Zgjedhja e Presidentit: Gjithçka LIVE, brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit (Foto/Video)
Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.
Si kandidatë për president, përveç kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit është edhe deputeti i po kësaj partie, Rafet Rama.
Zgjedhja e Thaçit për president është paraparë në bazë të një marrëveshje për qeverisje ndërmjet dy partive politike, PDK dhe LDK.
Telegrafi.com, në bashkëpunim me RTV Dukagjinin gjatë ditës së sotme do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha që do të ndodhin brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij. /Telegrafi/
Si kandidatë për president, përveç kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit është edhe deputeti i po kësaj partie, Rafet Rama.
Zgjedhja e Thaçit për president është paraparë në bazë të një marrëveshje për qeverisje ndërmjet dy partive politike, PDK dhe LDK.
Telegrafi.com, në bashkëpunim me RTV Dukagjinin gjatë ditës së sotme do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha që do të ndodhin brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij. /Telegrafi/
- 2:24 pmDelawie e Zbogar “strehohen” tek salla e gazetarëvePërfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, si dhe ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie kanë dalë në sallën ku qëndrojnë gazetarët për të i ikur gazit lotsjellës tanimë të shpërndarë në Kuvend.
Këtë ata e kanë bërë pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, ku pritej të zgjedhej presidenti i Republikës së Kosovës. - 2:08 pmOpozita gaz lotsjellës në Kuvend, në seancën për presidentinDeputetë nga radhët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa Kuvendi shkoi në pauzë dhjetëminutëshe.
Gazin lotsjellës e hodhi deputetja Teuta Haxhiu e AAK-së dhe Faton Topalli i Vetëvendosjes.
Para hedhjes së gazit lotsjellës ishte duke folur deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti.
Kuvendi shkoi në pauzë dhjetëminutëshe.
- 2:00 pmKurti: Po të ishte çështja e ushtrisë tender, moti ishte kryerLideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se nuk ka pasur seancë të jashtëzakonshme as për arsim, as për papunësinë e varfërinë, por ka për kontrabandimin e presidentit. Ai para deputetëve foli edhe për ushtrinë e vendit, për të cilën tha se moti ishte kryer po të ishte tender.
Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për president të ri nga ky Kuvend, por ka nevojë për zgjedhje dhe Kuvend të ri, e pastaj për president e qeveri e qeverisje të re.
Ai tha se pavarësinë e Kosovës e kanë shpallë të zgjedhurit e popullit, e jo Thaçi, por në mënyrë çuditëse e ka lexuar deklaratën e pavarësisë.
Kurti tha se ka pasaktësi sa i përket biografisë së Thaçit. Sipas tij, Thaçi nuk e njeh anglishten, por mund ta njeh italishten, duke iu referuar aferës ‘pronto’.
Ai tha se qëllimi i Thaçit është që pasi të bëhet president, të ndryshojë Kushtetutën, dhe shteti të bëhet vend presidencial.
“Ky është personi që e nisi Zajedinicën e e vazhdoi Mustafa”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për raportet me SHBA-të. Ai tha se ky pushtet i keqpërdor SHBA-të, për pushtetin e tyre e kundër opozitës.
Sipas Kurtit, pushteti aktual mund të bëj vetëm tifozeri për SHBA-të, por jo aleancë e partneritet.
“Po të ishte çështja e ushtrisë tender, moti ish krye, se kish pas çka me vjedh”.
Ai tha Kosova me Zajdenicën nuk mund të bëhet kurrë aleate me SHBA-të. /Telegrafi/ - 1:48 pmGodet Daut Haradinaj, ja fjalimi i tij në KuvendDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vlerësuar se Hashim Thaçi do të mund të zgjedhet president i Kosovës, por jo i unitetit.
Me këtë ai i është drejtuar deputetëve të LDK-së duke u thënë: “Kur e keni varrosë Rugovën, -27 gradë ftohtë, qetu i keni njerëzit që ua kanë lënë mbi dhe. Ku e keni pas gardën atë ditë. Ku është komandant Çeku. Fol Nurë...”.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të bëhet president i unitetit, një njeri që akuzon familjen Haradinaj se kundërshtimi për demarkacionin ka të bëjë me faktin se kjo familje do të mund të humbte tokë të veten.
