A ishte Xhafer Zymberi njëri ndër udhëheqësit e luftës në Kumanovë?
Autoritetet maqedonase thanë se në përleshjen e armatosur në Kumanovë përveç 8 policëve u vranë edhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur. Trupat e tyre janë duke u identifikuar.
Deri tani është identifikuar Xhafer Zymberi nga Gjakova njeri prej kryesove të këtij aksioni mëson Indeksonline duke u thirrur në burime të vetat. Megjithatë informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet maqedonase.
Mësohet se Zymberi ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend të mbajtura vitin e kaluar, Zymberi ishte kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Post a Comment