Ilir Kulla: Në grupin e armatosur ka pasur informatorë






Ilir Kulla: Në grupin e armatosur ka pasur informatorë

Ilir Kulla, i ftuar në A1 Report për të diskutuar ngjarjet e fundit në Maqedoni, në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo, i pyetur se pse policia nuk ka vepruar në kohë për të kapur grupin e armatosur ka thënë se shërbimet duhet të kenë pasur informacione, dhe që me mosveprim kanë lejuar që të shkojnë drejt asaj situate, e cila shpiu në shqetësimin e popullatës civile dhe prishjen e pronës së qytetarëve.

I pyetur për personat që kanë hyrë në Kumanovë, Kulla nuk dyshon në sinqeritetin e tyre prej luftëtari, ku është përgjigjur kështu: “Personat e armatosur nuk është se kanë qenë persona të panjohur. Ata ishin luftëtarë edhe në luftën e Kosovës dhe atë të vitit 2001. Nuk kemi të bëjmë me personazhe të fshehura por kemi të bëjmë me personazhe të njohura publike.”

Kulla beson se në grupin e armatosur ka pasur informatorë që kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt me Sasho Mijallkovin apo me informatorët e tjerë. Arsyeja pse ka ndodhur është vullneti politik i VMRO-së për t’i dëmtuar shqiptarët, por nuk është vetëm kjo, është edhe tendenca për ta dobësuar faktorin politik shqiptar.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2