave, që po vinin duke biseduar menjëri tjetrin e duke buzëqeshur me një buzëqeshje që asaj se pse iu duk sikurdilte prej një gjysmëterri, që ishte shkrirë e bërë njësh me hijet e tyre ngaku hera-herës dalloheshin vetëm ca dhëmbë të shndritshëm dhe të bardhët si ajoe syve të tyre. U pa se ai flokëgjati , që kishte një mjekërrr të vogël, ishtenjeri fjalëpak. Çuditërisht nuk ta linte përshtypjen e njeriut të lig. Aikishte një parzëm dhe një fytyrë të hollë si të ishte ndonjë violinist. Këtëide ta përforconte edhe të mbajturit e kokës disi njënjane, thuajse imitontembajtjen e ballit te violins. Kishte me të dëgjuar se në përgjithsi, ata,qëkanë të bëjnë drejtpërdrejt me klandestinët, janë tepër të kujdeshëm në fjalëte tyre, tregohen tepër të rafinuar derisa arrijnë dhe ua bëjnë mëndjen top segjithë thashethemnajat në lidhje me skafistët nuk janë gjë tjetër veçse shpifjedhe trillime. Ndryshe qëndron puna me padronët e tyre që shijojnë gjithfarëfantazish të trasha e tepër të shfrenuara. Ndërkohë dhe të tjerët ishin griturprej gjumit dhe po dilnin një nga një jashtë në pritje të ndonjë lajmi. Nukkishte asnjë dëshirë të komunikonte me ta jo vetëm për vonesën e gjatë që ukishin shkaktuar, por edhe ngaqë i vinte ndot kur mendonte se kishte dhënë njëgrusht me para dhe nga ky shkak, i la meshkujt të bisedonin me të dy djemtë dhesi hyri brënda, i mori të shoqit nga duart vajzën, të cilën si e ndërroishpejtë e shpejtë, nxorri nga çamta një shishe qumështi nga ato me biberon dheia vuri në gojë. Vajza e përgjumur nisi të pinte me gllënka të ngadalta. Të parëtqë hynë për të marrë çamtat e tyre ishte çfti i moshuar. Dukeshin më tëshpenguar dhe më të lirshëm. Jashtë u dëgjua një zhurmë sikur dikush po grindeje pas pak pllakosi përsëri heshtja. Disa sekonda më vonë në dhomë erdhën për tëmarrë çamtat e tyre dy çftet e tjerë e pas tyre i shoqi, që si hodhi çamtën mbisup pa shqiptuar as edhe një fjalë, doli jashtë, aty përpara atij oborri tëmbushur me gjithëfarë lloj qesesh celefoni e bidonash të madhësive të ndryshme,të mbytur në atë pisllëk të paparë dhe si ndezi një cigare, u ul mendueshëm nëgurin e madh përpara godinës, që ngjasonte si një buall i ngordhur, pastajshkoi dorën e tij, atë dorë me ca gishtërinjë si copa kunjash prej druri tëngrirë, mbi fytyrë që të fshinte djersët që i kishin shpërthyer prej inatit. Sie vertiti bishtin e cigares, që po i digjte dhe përvëlonte buzët, u hodh dhekapërceu gurin e madh dhe heshti pa guxuar të thoshte fjalën e fundit. Ajo enuhati përnjëherë që ai duhet të ishte ngrënë me fjalë me ndonjërin prejdjemëve, por se me cilin, për të kjo tani kishte fare pak rëndësi. E frikur iabehu përnjëherë jashtë, por aty tashmë të gjithë rrinin të heshtur. Ajo ngritsytë drejt të shoqit, pastaj u shk-oj të gjithëve sa ishin aty një vështrim tëftohtë pikëllues dhe tmerrues një herazi. Djali që mesa duke kishte bërë fjalëme të shoqin e saj ishte larguar disa hapa më tej dhe ndëra pinte cigare ubinte ngadalë guriçkave me këmbë. Me sa dukej e kishte kuptuar se e kishtetepruar që ishte grinder dhe se ajo grindje nuk kishte ardhur për faje të tij,por të dikuj tjetri, që mbante lidhjet ndërmjet të “mëdhe-njëve”.Të gjithësikur ishin kapur e mbajtur peng pas asaj heshtjeje. U afrua pranë të shoqitdhe i hodhi një shikim lutes. Ai e pa një herë me ata sytë e tij të kthjellët etë kaltër, por s’i tha gjë. Pas pak pranë tyre u afrua dhe çfti i moshuar.Plaku nxorri paketën dhe i zgjati një cigare duke i rrahur me tjetrënshpatullat.
