Kushdo qoftë objektivi apo arsyeja për të cilin do që te blesh nje domain, ky është artikulli nga i cili duhet të fillosh.
Zgjedhja e domainit ose emrit me të cilin do identifikosh Blogun apo Faqen e internetit, është një vendim i rëndësishëm që meriton pak vëmendje!
Nuk e di kush është diferenca midis një blogu dhe një website/Faqe interneti?
Për më shumë informacion mund të lexosh Kush Eshte Diferenca Midis Nje Blogu dhe Nje Siti Web
Në fakt, nëse ke vendosur të investosh kohë dhe Lekë në krijimin e një faqe interneti, zgjedhja e emrit me të cilin do e identifikosh ka një ndikim në mënyrën se si vizitorët e tu do e perceptojnë, dhe në mënyrën në të cilën motorët e kërkimit do të konsiderojnë faqen tuaj.
Të sugjeroj që të lexosh këtë artikull mbi “Çfarë duhet të dish përpara se te blesh nje domain” me kujdes, dhe nëse mund të të lindi ndonjë pyetje, mund ta shkruash në komentet në fund të faqes.
Hapi i parë konsisiton në qartësimin e objektivit, pavarësisht nga idea e jashtëzakonshme për një biznes online.
1. Kujt kategorie gjenerale i përket faqa e internetit që do krijosh?
- Faqe personale, ditarë online, blog
- Faqe Shkrimtarësh / Autorësh
- Broshura / Katalog Online
- E-commerce/ Dyqan Online
- Faqe informuese apo edukative
- Forume
- Faqe argëtuese
- Faqet per te Shkarkuar materiale
- Portale Audio dhe Video
- Membership site/ Faqe interneti ku anëtarësimi është me pagesë
Këdo kategori që të zgjedhësh, ke nevojë për një emër/URL/dominio/adresë që ti korrispondojë idesë, dhe që të shkruhet dhe të kujtohet sa më lehtë.
2. Në këtë pikë ke dy rrugë për të zgjedhur emrin:
E para konsiston në përdorimin e fjalëve kyce që korrispondojnë në mënyrë ekzakte me karakteristikat dhe përmbajtjen e faqes së internetit (për shembull: www.infonetworkmarketing.com); ndërsa e dyta konsiston në përdorimin e një marke ose emri (për shembull: google.it ose samsung.com).
3. Nëse do blesh nje domain zgjidh tre nga zgjatjet më klasike
Domain që do zgjedhësh do jetë në këtë formë: www.faqaime.?
Zgjatja më popullore sot e kësaj dite mbetet gjithmonë “.Com” ku “Com” është shkurtimi i fjalës commercial( tregti/biznes). Pra “.Com” përshkruan një faqe interneti, si një website që në një farë mënyre ka qëllime biznesi.
Nëse zgjatja .Com nuk është e mundur, mund te blesh nje domain që mbaron me .Org ose .Net.
4. Zgjidh një domain të lehtë për tu shkruar dhe të shkurtër për tu kujtuar
Për shembull: www.blog-wp.com është i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë. Ju njofton se kjo faqe do t’ju ndihmojë me informacione mbi WordPress.
Mund të zgjedhësh te blesh nje domain te tipit www.sitëpërdorëshwordpresspërfillestarë.com por besoj që nuk ka nevojë që të përdorësh një domain të gjatë, të palexueshëm dhe të vështirë për tu kujtuar.
Nëse faqa jote ka informacione interesante dhe të dobishme, ka shumë mundësi që vizitatorët do duan të kthehen. Zgjidh një emër që është i lehtë për tu shkruar, ashtu si dhe për tu kujtuar.
Ndërkohë që po shkruaj këtë artikull mbi: Disa gjëra që duhet të dish përpara se te blesh nje domain, www.zyzzyva.net është një faqe interneti aktive
5. Mendo per objektiva afatgjatë
Nëse mendon të krijosh një faqe interneti të suksesshme ku emri nuk duhet të humbasi vlerat me kalimin e kohës, atëherë konsidero zgjedhjen e një domain të fortë që nuk është i lidhur me trendin e çastit.
Duke menduar në aspektin afatgjatë dhe strategjik, sigurohu që për 10 vjetët e ardhshëm, emri duhet të jetë gjithmonë aktual.
6. Regjistroje emrin të paktën për 3 vjet
Motorrat e kërkimit e dinë për sa kohë është i regjistruar domaini juaj. Nëse regjistrimin e ke bërë për një vit u jep përshtypjen që nuk ke për të qëndruar gjatë online dhe për këtë arsye nuk e konsiderojnë si një faqe interneti me autoritet (Psikologjia e motorrave të kërkimit).
Gjithashtu, nëse ke zgjedhur një emër të veçantë, dhe nuk dëshiron që dikush tjetër të krijojë një website të ngjashëm me tëndin, atëherë konsidero dhe blerjen e variacioneve më kryesore të emrit që ke zgjedhur me zgjatjet më klasike si .Org, .Net, dhe .Info. Në këtë mënyrë eviton gjithë konkurrencën potenciale.
7. Njëjës apo shumës? Numrat? Vijat?
Nuk ka problem!
Mund të regjistrosh pa asnjë ndikim mbi Seo një emër në të cilin mund të përdorësh të gjithë elementët e mësipërm. Për shembull: www.vitet-1999.com
Nuk ka kufizime apo ndëshkime nga motorrët e kërkimit për ato faqe web që përdorin numrat, vijat, dhe termat njëjës apo shumës
- See more at: http://www.sokoldokaj.com/perpara-se-te-blesh-nje-domain/#sthash.53iUK6T1.dpuf
Post a Comment