Forcat serbe po tërhiqeshin me shumë të vrarë dhe të plagosur




Forcat serbe po tërhiqeshin me shumë të vrarë dhe të plagosur

“Ne duke u larguar bënim edhe luftë, pasi pozicionet tona granatoheshin vazhdimisht. Nga komanda kryesore iu kërkua Naserit që të tërhiqemi në vijën e dytë”, thotë Binaku.

Binak Rexhaj, ushtari i UÇK-së, i cili ka luftuar në Koshare nën komandën e njësisë “Cobra”, në vazhdim rrëfen për vazhdimin e luftimeve që kanë ndodh në atë pjesë gjatë ditës së 11 Majit të vitit 1999.

Rexhaj tregon se pasi u plagos edhe një ushtar i “Cobrave”, Komandant Naser Vllasi, ka kërkuar që të tërhiqen në pozicionet më lartë, por njëkohësisht kanë zhvilluar edhe luftimet duke i bërë lëvizjet nga pozicioni në pozicion.
“Ne duke u larguar bënim edhe luftë, pasi pozicionet tona granatoheshin vazhdimisht. Nga komanda kryesore iu kërkua Naserit që të tërhiqemi në vijën e dytë mbrapa pozicioneve te rruga e malit, mirëpo ato pozita për momentin si zhvilloheshin luftimet nuk ishin të sigurta as të përshtatshme për rezistencë ku edhe më tej kemi vazhduar luftimet. Pasi që ishim në numër të pakët dhe në tentim për të ju bashkangjitur luftimeve një skuadër që e kishim si zëvendësim ditë më parë nga granatimet kishin pasë të plagosur dhe ishin detyrua mi tërheq të plagosurit, nuk di a mbeten dy apo tre ushtarë me ne nga ta..."

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2