“Po thonë livadhet private. Kemi dhënë dhe vllazën, por nuk është lufta për territore. Po flasim për 8800 hektar, a s’po ju vjen marre me thanë livadhet private. Ku është vrarë baba i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova?, ka shtruar pyetjen Daut Haradinaj.
Ai gjithashtu është ndërlidhur edhe me faktin se edhe Lista Serbe po e mbështet Thaçin për president.
“Pse nuk e bindet listën serbe me votu FSK-në?”.
“Ju po i thirrni popullin me festu. Shko festo dhe thirre Saminë (Lushtakun) me festu”.
“Nuk është fundi i botës nëse Thaci zgjidhet president, por nuk do të jetë i popullit të Kosovës, por i koalicionit”.
Ai ka folur edhe rreth reagimeve të ndërkombëtarëve për mos dhunë në Kuvend.
“Kush e solli dhunën. I shkruam nuses së kombit, Jahjagës, kryeministrit... Asnjë përgjigje, asnjë sms nuk e kthyen mbrapa. Na detyruan me dalë”.
“Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë. Mos ta instalojmë ligjërisht në Kosovë, ma e fortë është Serbia e Rusia në Kosovë sot se në kohën e Milloshevicit përveç se s'ka tanke. - 1:27 pmLimaj: Kriza po thellohetLideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha para deputetëve se ky Parlament ka humbur legjitimitetin dhe se kriza po thellohet.
Limaj, tha se nga sot do të ketë thellim krize, dhe asnjë institucion nuk do të mundet të luajë rol në tejkalimin e krizës.
Ai tha se kryetari i Kuvendit të Kosovës ka urdhëruar të tërhiqen zvarrë deputetët e opozitës dhe si është e mundur që opozita të tërhiqet zvarrë e shkelësit e Kushtetutës të shpërblehen. /Telegrafi/ - 1:11 pmGrabovci: Asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do t’i jepet askujtAdem Grabovci, nga Partia Demokratike e Kosovës theksoi se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do t’i jepet askujt.
Ai tha se për Asociacion është dashur të debatohet në Kuvend, e jo të ketë dhunë se qytetarët mjaft kanë përjetuar dhunë.
Për Grabovcin, Thaçi është personi që ka luftuar gjithmonë për këtë vend dhe është kandidati më i domosdoshëm për President. - 1:07 pmTërmkolli: Rugova e ka bë kryeministër një anëtar të partisë me 7 deputetëDeputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli tha se në gjendja në vitin 1989 ka pas të bëjë me raportin Kosovë-Serbi, por sot kjo gjendje në vitin 2016, është në kohën kur Kosova është shtet.
‘As nuk e pranoni shtetin, as simbolet”, iu drejtua deputetëve të VV-së.
“Na jemi me Amerikën”, tha ajo, duke iu referuar Kurtit dhe deklaratës së tij, se shqiptarët nuk e duan Amerikën.
“A jemi me shtetin, a me kaosin, ne jemi me shtetin, jo me kaosin”, tha Tërmkolli, duke replikuar me deputetët e Vetëvendosjes.
‘Rugova i ka dhënë krejt votat e LDK-së me bo kryeministër një anëtar të partisë me shtatë deputetë, veç me funksionu shteti, me funksionu Kosova”, tha Tërmkolli.
- 1:07 pmBerisha, Thaçit: Hashim, kësisoj ki qejf me u bo president?Zafir Berisha, deputeti i NISMA-s për Kosovën në fillim të fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar kandidatit për President, Hashim Thaçi.
“Hashim a po të doket që është festive, kësisoj ki qejf me u bo president?”, i është drejtuar ai Thaçit.
Ai gjithashtu ka thënë se në mesin e qytetarëve që janë duke kundërshtuar ka njerëz të luftës.
“Bashkë me çanaklëpirësin tënd të Rrahman Morinës jeni duke krijuar një situatë jo të mirë. Sa keni qenë ju kryeministër ka lulëzuar korrupsioni. Prej aferës Pronto gjithçka me ju ka përfunduar. Ki me qindra struktura tuajat, kryetarë komunash që janë të dënuar me procese gjyqësore. Gjatë qeverisjes suaj e keni shkatërruar shëndetësinë, arsimin gjithashtu, administratën e keni vënë në shërbim të politikës suaj. Ju me veprimet tuaja e keni sjellë gjykatën speciale”, i ka thënë ndër tjerash Berisha, Thaçit. - 12:50 pmYmeri: Nëse Thaçi zgjidhet president, ky vend s’ka me mujt me i çelë sytëKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se partitë opozitare, sot, dje e pardje kanë protestuar kundër Qeverisë së Kosovës, siç ka thënë Ymeri, “kundër shkelësve të shtetit që sot janë bërë gati ta zaptojnë majën e shtetit”.
