Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin: Jepen edhe detajet e vrasjes!

Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin: Jepen edhe detajet e vrasjes!











Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e masakrës së ditës së djeshme në Kashar.

Altin Aluku, i cili ditën e djeshme vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.

Aluku u kap në fshatin Prush. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë rreth 150 policë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit.

Ngjarja

Masakra ndodhi në rrugën kryesore të Kodër Kasharit, pak kilometra larg Tiranës, dje në orën 6:00 të mëngjesit kur Altin Aluku ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj bashkëshortëve Lutfi dhe Naime Xhaferri.

Lutfi Xhaferri (59) po shoqëronte bashkëshorten, Naimen, e cila kishte dalë për të shitur qumështin, kur janë përballur me pritën e ngritur nga bashkëfshatari i tyre.

Shënjestër e autorit të krimit ka qenë ish-vjehrri, Lutfiu, të cilën ai e bënte përgjegjës për prishjen e fejesës me një prej vajzave të kësaj familje. Ndaj bashkëshortëve Xhaferri, është qëlluar më shumë se 10 herë me armë automatike.

Nga këto të shtëna gruaja është plagosur në dorë, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë disa plumba në trup, të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Çifti i bashkëshortëve u gjet i shtrirë në mes të rrugës nga bashkëfshatarët.

Ata kanë transportuar në spital me një furgon të fshatit, çiftin Xhaferri, mirëpo Lutfi Xhaferri ka humbur jetën menjëherë ndër-sa bashkëshortja e tij, Naimeja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është rikthyer në banesë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Burimet thonë se ajo ka rrëfyer se ka qenë Altin Aluku ai që ka zbrazur të gjithë karikatorin e kallashnikovit ndaj tyre.

U ka dalë në rrugë dhe pa u thënë asnjë fjalë ka nisur të qëllojë dhe pasi i ka lënë të dy të shtrirë në rrugë, është larguar. Ajo ka treguar se gjithçka rrjedh nga një fejesë e prishur.

Njëra prej 4 vajzave të çiftit Xhaferri ka qenë e fejuara e Alukut. Por fejesa ka marrë fund një vit më parë dhe për këtë autori i krimit fajëson prindërit e vajzës. Banorët e fshatit tregojnë se familjet Aluku dhe Xhaferri shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Kjo edhe për faktin se para pesë vitesh ata kishin krijuar një krushqi mes tyre. Altini, në atë kohë emigrant në Itali, ishte fejuar me një prej vajzave të familjes Xhaferri. Mirëpo pas 4 vitesh fejesë, kjo krushqi u prish nga ana e familjes së vajzës.

Pas ndarjes ata e fejuan vajzën me një person tjetër dhe para më pak se dy muajsh vajza u martua. Altini ka qenë kundër prishjes së kësaj fejese. Pak ditë më parë ai është rikthyer në fshat dhe ka marrë hak ndaj ish-vjehrrit, të cilin e bën përgjegjës për prishjen e fejesës


0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2