Një dëshmitar flet se çfarë po ndodh në Munih.

Në Sky News, nga Munihu, ai thotë se qyteti pothuajse është i mbyllur dhe se kudo dëgjohen sirenat e Policisë.

Ai përmend faktin se autoritetet kanë apeluar qytetarët të rrinë në shtëpitë e tyre. Ndërsa, shton se sistemi i transportit, përfshirë taksitë, është jofunksional, transmeton Telegrafi.

Gazetarja dhe ai përmend faktin se asgjë e saktë për momentin nuk dihet për sulmet që dyshohet të jenë kryer nga ISIS-i në këtë qytet.

Ndërkohë, vjen lajmi nga Policia gjermane se ky sulm është terrorist. /Telegrafi/