Mësime nga Hadithet e Të Dërguarit
Hadithi i parë
Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka.” (Shënon Buhariu).
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar.
- Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti.
- Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami.
- Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të.
- Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre.
- Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar.
Hadithi i dytë
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Shënon Tirmidhiu)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Islami nxit për moral të lartë.
- Islami udhëzon në atë që i bën të lumtur njerëzit në këtë dhe në botën tjetër.
- Muslimani nuk është njeri i bezdisshëm dhe ngatërrestar.
- Mosndërhyrja në çështjet e të tjerëve është shpëtim për muslimanin, ngase ndërhyrja në to e fut atë në çështje problematike.
- Këshillimi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk konsiderohet nga ndërhyrja në çështjet e të tjerëve.
Hadithi i tretë
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.”(Shënon Buhariu)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Shkallët e besimit (imanit) dallojnë, kështu që disa besimtarë kanë besim më të fortë sesa disa të tjerë.
- Islami nxit në dashurinë e të tjerëve.
- Besimtari gjithnjë shpreson të mirën për të tjerët.
- Besimtari gjithnjë shpejton që t’u sjellë dobi të tjerëve.
Hadithi i katërt
Nevas bin Sem’ani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë:“E pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e ai më tha: “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është ajo që mbillet (përforcohet) në veten tënde dhe nuk dëshiron që ta dinë njerëzit." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Islami nxit për moral të lartë e të mirë.
Islami ndalon nga të këqijat e të ligat.
Urrejtja e mosdijes së njerëzve për atë që vepron është argument për ndalimin e asaj vepre.
Hadithi i pestë
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është pyetur se cilat vepra i fusin njerëzit më së shumti në xhenet. Ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” E"shtë pyetur se cilat vepra i fusin më së shumti njerëzit në xhehenem dhe ka thënë: “Gjuha dhe organi gjenital.” (Shënon Tirmidhiu)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk dinin.
Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut janë prej shkaqeve të hyrjes në xhenet.
Morali i mirë dhe sjellja e mirë me të tjerët janë rrugë që çojnë në xhenet.
Gjuha me sëmundjet e veta, gënjeshtra, përgojimi dhe shpifja janë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr.
Organi gjenital me haramet që bën shkakton hyrjen në zjarrin e xhehenemit.
Hadithi i gjashtë
Umer ibnu Ebi Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Si fëmijë, isha nën mbikëqyrjen e Pejgamberit alejhi selam në shtëpinë e tij. Njëherë, para se të fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë ushqimi, por Pejgamberi alejhi selam më tha: "Djalosh, thuaj ''Bismil-lah'', ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.”(Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Interesimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për mësimin e moralit islam të vegjëlve.
Rëndësia e shprehjes “Bismil-lah” para fillimit të ngrënies.
Domosdoshmëria e ngrënies me dorë të djathtë.
Nuk duhet ngrënë nga mesi i ushqimit, por nga ajo që kemi para vetes.
Hadithi i shtatë
Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë:“Dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorë. E, nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij dhe nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Shënon Muslimi)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Përgjegjësia e individit musliman për ta ndryshuar të keqen.
Muslimani nuk merr pjesë tek e keqja.
Muslimanët dallohen për nga mundësitë e tyre për ndryshimin e së keqes.
Besimi (imani) është disa shkallësh.
Kush që nuk e ndryshon (të keqen) as me zemrën e tij, kjo paraqet rrezik për të.
Hadithi i tetë
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet." (Shënon Tirmidhiu dhe ibn Maxhe)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Mangësitë e secilit, sado të devotshëm qofshin.
Njerëzit dallojnë mes tyre në nënshtrim (bindje) dhe në mëkate.
Domosdoshmëria e shpejtimit të pendimit dhe distancimi nga mëkatet.
Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar.
Obligueshmëria e pendimit për të gjitha mëkatet.
Të mos e humbim shpresën ndaj mëshirës së Allahut të Lartësuar.
Përsëritja e pendimit sa herë që bëhen mëkate.
Hadithi i nëntë
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë:“Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Të mos shahen të vdekurit.
Të mos u bëhet keq të gjallëve.
Njeriu do të japë llogari për atë që ka vepruar.
Dorëzimi i çështjes së llogarisë së njerëzve tek Allahu i Lartësuar.
Sharja e të vdekurve nuk u bën dobi të gjallëve.
Hadith i dhjetë
Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij të cilit Allahut i do të mirën, i jep atij kuptim (dije) në fe.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i cilësisë së vullnetit (dëshirës) të Allahut të Lartësuar.
Allahu gradon dhe veçon kë do me atë që do.
Madhështia e çështjes së fesë dhe të mësuarit e saj.
Prej shenjave të mira të njeriut besimtar është të kuptuarit (dija) e fesë.
Hadithi njëmbëdhjetë
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Xhehenemi është i mbuluar (rrethuar) me kënaqësitë (e kësaj bote), ndërsa xheneti është i mbuluar (rrethuar) me pakënaqësitë (e kësaj bote).”(Shënon Buhariu)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i krijimit të xhehenemit.
Kënaqësitë e kësaj bote çojnë në zjarr.
Vërtetimi i krijimit të xhenetit.
Durimi ndaj pakënaqësive çon në futjen në xhenet.
Allahu i ka bërë kënaqësitë dhe pakënaqësitë si sprovë për njerëzit.
Hadithi i dymbëdhjetë
Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë Atij shirk, do të hyjë në xhenet. Ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shirk, do të hyjë në xhehenem.” (Shënon Muslimi)
Çfarë përfitohet nga hadithi:
Vërtetimi i ringjalljes.
Rëndësia e njehsimit të Allahut të Lartësuar.
Vërtetimi i xhenetit.
Rrezikshmëria e shirkut.
Llojshmëria e shirkut.
Vërtetimi i xhehenemit (zjarrit).
Shpërblimi i madh i njehsuesve.
Dënimi i madh i atyre që i bëjnë shirk Allahut të Lartësuar në diçka.
Prévoyez entre 300 et 600 euros pour une cave à vin vieillissement haute qualité et
ReplyDelete+ de 600 euros pour une cavern de service haut
de gamme.
Si vous cherchez remark sachez que la reussite d'un entrainement au velo elliptique necessite
ReplyDeletede achat velo that is connaitre les caracteristiques partir en velo
techniques de l'appareil bien acheter son velo elliptique,.
Contact Dandy for excellent, innovative products that will
ReplyDeletework on the construction options available to get all these things on fire at the
construction sector. Finally, you can bathroom remodeling in houston retain a handyman. You could find yourself in the river
flow, and your budget.
One way to hide the electrical wires is to place a plant right by the wall fountain.
ReplyDeleteFirst off, Worx is already known for their innovative cordless products such as cordless
grass trimmers and cordless lawnmowers. Remove any plastic covering from the
top section of the battery pack so you can access
both the the top and bottom of the rechargeable battery leads.
Post a Comment