sylejman osmani ja si arrita tu iki 20 policeve maqedonas

Sylejman Osmani: Ja si arrita tu iki 20 policëve maqedonas

Sylejman Osmani, të cilin policia maqedonase e arrestoi gjatë luftimeve në Kumanovë, por ai arriti tu ikë policisë, rrëfen se si mundi të ik i lidhur me pranga dhe i plagosur.

Ai në pjesën e dytë të intervistës në transmetuesin publik ka treguar se në detaje se si ka arritur tu ikë 20 policëve të Maqedonisë.

Omsani po ashtu ka treguar se si ka ndodhur zënka mes Policisë së Maqedonisë dhe asaj shqiptare, e qe thotë se ky moment i shërbeu për tu arratisur.

“Aty ishte një vend strategjik menjëherë me hy në breg edhe ishim në breg. Edhe ky më ka brit mas atje stoj, unë hiq s’jam nal. Thash le të m’vrasin. Dhe jam hi në mal, ata mas janë nis stoj stoj”, tha ai.

Frika se po hasin në mina apo po u dalin në prit grupet shqiptare, policia kishin frik ta ndiqnin.

“Pse nuk iu ndjeken ata prapa. Se tjerët ishin të zantë. E unë këtu nuk e di,s e erdhen rreth malit, folshin kshyrshin e kishin edhe atë (identifikuesin e minave) se mu më thanë se mundet me pas edhe ndonjë grop që ka mina knej ka hina. Me atë aparatin e minave ecshin e kshyrshin”, tha ai.

Pas ikjes i arrestuari thotë se prangat ia hoqën disa banorë të zonës.

Për ikjen se Osmanit ka folur mbrëmë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka thënë se nuk e njeh atë por se ka qenë i arrestuar në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti tha se ai person tash gjendet në Kosovë, ndërsa pranon se disa nga familjarët e të arrestuarve nga Kosova e kanë thirrur për të marrë më shumë informata për ngjarjet në Kumanovë.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2