Duke filluar nga sot, përdoruesit e Messenger që jetojnë në Holandë, do të jenë në gjendje që të konfirmojnë fluturime, të rezervojnë bileta avioni dhe të flasin me shërbimin për klientë, të gjitha këto nga aplikacioni Facebook Messenger.
“Kjo është një gjë që po dëshirojmë ta zgjidhim, largimin e stresit dhe komplikimeve të udhëtimit ajror”, shkroi zëvendës Presidenti i Facebook për produktet e mesazheve David Marcus, në një postim në Facebook duke njoftuar për këtë veçori.
Kjo veçori është risia më e re në Facebook, me të cilin kompania po dëshiron që të forcojë lidhjen e bizneseve me klientët e tyre, transmeton Gazeta Express.
Muajin e kaluar u bë e ditur se Facebook do të prezantojë reklamat në Messenger, dhe gjithashtu do t’ua bëjë të mundur bizneseve që të flasin direkt me klientët e tyre.
Kjo veçori e re në Messenger, që aktualisht është bërë në dispozicion vetëm me një kompani fluturimi në Holandë, është funksioni më i ri që përdoruesit do të mund ta kryejnë.
Veçoria do të përhapet edhe në vendet e tjera, aty ku kompanitë e fluturimeve dëshirojnë që t’ua lehtësojnë procedurat klientëve të tyre.
Post a Comment