Berisha helmoi Rugovën e vrau Azemin
Gryka: Berisha helmoi Rugovën e vrau Azemin, i zbuluan dosjen
Bota Sot | 06.05.2015 13:05
Gryka: Berisha helmoi Rugovën e vrau Azemin, i zbuluan dosjen
UDB urdhër Berishës, vrau Hoxhën
Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Shqiptarja.com”, Marjan Gryka ish badigardi i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit hap dhe më tej dosjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha teksa e akuzon se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin.
Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte. Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.
Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni. Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua. Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.
Një ish-truprojë pretendon se di për krimet e Sali Berishës
Autori: Lajmi.net
Lajme, Nacionale
12:56, 22 Mars 2015
Ish truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka akuzon Sali Berishën për shumë vrasje politike
Ish truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka akuzon Sali Berishën për shumë vrasje politike
Në kushtet e një situate të tensionuar politike në vend, Marjan Gryka, ish- truproja e Azem Hajdarit, njëherësh kreu i shoqatës me të njëjtin emër, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhëruesin e të gjitha vrasjeve në Shqipëri.
Në pjesën e parë të një interviste për gazetën “Shqiptarja.com”, Gryka nuk ngurron të shprehet se Berisha, si një agjent i UDB në Shqipëri, ka dorë në të gjitha vrasjet, që nga Arben Broci e Azem Hajdari, duke vijuar me Remzi Hoxhën, deputetin socialist Fatmir Xhindi, por dhe njeriun që e sfidoi brenda në PD, Sokol Olldashi, e deri te krimi i djalit të tij në Gërdec, si dhe vrasjet e 21 janarit.
Sipas tij, të gjithë njerëzit e Berishës që kanë kryer vrasjet politike janë futur në Kuvend dhe kanë marrë drejtimin e tij, ose kanë ngritur biznese të fuqishme dhe janë njerëzit më me lekë në Shqipëri.
Ish-truproja e Hajdarit akuzon Berishën se po sulmon Ilir Metën vetëm e vetëm për të shpëtuar veten dhe familjen e tij të zhytur në krime nga burgu, pasi është e vetmja alternativë që i ka mbetur për të mos i lënë trashëgim familjes së tij të gjitha krimet politike që ka kryer gjatë këtyre 25 viteve të hyrjes së tij të dytë në politikë dhe dominimin e jetës politike të postkomunizmit në Shqipëri.
Post a Comment