“E mora fjalën sepse Glauku është në burg, shkaku i një aktiviteti të VV-së në vitin 2009 kundër misionit të EULEX-it. Sot e kemi EULEX-in që na premtoj se do të merret me rastet e korrupsionit. Shoku i juaj Sami Lushtaku sot është në burg shkaku i krimeve të luftës”.
Pas kësaj, Ymeri i është kthyer udhëheqësve qeveritarë, përkatësisht temës së zgjedhjes së Presidentit, përcjell Telegrafi.
“Dialogu Thaçi-Daçiq ka filluar në vitin 2012 dhe marrëveshja e parë është ajo e 19 prillit 2013. Marrëveshja e cila është fondamenti i Zajednicës. Kjo i bjer që Thaci e ka filluar Zajednicën dhe i ra Mustafës që ta vazhdojë atë. Zajednicën e kemi dhuratë nga Hashim Thaçi”, ka thënë Ymeri.
Ai gjithashtu ka shtuar se Thaçi e nisi dhe e përfundoi demarkacionin, e sot janë bërë 6 muaj që nga nënshkrimi i demarkacionit në Vjenë.
“Edhe dje sot është bërë një debat nëse Lista serbe do të jetë në sallë sot, për t’ia mundësuar kuorumin ose edhe për të votuar Hashim Thaçin. Pas takimeve që kanë pasur në Beograd e dika tjetër qenkan bindur që ta votojnë Thaçin për president. Kjo i bie që ka një marrëveshje me Listën Serbe. Ky debat e ka shpërfaq mbështetjen politike që Hashim Thaçi e ka mbështetjen nga Aleksandër Vuçiq. Hashim Thaçi si president, i bekuar nga Aleksandër Vuçiq”, ka thënë më tej Ymeri.
Sipas tij, Hashim Thaçi mbase do të bëhet president, por sipas tij, nuk do të jetë i
Republikës së Kosovës.
“Nëse Thaçi zgjidhet president, ky vend s’ka me mujt me i çelë sytë”, ka përfunduar Ymeri. - 12:49 pmKadaj-Bujupi: Isë, në kohën e Rrahman Morinës a ka pas kaq shumë policëShefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika-Kadaj Bujupi iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa, duke e pyetur se në kohën e Rrahman Morinës a ka pas kaq shumë policë, ndërsa zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi iu drejtua me “A po ju vjen marre”.
Kadaj-Bujupi theksoi se të gjitha dokumentacionet tregojnë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi.
Ajo po ashtu tha se me prezencën e Listës Serbe në Kuvend po shihet se Thaçi sërish ka bërë kompromis me ta.
Kadaj-Bujupi, iu tha deputetëve se mos të bëjnë diçka për të cilën do të pendohen.
“Njeriu që po pretendon të bëhet president na quajti njerëz me bisht”, tha Kadaj-Bujupi. - 12:33 pmKomisioni: Dy kandidatët e propozuar për president plotësojnë kushtet për votimKomisioni për legjislacion shqyrtoi dokumentacionin e kandidatëve të propozuar për president dhe lidhur me këtë konstatoi se plotësohen kushtet për votim.
- 12:05 pmYmeri: Thaçi president me bekimin e VuçiqitLideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se do të protestojnë kundër zgjedhjes së Thaçit president.
Ai tha se ky Kuvend nuk ka legjitimitet që të marrë vendime.
Sipas tij, nëse Thaçi bëhet president, ai bëhet me bekimin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. - 12:02 pmKuvendi shkon në pauzë, Komisioni verifikon kushtet e votimitKuvendi i Kosovës themeloi Komisionin për të verifikuar dhe përgatitur kushtet e votimit për president të vendit.
- 11:58 amVeseli prezanton dy kandidatët pë president, Hashim Thaçin dhe Rafet RamënAdem Grabovci, prezantuesi i propozimit të Hashim Thaçit për president tha se sot është ditë e veçantë, ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai nominoi Hashim Thaçin për president dhe sa se është nder të kenë një kandidat të tillë për presdient.
