Luftëtarët e IS-it të vrarë nga kurdët, pjesëtarë të inteligjencës turke




image

Pretendimeve të shumta se Turqia përkrah Shtetin Islamik i janë shtuar edhe fotografitë e tre agjentëve të saj të vrarë nga kurdët derisa luftonin përkrah xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Blogu në të cilin janë publikuar fotografitë e agjentëve të vrarë turq shkruan: “Nëse jeni habitur pse qeveria turke refuzon të luftojë Shtetin Islamik dhe refuzon që të lejoj bazat e ushtrive të huaja afër kufirit turk”, ja ku i kini arsyet.

Autori i shkrimit thotë se forcat turke të Erdoganit në vend se të luftojnë terroristët, gjuajnë me armë ndaj civilëve kurdë të cilët bëjnë përpjekje që të largohen prej mizorisë së IS-it, transmeton Indeksonline.

Sipas blogut në fjalë, fotografitë u publikuan fillimisht nga një agjenci e pavarur e lajmeve nga Siria.

“Por, kjo nuk përfundon këtu. Në qershor të këtij viti ne kemi raportuar për pretendimet e një ligjvënësi se Turqia është e përfshirë në ofrimin e mundësive që Shteti islamik të financojë vetën”, thotë më tej shkrimi në këtë faqe.

“Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit” kanë kontrabanduar naftë siriane në Turqi në vlerë prej 800 milionë dollarëve”, sipas Ali Ediboglu, ligjvënës turk i krahinës Hatay, pjesëtar i partisë opozitare, Partia Republikane Popullore, transmeton Indeksonline.

Edoboglu vazhdon duke thënë se: “Luftëtarët nga Evropa, Rusia, vendet aziatike dhe Çeçenia po shkojnë me të madhe në Siri dhe Irak duke kaluar atje nga territori turk. Ka informacione se së paku 1 mijë nënshtetas turq janë duke i ndihmuar luftëtarët e huaj që të kalojnë fshehtas në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Organizata (turke) e Shërbimit të Inteligjencës (MIT)dyshohet se e është e përfshirë. Asnjë nga këto nuk mund të ndodhin pa njohurinë e MIT-së”.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2