Vdes foshnja, gëlltiti një tullumbace


Vdes foshnja, gëlltiti një tullumbace

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Librazhdit, ku një vajzë 11 muajsh ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit për shkaqe që ende nuk dihen.

Foshnja me inicialet M.G ka qenë në çerdhe duke luajtur dhe ka shfaqur shqetësime. Kjo ka vënë në lëvizje edukatoret të cilat e kanë dërguar atë menjëherë në spital.

Drejtori i spitalit, Kujtim Albrahimi, ka thënë për televizionin “A1 Report” se foshnja e ka ndërruar jetë pas një arresti kardiovaskular.

Ai ka pohuar së fëmija ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital dhe ndihma e parë i është dhënë nga reanimatorja.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, ndërsa pritet ekspertiza e mjekut ligjor për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Dyshohet se shkak i vdekjes është një tullumbace që vogëlushja e ka gëlltitur teksa luante dhe kjo mund t’i ketë bllokuar rrugët e frymëmarrjes

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2