Tutje, në shpatin e një kodrineje joshumë larg prej andej, një tufë pëllumbash të egër i xixëlluan përpara syve tësaj prej shafrani, ndërsa diku pranë ishte grumbulli i madh i ferrave, qëkishin nisur të nxirrnin kthetrat e tyre,që mbulonin si një grumbul hirimeteorësh bimësinë e bukur të relievit. Ajo sikur nuk po e ndjente veten mirë.I bëhej sikur po i merreshin mend. Nervat i ishin bërë copë. Mos e kam ngarkuarveten si tepër me këto shqetësime dhe po u jap atyre vënd më tepër nga ç’duhet?Mendoi me vete, por mendimet ia ndërpreu një zë aty pranë.
- Hajt, në kini besim në perëndi të nisemi,se boll kena prit e jena ba për ibret të zotit,- ishte zëri disi lutës i njëburri, të cilit i kishte rënë një pamje e zymtë në fytyrën, që me sa kuptoi poi thoshte ndonjërit prej atyre djemëve, i cili pas kësaj nuk nxorri asnjë fijezëri nga goja, por bëri me dorë që gjithë sa ishin aty, t’a ndiqnin nga pas.
- Nuk jeni as të parët dhe as tëfundit or burazer,- dëgjoi t’i thoshte njëri prej djemve me një tonshfaqsues,pa e kthyer kokën një burri që po i shkonte mbrapa, që në krye dukejsikur e dëgjonte me mosbesim.
- Na kanë rënë lesht e bythës me këtëpunë. Na ka qëlluar që të bëjmë ndonjëherë edhe dy rrugë në natë,- fliste sikurtë tregonte se ishte ndonjë shofer taksie, që çonte e merrte pasagjerë prejnjërit qytet në tjetrin. Tutje nga skaji i largët i pyllnajës kishte nisur e pobinte hëna, një hënë e madhe e pamasë, e rrumbullakët, si të ishte një bushtër,që i vinte rrotull tokës, ndërsa përball raqvijëzoheshin nëpër atë gjysmë terrkonturet e Karaburunit, me blerimin e tij të feksur e xixellues,që i rrintepërkashi qytetit si një gjerdan i larmishëm shëmbëllimesh marramëndëse. Më sëfundi kishin arritur në vëndin ku do të niseshin duke iu gëzuar atij flladimbrëmësor. Që larg në atë rrip të hollë të bregut të argjënd, që më tej fshihejpas ca kodrave të tjera të veshura me ullishte, ajo dalloi një duzinë varkashbrinjë njëra tjetrës, të lidhura bregut të njomë, kurse aty-këtu grironin disakasolle të vogëla të mbuluara me kashtë. Më pas shikimi i saj që mezi i dilteprej atyre syve gati si të përgjumur në ato qepalla të mëmdafshta, përpiqej tëngulej në atë dritë të fjetur që ngrihej nëpër ca batica të largëta.Aty pikastetë gjente e të hamndësonte se me cilën prej tyre varkave do të udhtonin.Kurorët e pemëve rreth e qark të zhytur ashtu nën dritën e hënës, dukeshin sica shatrivan të mëdhenjë jeshil të heshtur, të vetëtimshëm.Tej në breg, atjepërpara varkave, vuri re sikur diç lëvrinte. Nuk mundi ta përcaktonte mirë nëfillim nëse ishte ndonjë gjallesë, apo diçka tjetër, por që pak nga pak me tuafruar gjithnjë e më pranë, ajo njohu njeriun biond, kapon e skafit dhe tëhotelit, të cilit i kishte dhënë si shkëmbim për njëzetë mijë lek, bizhuterit esaja të nusërisë. Përnjëherësh shtrëngoi vajzën në gji që të mos qante dhe si ungjit në skaf, duke përshkuar në po ato hapa ku kishin shkuar katër të parët epas tyre i shoqi, zuri vënd pa ia hedhur fare sytë.” Edhe sikur të doj të m’ikthej, nuk kam për t’ia marrë”, mendoi me vete duke ia hedhur sytë suprinës sëvalëzuar të detit, ndërsa ndjeu erën e freskët, që i vinte prej thellësive tëtij, e cila ia rrahu fytyrën. Ia hodhi dhe një herë sytë steres, pemëve tëqëmoçme, gurëve, që vezullonin nën ca drita të bruzëta, përsëri atyrelëmshenjëve të ngatërruara pemësh me ato format e tyre të blerta, qëravijëzonin në ajër ca kurora ullinjësh, pishash e shelgjesh dhe si për tithënë “nisemi për një udhtim të mbar”, gjithë atyre që shoqëronin atë grushtnjerëzish mes të cilëve ishte edhe ajo me të shoqin dhe vajzën e saj të bukursi një ëngjëllore, si të ishin një grusht molekulash të mbledhura,të ngritura,që nga ajo rërë e lagësht levizëse të përziera aty mes miljonash grimcash dheutë përbaltura. Skafisti që ishte katandisur gjithë-gjithë në një lëmsh damarështë shkrehur, të zgjidhur e të plogët si të ishte një qese e madhe, e mbushur mëshumë me eshtra të deformuara sesa me mish, mblidhej e zhvillej në hamakun etij, me ata sytë e vet të përxhamur e me ata dhëmbët e tij të zverdhur prejduhanit, që nuk e hiqte kurrë prej buzëve. Dukej qartazi që ishte njeri nevrikdhe i papërmbajtshëm.
