Nuk di si të humba.
Nuk di si të humba.
Buzëdetit, duke shëtitur deri vonë,
apo me një valë, muzgut diku mu ngatërrove.
Pas një degë pishe harruar ndoshta,
A bregut të rrëzuar shkëmbor,
ku hënë e plotë thyhej e ndriçonte
Me frymën e erës mbi detin e trazuar,
mesazhe pa pambarim më përcillje.
Skajeve të kohës më shkruaje duke ecur.
Ca shenja të magjishme? Një SOS ?
Mbase diçka që as vet nuk dije ta deshifroje.
Ndalesë për të gjetur m’u bë kreshta e një dallge
Prej kohësh të vjetra mbetur mes tokës dhe qiellit.
Shkëlqimin e vdekjes së dëshpëruar
me qumështin e tij të njelmët
më njomte fiku gjëmbaç i detit,
Mbi kurorët e pishave fluturonte qeshja jote.
Thirrja e zbrullët, pikëlluese.
Më gjej! Më gjej nëse më do!- jehonte buzëdetit
Zëri yt shndërruar në një ëngjëll mirësie.
Ndërsa unë këtu poshtë në tokën e zezë
këngën tënde dëgjoja përhumbshëm nëpër re
të veshur me tantella të bardha nusërie.
Zogjtë, qiellit të mrenjtur në tufa fluturuan.
Ti ndoqe udhën e tyre e dashur.
Ndoqe metodën e hijeshive.
Atë çka murgeshat na mësuan.
Të verbër për ti mbetur, përjetësish dashurive

Post a Comment