Ndërsa, Ganimete Musliu nominoi Rafet Ramën për president dhe ftoi deputetët ta votojnë.
- 11:56 amFillon seancaFilloi seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në sallë të pranishëm janë 104 deputetë.
- 11:54 amKatër deputetë të LDK-së nuk janë në seancëKatër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, Hatim Baxhaku, Adem Salihaj dhe Shpejtim Bulliqi nuk janë të pranishëm në sallë.
Ndryshe, pas pak çastesh pritet të fillojë seanca e Kuvendit, e cila ishte paralajmëruar për në ora 11:00. - 11:51 amKabineti qeveritar në sallëTashmë në sallën e Kuvendit të Kosovës ndodhet edhe kabineti qeveritar. Për pak çaste pritet të fillojë seanca e Kuvendit, e cila ishte paralajmëruar për në ora 11:00.
- 11:40 amMaloku merr pjesë në seancë, do të votojë kundër ThaçitDoruntinë Maloku, deputetja nga LDK, ka thënë se do të votojë kundër Hashim Thaçit për president.
“Elektorati më ka votuar që ta përfaqësojë në kuvend por vota ime do të jetë kundër”, ka thënë Maloku para futjes në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. - 11:39 amZemaj: Do të votojë kundër ThaçitDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Tahir Zemaj tha se do të votojë kundër Hashim Thaçit president, por do të marrë pjesë në seancë.
Por, në pyetjen se me këtë po mundëson kuorumin në Kuvend ai tha se është deputet, prandaj ose duhet të jetë në seancë, ose në protestë.
- 11:36 amKrasniqi: Qeveritarët po i frikësohen zgjedhjeve të rejaKryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi, i është drejtuar protestuesve që janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, ku dhe tha se qeveritarët duhet të shkojnë.
Krasniqi, tha se ata qeveritar që nuk e mbrojnë interesin e shtetit në raport me Serbinë duhet të shkojnë.
Por, ndryshe tha se qeveritarët e tanishëm po i frikësohen zgjedhjeve të reja.
“Pse ata ju frikohen qytetarëve ta marrin besimin edhe njëherë të vetmit që përcaktojnë kush duhet të qeverisë me vendin janë qytetarët, janë zgjedhjet. Ne nuk e duam pushtetin me dhunë po duam ta marrim pushtetin nga vullneti i lirë i qytetarëve. Këta njerëz që i kanë fal Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë duhet të shkojnë”, tha Krasniqi para protestuesve - 11:28 amKurti: Nëse zgjidhet Thaçi president, ka bërë ndonjë kompromis me VuçiqinDeputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se nëse sot zgjidhet Thaçi president, atëherë është marrë vesh me kryeministrin serb, Vuçiq, pasi sipas tij, Lista Serbe nuk jep votë falas.
Sipas Kurtit, kjo i bie që Thaçi ka bërë kompromis me Vuçiqin, kompromis që Kurti tha se shumë shpejt do ta mësojnë qytetarët. - 11:24 amDeputetët e Listës marrin pjesë në seancëDeputetët nga Lista Serbe do të marrin pjesë në seancën e sotme ku pritet që të votohet për presidentin e shtetit.
Burime nga KosovaPress, kanë bërë të ditur se deputetët nga Lista Serbe do të jenë në sallë mirëpo ende nuk janë deklaruar zyrtarisht se a do të votojnë për apo kundër zgjedhjes së kandidatit për president. - 11:23 amLimaj: Deputetët ta respektojnë votën e qytetarit, mos ta votojnë ThaçinLideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një prononcim për media i ftoi deputetët që të jenë në krye të detyrës, të respektojnë votën e qytetarit dhe të mos e votojnë Thaçin president.
- 11:17 amHaradinaj: Faleminderit që keni vendos me i thënë ‘Jo’, ThaçitKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi para protestuesve se në mesin e tyre ka njerëz që kanë ardhur nga larg dhe me të drejtë janë të mërzitur.
Ai tha se marrëveshjet nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Haradinaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje që të dilet nga kriza.
Protestuesit po brohorasin “Poshtë Thaçi”.
- 11:15 amProtestë edhe te hyrja tjetër e KuvenditProtestues që po kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, janë mbledhur edhe te hyrja tjetër në rrugën “UÇK”
Ata janë mbledhur para kësaj hyrje duke brohoritur “Hashim hajni” dhe brohoritje tjera.
