Nikolovski: Njerëz të paguar autorë të ngjarjeve në Kumanovë

 
"Interesi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë” tha gjenerali në pension.

Gjenerali maqedon në pension, Iljia Nikolovski, i cili në Luftën e Dytë Botërore, ishte komandant i korpusit të dytë të ushtrisë, në një intervistë në Kanalin 5 bëri një analizë për gjendjen në Kumanovë duke dalë kundër variantit të paraqitur nga qeveria. “Nuk kam informacione të mjaftueshme se kush janë njerëzit pas kësaj, por shpjegimi i shumë specialistëve dhe profesionistëve është se po bëhet fjalë per njerëz të paguar, ç'ka është kontradiktore me atë që thotë Qeveria”, tha ai. “Në këtë krizë të madhe ekonomike në rajon nëse dikush mund të shkojë në Afganistan, Siri dhe vende të tjera shumë lehtë do të vinte të luftonte edhe në Maqedoni dhe të tërhiqej. Nuk e di kush është organizatori, por siç duket disa punë dolën nga kontrolli. Interesi kombëtar i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë”. Presdidenti dhe kryeministri duhet të dalin e të flasin sepse opinioni është në pritje, u shpreh gjenerali Nikolovski. Intervista e tij u ndërpre dhe më pas u fshi edhe nga faqja e Kanalit 5, që është nën kontrollin e qeverisë.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2