- Ju dua të gjithëve të ulur dheasnjë të mos lëviz prej vëndi ! - i vuri në dijeni skafisti me një ton tëashpër zëri, sikur të jepte ndonjë ultimatum. Gjithë sa gjëndeshin aty, u mblodhën,u ngjeshën dhe ca më shumë pas njëri tjetrit, pothuajse trup më trup pakurrëfar ndroje dhe qederisjeje.
- Nuk merrë më. Ku do ti fusës morburr ?- u dëgjua të thoshte dikush, por fjalëve të tij askush nuk ia vuriveshin, sikur ti kishte marrë era.
Pranë tyre kaluan nja dy a tre vëndasme ca bidona plastik në duar. Ishin ca djem të shëndetshëm, që ecnin me trupindrejtë, me ca lëvizje ë hijshme, të cilët tek kaluan përpara skafit, ubuzëqeshën udhëtarëve dhe i përshëndetën me përzëmërsi sikur të njiheshin prejkohësh. Dukeshin që ishin nga ata që furnizonin skafet me karburant. Diku mëtej ata qëndruan dhe seç po bisedonin me kapon e skafit.
- Kaq jeni të mjaftueshëm, - tha paspak njëri prej skafistëve si të ishte kujtuar se i kishte folur dikush ndërsandezi motorrin dhe skafi si gulçoi një herë fort duke bërë një gjysmërrotullimi rreth vetes, u lëshua përpara në fillim si i dembelosur, por pak ngapak nisi ta rriste shpejtësinë aq sa bashi u ngrit përpjetë si të ishte njëkreshtë mali duke çar përpara me vrik. Dalngadalë toka kishte zënë e pozhdukej, sikur lëvizëte në kahe të kundërt të tyre dhe skafi gjithnjë e mëshumë, gjithnjë e më thellë ndërsa po i largohej asaj, po hynte në mjegullimëne padukëshme e të frikshme ku ajo nuk ishte në gjëndje të përcaktonte se kufillonte nata e ku mbaronte ai kristal i tretur në errësirë i ujit të detit.Lart, qielli spërkatej prej miliona yjeve dhe njollave të errëta, ndërsa tutjenjë grumbull zogjësh deti fluturonin hapsirës së pafundëme, duke bërë në ajërdisa figura të çuditshme. Si kishin përshuar një pjesë të mire udhe, njëri prejskafistëve, ai që qëndronte tek motorri, rrotulloi një herë kokën nëpër qielldhe diç i mërmëriti në vesh shokut që kishte pranë, që edhe ai pas kësaj paandej nga perëndimi ku kishte zënë të shfaqej një re e madhe, që lëvizte meshpejtësi drejtë lindjes. Tjetri dukej sikur fliste duke bërë ca llogari mevete. “Ah, kësaj i thonë të çmëndesh me vetveten”, po thoshte ajo me vetendërsa shtrëngonte vajzën gjithnjë e më fort pas trupit, që të mos e rrokteera. Sa më shumë që i ishin larguar bregut dhe toka i ishte bërë gjithnjë e mëe padallueshme, si ndrrim i një tjetër plani, aq më shumë ajo kishte ndjerbuçitjen e dallgëve të cilat mbulonin çdo fije tingulli që i vinte prej tokëderisa ata i humbën dhe ajo tashmë nuk dëgjonte gjë tjetër veç zhurmës mbytësetë motorrit dhe atë të ujit, që hapej prej shpejtësisë së skafit. I dukej sikurudhëtonte në një planet të ujshëm. Aty e pas pak që larg u dallua një dritëgati si e një fari, që nuk pulsonte, por që afrohej gjithnjë e më tepër.Skafisti në fillim uli xhirot e motorrit gati- gati sa ai mënd nuk po ndihej mëfare nëse punonte apo