Para hyrjes janë pozicionuar forca të mëdha të Policisë special. - 11:05 amDeputetët fillojnë të hyjnë në sallëDeputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e pozitës kanë filluar të hyjnë në sallë.
Të pranishëm në sallë, në seancën kur pritet të votohet për presidentin e vendit, janë edhe ambasadorë. - 11:01 amAmbasadori Greg Delawie dhe Samuel Zhbogar në KuvendAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar janë në Kuvend.
Ndryshe, në ora 11:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit të vendit. - 10:58 amPantina: Opozita nuk do të lejojë shpalljen e Thaçit presidentDeputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina në një prononcim për KTV ka thënë se pjesëmarrja e opozitës në Kuvend do të jetë e atillë sa të pamundësojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ndërsa nuk ka mohuar mos hedhjen e gazit lotsjellës.
“Ne do të shkojmë ne seancë, por pjesëmarrja jonë do të jetë e atillë që të pamundësojë zgjedhjen e Thaçit president. Pasi Kosova nuk e meriton që të drejtohet nga një njeri i cili gjithmonë i ka sjellë vendit të këqija me dështimet e tij. Veprimet tona do të varen se si do të shkojë seanca”, ka thënë Pantina.
Ajo ka ftuar edhe qytetarët që të bashkohen në protestë.
“Sot është një ditë e rëndësishme dhe ftoj qytetarët të na bashkohen në shesh për protestë. Ne do të vazhdojmë protestën tonë, kjo nuk është vetëm protestë e opozitës për mbarë qytetare, sot kam takuar edhe pjesëtarë të komuniteteve. Nga marrëveshja e Zajednicës nuk përfitojnë as vet qytetarët serb në Kosovë. Këto marrëveshje iu shkon përshtatje liderëve Thaçi e Mustafa”, ka thënë ajo. - 10:52 amÇelaj: Po tregohemi më të matur se opozitaKryetari i PDK-së për Prishtinë, Lirak Celaj, tha se nuk mund të ndalojnë qytetarët të festojnë.
Ai tha se ky proces ka përkrahës dhe kundërshtues, por tha se beson që ka më shumë përkrahës.
Sipas tij, meqë janë shumicë po tregohen më të matur se opozita.
- 10:47 amSnajperistët në të gjitha ndërtesat e larta për rreth Kuvendit e QeverisëSnajperistë të shumtë janë pozicionuar në ndërtesat e larta për rreth dy ndërtesave asaj të Kuvendit dhe Qeverisë.
Snajper dhe vëzhgues ka edhe në ndërtesat e Kuvendit dhe Qeverisë. Përplot me policë nga njësitet speciale janë mbushur edhe rrugët anësore që të lidhin me sheshet kryesore të qytetit.
- 10:45 amRama: Opozita ta kuptojë, Thaçi do të jetë presidentKryetarja e rinisë së PDK-së, Shpresa Rama tha se ka qenë iniciativë personale e simpatizuesve të PDK të jenë sot në Prishtinë.
Ajo tha se Thaçi gjithmonë është pro-paqes.
“Opozita ta kuptojë se Thaçi do të jetë president”, tha ajo. - 10:43 amSimpatizuesit e PDK-së brohorasin “Thaçi, Thaçi”Simpatizuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët tashmë ndodhen para selisë së PDK-së, po brohorasin “Thaçi, Thaçi”, ndërkohë e pranishme është edhe kryetarja e rinisë së PDK-së, Shpresa Rama.
- 10:41 amBëhen përgatitjet për seancëPunëtorët e Kuvendit të Kosovës janë duke kontrolluar teknikën e Kuvendit para fillimit të seancës kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, ndërkaq mësohet se në Kuvend janë larguar edhe shishet e ujit.
- 10:35 amRritet numri i protestuesve, mbërrijnë Ymeri e KurtiProtestuesit po shtohen në numër para tendave të opozitës në sheshin para ndërtesës së Kuvendit.
Ndërkohë pasi janë përshëndetur me protestuesit dyshja e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Albin Kurti kanë hyrë brenda në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë numri i protestuesve është duke u rritur edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sapo kanë mbërritur liderët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Albin Kurti. Situata për momentin është e qetë.
Post a Comment