Zekaj dhe Bajraj janë në gjendje të rëndë, u janë thyer dhëmbët (Video)







Zekaj dhe Bajraj janë në gjendje të rëndë, u janë thyer dhëmbët (Video)

Avokatja mbrojtëse e Valdet Zekaj dhe Beg Bajrajt, Artene Ademi-Iseini ka thënë se të arrestuarit nga aksioni i Policisë Maqedonase janë keqtrajtuar dhe janë në gjendje të keqe shëndetësore.

Duke folur për Klan Kosova, ajo ka treguar se dy klientët e saj kanë thyerje të dhëmbëve dhe hematoma nëpër trup nga rrahjet dhe keqtrajtimet e Policsë Maqedonase.

“Valdet Zekaj, Bek Bajraj janë në gjendje është alarmante për shkak të dhunës fizike. Për shkak që është përdorur dhunë e tepërt gjatë arrestit të tyre nga Kumanova deri në gjykatën e Shkupit. Kanë të thyer dhëmbë dhe hematoma, ndërsa në njërin ka pasur ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë”, ka thënë avokatja Iseini.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga organzitat e huaja për t’i ndihmuar të burgosurit për shkak të gjendjes së rëdnë dhe ka thënë se janë bërë shkelje të drejtave të njeriut.

“Përafërsisht gjendja e të gjithëve është e njëjtë, e rëndë. Këtu janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, asnjë konventë nuk e lejon atë keqtrajtim. Sa i përket veprës penale do të vazhdojmë punën ne si mbrojtjes. Kemi pasur takime nga ora 2 deri tash sa i e mbaruam takimin dhe janë të informuar edhe OSBE-ja dhe apelojmë te organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë me ekipe mjekësore për shkak se gjendja e tyre nuk është e mirë”, ka thënë ajo.









Komentet



0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2