jo, ndonse skafi vazhdonte të çante përpara mbi dallgët epapërmbajtura derisa erdhi dhe iu shterën të gjitha fuqitë dhe atëherë ai u duksi një shpend i madh, i plagosur rënë prej një qielli terr e mbetur aty mesujërave pa më të voglën shpresë shpëtimi. Të gjithë u ndjen të përpirënjëherërsh prej ankthit dhe frikës, prej atij ankthi dhe frike që zgjati gatisa një shekull pritjeje derisa drita e verdhë si zgjatimi i një dore tëpadu-kshme pak nga pak nisi të devijonte gjithnjë e më majtas sa më në funderdhi dhe u zhduk dhe atëherë skafisti guxoi të ndizte përsëri motorrin. Prejpëshpërimave të dy skafistëve ajo arriti të kuptonte se kishte qënë ndonjëraprej atyre anijeve të rojes bregdetare. Kur ndjeu zhurmën e motorrit, asajsikur i shkrirn akujt e engrirë brënda trupit. Porsa hyn në ujërat ndërmjetKaraburunit dhe ishullit të Sazanit, dallgët zunë të përplaseshin gjithnjë e mëme forcë në bashin e skafit duke e futur ujin brënda. Dallgët dukeshin sikur poe përpinin skafin në vorbullat e tyre të frikshëme, që shkonte gjysmë ipërmbytur. Paniku i kishte përpirë të gjithë. Atij çasti ajo nuk po mendontepër asgjë tjetër veç vajzëz, që kishte nisur të qante sa prej ujit që i kishtedepërtuar edhe asaj deri në palcë aq edhe prej frikës dallgëve dhe errësirës sënatës. Era vinte si një afsh i ftohtë i përzier me ujin. Ajo ndjeu në fillimnjë mpirje të gjymtyrëve të poshtëme, sikur ta kishte mbërthyer një prej atyrengërçeve të papritura që të mbërthen nga këmbët ujërave të ftohta të detit. Udëgjua zëri i plakut që diçka mërmëriti turbullt. Ata që gjëndeshin aty pranëtë friksuar zunë të shtrëngoheshin me njëri tjetrin, disa duke u përpjekur tukthyenin shpinën dallgëve, të tjerë duke u mbajtur me thonjë pas rrobeve tëatij që kishin pranë për të mos lëvizur.
Asaj i shkoinjë e rrënqethur e beftë nëpër trup. Prej syve po i shpërthenin një morishkëndijash zemërimi. Zuri të qënte duke u munduar ta bindëte vajzën tëpushonte, por sa më shumë që ajo i lutej dhe i përgjërohej, fëmija aq më tepëre shtonte gulçimën e saj. Skafisti shkoi t’ia rrëmbente fëmijën prej gjoksit kuajo e kishte mbështjell, por atij çasti i shoqi që kishte mbledhur brënda vetesgjithë atë mllef, në fillim e shty duke u munduar ta largonte. Mosbindja e tije detyroi t’i jepte një të goditur me grusht në nofull sa mend ai do të bintenë ujë sikur të mos ishte mbajtur tek motorri.! Me dy të kërcyera, skafistithatanik me pistoletë në dorë u ndodh shpejt përpara të shoqit të saj që nënpeshën e madhe të përgjegjësisë për fëmijën dhe gruan, kishte mbetur si inemitur, për ta ndëshkuar. Qëndronte me gjunjë në uji përball tij, pa pipëtirë,pothuajse nën një heshtje drithëruese, pa qën i zoti që të mbrohej, dhe ajofytyra e tij e zbehtë, fare pa shprehje, që ajo edhe pse e kishte aq pranë meziarrinte t’ia dallonte, për sa kohë që gjëndej përball asaj kanosjeje të paskrupullt,sikur