Kumanova në flakë, shqiptarët po vriten dhe po lëshojnë shtëpitë e tyre

Kumanova në flakë, shqiptarët po vriten dhe po lëshojnë shtëpitë e tyre

Në Kumanovë sot ka pasur luftime ndërmjet forcave policore dhe ushtarake maqedonase dhe dy grupeve shqiptare të paguara lehtë e lirë në shërbime të skenarëve antishqiptare, thonë burime të gazetës “Bota sot” nga Kumanova.

Këto burime, gjithashtu theksojnë se janë të vrarë 4-5 policë maqedonas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur, ndërsa, gjatë këtyre konflikteve janë vrarë 5 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një vajzë 8 vjeçare.

Në këto momente ka përleshje të armatosur në dy lagje të Kumanovës.

Gjatë këtij aksioni nga ushtria dhe polica maqedonase ka pasë edhe të arrestuar, kurse të shtënat janë duke vazhduar çdo 5 minuta.

Burimet e gazetës “Bota sot” theksojnë se gjatë tërë ditës së sotme shqiptarët e Kumanovës janë nën rrethim të plotë e nën granatime. Situata thonë se është tepër e rrezikshme dhe lutën që mos të ekalojë kjo situatë pasi në qytet ka përbërje shumë heterogjene, maqedon, shqiptar, rom dhe serb.

Sipas informacioneve të sakta nga burimet tona afër aksionit policor, thonë se shumë familje kanë lëshuar shtëpitë e tyre, gra, fëmijë, pleq dhe se janë djegur tri shtëpi afër Adriatikut.

Policia ka bllokuar edhe autostradën që e lidh Kumanovën me Shkupin dhe shtetet rreth saj Serbinë dhe Bullgarinë.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2