të guxonte të shqiptonte qoftë edhe një fjalë të vetme. Fytyra e tij ungërdhesh me dhimbje, me një dhimbje shpirti aq sa asaj iu duk sikur prejlëkurës së tij të bardhë të fytyrës i kishte shpërthyer gjithë bardhësia e atijmishi të gjallë. U dëgjuan dy shkrepje të njëpasnjëshme arme, dy drita zjarri,si shkëputje të rrufeshme prej qiellit të dy yjeve, që u shuan në det e pastyre, në atë heshtje varri ku nuk dëgjohej gjë tjetër veçse zhurma mbytëse emotorrit të skafit, klithma e papërmbajtur e gruas, që nuk mundi ta mbante dottrupin e të shoqit, që si bëri një gjysmë rrotullimi , u palos në fillim nëparetet e skafit e sikur ta kishte shtyr dikush me një dorë të padukshëme rapothuajse I tëri në ujë. Instiktivisht ajo u lëshua me tërë forcën e trupit përta mbajtur, por ai e shty me shqelm dhe ajo nuk pati mundësi ta mbëthente prejrripit të pantallonave dhe ra dhe humbi në ujërat e trazuara e të ftohta tëdetit. Pasoi vetëm klithma e skafistit dhe kërcënimi i tij se cilido që paskësaj do të guxonte të fliste përsëri, kishte për të pësuar po të njëjtin fatsi të atij fatziu. Më pas askush nuk pipëtiu, pasi të gjithë sa ishin aty,tashmë ishin të bindur se në ato pak fjalë varej tërë jeta e tyre, madje asgruaja, që si shtrëngoi pas trupit vajzën e vogël, sikur të donte ta fuste nëbrëndësi të trupit të saj, në brendësi të atij trupi që e kishte mbajtur përnëntë muaj dhe e kishte ushquer me gjakun dhe mishin e saj,vetëm sa ngritikokën lartë qiellit, e mpirë, me atë mpirje të përgjithëshme të trupit nëpeshën e papërmbajtshme të asaj hejshtjeje kanosëse. “Gjithë ky uji nuk do tëmundet ta lajë gjakun e tij”, po thoshte me vete.” Nuk mund ta largoj.Nuk mundta largojnë këta lot të kripur”. Hëna fshikëllonte pjerrtazi me rrezet e saj.
- Hidhu ti bythzi! Hidhu, në mos tihodha trut në erë! Nuk do të qëndroj asnjë këtu veç grave, - iu drejtua ai mepistoletën në dorë në fillim njërit prej kurdëve, i cili zuri të dridhej i tërime duart lart , sikur të kërkonte ndihmë prej perëndisë.
- Hidhuni! – klithi ai me shkulmën e dallgëveqë i ra mbi fytyrë.
Ajo nuk kishte më frikë të vdisteduke u mbytur atje në gjakun e madh të bashkeshortit të saj të ujshëm. Sikur tëmos kishte patur me vete vajzën, do të kishte pranuar më mirë të mbytej edhevet bashk me të në thellësi të atij deti sesa të mbytej në trishtimin e lotëvetë saj të kripur. Fytyra e saj duke u kredhur në atë det lotësh të hidhur,kishte ndjer përnjëherësh atë të ftohtët e këtyre ditëve të zbrazura, që ekishin ndjekur qëkurse ishte larguar prej shtëpisë. Që larg u ravijëzua vargu izgjatur i një kodrine. Kishte filluar të zbardhëte. Lartë në qiell yjetpothuajse ishin zhdukur krejtësisht dhe hëna e plotë ngjasonte më tepër me njëdisk gjysmë të thyer, të dal prej qëndrës së saj, që kërkonte të varej poshtë ezbehtë dhe e pafuqishme për të hedhur argjëndin e saj të mpiksur.
- Hidhuni !
Ajo u hodh në uji me çamtën kaluarsupit dhe me vajzën të cilës frymëmarrja i ishte ndërprerë qëkurse ia kishinvrarë të jatin, atëherë kur ajo kishte pandehur se atë e kishte zënë gjumi prejlodhjes së të qarit, por vetëm tani po e kuptonte se edhe ajo i kishte vdekur.Rrënqethshëm lëshoj ulërimën prej nëne, si ulërima e thekshme e ulkonjës përfëmijën e humbur.Vajza ishte ende e ngrohtë dhe atë aty për aty e mbërtheushpresa e ringjalljes së saj.Nuk donte ta besonte se edhe shpirti i vajzës sësaj ishte ngritur mes atyre qindra e mijërave stërkalave të dallgëve nëpërjetësinë e përjetshme, dhe se ai tashmë kishte fluturuar si një zog ipapërmbajtshëm në kupën e atij qielli po aq të pamëshirshëm sa edhe ai tërbim imallkuar i detit. E ndjeu veten të tërën të mbështjell në vetminë e kësaj eretë vdekjes. Nuk kishte më zë të klithte. Gjithçka i ishte tretur dhe shkrumbuarbrënda shpirtit. Zuri të qeshte në fillim me një zë të ngadalshëm, sikur dontetë përgëdhelte një kukëll, të cilën kërkonte ta vinte në gjumin e përjetësisë,pastaj e qeshura e saj u bë më e fuqishme e shoqëruar ma ca fjalë tëpakuptueshme, mbase edhe të padëgjuara kurrë ndonjëherë, që vetëm një shpirtnëne di ti deshifrojë. Hoqi gjithçka që kishte në çamtë dhe si e mbështollifëmijën mirë e mire ashtu sikurse e mbështillte në ato muajët e parë të lindjesdhe e parfumosi e rregulloi mirë brënda çamtës, si të rregullonte diçka prejqelqi, u ul dhe vuri kokën me duarve. Ndërsa prej këndej kësaj kodrine, kunisnin lothatat dhe kallamishtet, që ngjiteshin përpjetë asaj toke argjilërore,që kishte zënë të krihej prej të feksurit të parë të agimit, hëna dukej si njëmangall i shuar. Nja dy tri qënë të mësuar prej ushqimit të përditshëm qëgjenin aty, lëvizën si ca insekte të mëdha. Ata u mblodhën të gjithë aty si tëishin pjestarë të një fisi të lashtë, të ardhur prej kushedi se nga hipur mbica trape prej korali të trandafiltë, mbi ca varka me rrema a me shtaga , qëvinin prej ca visesh ku vrulli i lumit të tyre ishte shumëfish më i rrëmbyer sevrulli i dallgëve të atij deti. Rrezet e hënës preknin ujin e qetë buzëdetit,atë ujë gati të tejdukshëm dhe aty për aty iu bë sikur dëgjoi tingujt e njëmuzike, muzikë që tingëllonte e humbiste gjithandej asaj shkretërire tëfrikshëme, si një këngë e largët e huaj, e turbullt, që shkulej prej dikuthellë e tretej duke u bërë njësh me valët. Pastaj duke arritur në breg, ndalej,zbutej, ledhatonte shkëmbenjtë atje, zhvishte gurët, që ngjasonin me cazvarranikë frikacakë, gjysmë të fundosur nga vrulli i ujërave, të grryer prejshekujsh prej kripës dhe të thërrmuar pak nga pak prej diellit. Deti sikur ifliste me gjuhën e tij të mprehtë si prej kristali dhe shkume, si për ti dhënëlamtumirën e fundit gjithçkaje që mbetej atje thellë thellësive të tij, atje kuprihet, shuhet e shndërrohet gjithçka e çdo gjë si në një ëndërr përmesmolusqeve, algave të gjelbërta e të leshterikëve të zinjë. Po e ndjente vetensi të zhdukur nga faqja e dheut dhe i dukej sikur gjithçka rreth e rrotull sajishte rrokullisur në një pafundësi të mistershme. Aty për aty i bëhej sikur mefuqinë e atyre dy të shtënave të pakutimta, që i kishin marrë jetën e të shoqite më pas prej mbytjes së vajzës, ishte kredhur e tëra në terrinën e një nateshekullore, prej së cilës nuk kishte për të dal kurrë. Ajo e soditi për tëfundit herë për disa minuta të bijën, ashtu sikurse zoti do të sodiste veprën evet të përkryer, të cilën i nxitur prej kushedi se çfarë dëshireje, e moripërsëri me vete. Diku larg, ashtu përhumbshëm mezi mundi të shquante një figurëgërmuqe, që dukej sikur kishte qëndruar në vënd. Ishte një plak që po iafrohej, i ndjekur pas nga një qen, që një e dy, hovte përpjetë përpara këmbëveme ca qime që kreshpëronin në atë gezofin e tij qimendritur.
AUTORI : SKENDER BRAKA
https://www.facebook.com/skender.braka
Post a Comment