Të posedosh lirinë dhe ndërgjegjen!

Të posedosh lirinë dhe ndërgjegjen!




Nga Marjan Sebaj-SOPI

“Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por  me dashuri shërbejini njëritjetrit! Sepse i tërë Ligji përmblidhet në këtë urdhër: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”(Gal 5, 13-14)


TË JESH NJERI DO TË THOTË; TË POSEDOSH LIRINË DHE NDËRGJEGJEN!Marjan Sebaj-Sopi_nga_arhivi_Luigj Sopi

Pranë të gjithave, njeriu është përgjegjës për veprat e tij para Zotit, ashtu edhe para bashkësisë njerëzore, dhe është përgjegjës pikërisht për atë se është i lirë, SEPSE PA LIRI NUK KA AS PËRGJEGJËSI!“

LIRIA!

Sot shumë flitët për lirinë e njeriut. Po hapëm kanalet televizive, radio, shtypin etj…, kemi përshtypjen se gjithkah vetëm imponime, robëri, dhunë, vrasje, terror dhe shumë pak drejtësi, shumë pak lumturi, barazi e liri. Për këtë termi apo nocioni i lirisë është një zë, britmë, klithje, kërkesë dhe vlerë e lëvizjeve të shumta të cilat luftojnë për dinjitetin njerëzorë, për të drejtat dhe lirinë e njeriut, të drejtat politike, të drejtat fetare…Të gjithë luftojnë për liri, të gjithë dëshirojnë të janë të lirë meqë njeriu arrinë plotësimin e tij pikërisht përmes lirisë, sepse njeriut mund t’i dhashë apo ofrosh gjithçka, çdo send, por nëse ai nuk posedon, nuk ka liri, e gjitha do të ishte e barabartë me asgjë.

Por, të flasësh vetëm për lirinë, të kërkosh vetëm atë duke anashkaluar ndërgjegjën kjo qonë në rrezik të madh shoqërinë. Pra, këto të dyja janë kordinata themelore në të cilat zhvillohet veprimtaria e njeriut; pra, LIRIA dheNDËRGJEGJA. Sikur që mund ta definojmë njeriun si qenie e cila mendon, poashtu mund ta definojmë edhe si qenie e cila ka ndërgjegjen dhe lirinë e përcaktimit personal. Që të dy këta fenomena, pra liria dhe ndërgjegja, janë pjesë integrale (përbërëse) e personalitetit dhe dinjitetit njerëzorë. Dhe në rregullin biologjik egzistenca e njeriut edhe ndahet apo dallohet nga ajo e shtazëve pikërisht për këtë se njeriu ka lirinë dhe ndërgjegjen, pikërsisht kjo edhe jep specifitetin: të qenit njeri!

Mirëpo, njëkohësisht si liria poashtu edhe ndërgjegja janë ndër fenomenet më kontraverze të qenies njerëzore. Shtrohet pyetja, çka është liria dhe a është njeriu i lirë? Në ç’masë është i lirë njeriu? Këtu mendimet apo opinjonet janë aq të kundërta saqë mund të themi edhe kontradiktore. Deri sa disa pohojnë se njeriu është plotësisht i lirë, e në anën tjetër të  tjerët në tërësi mohojnë të tjerëve çdo liri. Deri sa disa lirinë e definojnë një domosdoshmëri të perceptuar, si aftësi përmes së cilës njeriu gjithmonë zgjedh dhe njeh atë që duhet, që në një mënyrë edhe e kushtëzon atë. Kështuqë nuk duhet të befasohemi as me njërën e as me anën tjetrë, sepse secili pra edhe të parët edhe të dytë e kuptojnë njeriun nga prizma dhe shiqimi, nga një vështrim, i caktuar. Mirëpo, nëse në anën tjetër analizojmë në sa gjëra jemi të kushtëzuar, shembull sa jemi të kushtëzuar fizikisht, biologjikisht, gjenetikisht etj…, shtrohet pyetja, nëse pra veprimi ynë është në atë masë aq i kushtëzuar, atëherë a mundim pra e gjitha këto veprimtari ende t’i quajmë liri?! Gjersa disa tjerë e vështrojnë njeriun përmes orientimit të dëshirës dhe mundësisë së tij, si mundësi e zgjedhjes apo moszgjedhjes, të bëjsh apo mos të bëjsh, kështuqë në tërësi apo vetëm pjesërisht hudhë-mohon çdo lloj dëtyrimi apo kushtëzimi paraprak kështu me këtë shpallin, proklamojnë, autonominitetin e lirisë së njeriut.

Në vendet e dala nga sistemet totalitare dhe diktatoriale siç ishin Shqipëria dhe Kosova gjithnjë ka egzistuar dhe egziston rreziku i madh gjatë tranzicionit që ajo shoqëri apo në një masë njerëz e grupe të caktuara të keqkuptojnë, të keqinterpretojnë e të sillën me vetdije apo pa te, lirinë ta keqpërdorin dhe sipas përceptimit të tyre se; “liria është gjithçka” edhe të sillën, ashtu si “të shfajsuar” e duke bërë gabime e dëme të mëdha vetës së tyre, familjeve, rrethit, dhe në përgjithësi shoqërisë. Nuk është liri (ke mundësi) ta vrasësh njeriun, nuk është liri të vjedhësh, nuk është liri të uzurposh prona të huaja, nuk është liri të akuzosh e etiketosh vend e pavend, nuk është liri të rrahësh e të maltretosh, nuk është liri të ofendosh në baza etnike e fetare, nuk është liri të sulmosh vend e pavend të gjall e të vdekur ata që nuk i përkasinë etnisë apo fesë tënde, nuk është liri të fyesh njerëz duke përdhosë gjërat e shenjta të cilat i nderon ai, të rrënosh e shkatërrojsh vlerat e ndonjë përkatësie etnike apo fetare. Pra perceptimet e këtilla mbi lirinë (tek shoqëritë monoteiste) janë të gabuara dhe të dëmëshme! Nuk është liri të veprosh e bësh çka ta mori mendja ty, sepse disa veprojnë e bëjnë gjeste kinse në emër të Zotit, por me këtë ata dëshmojnë pikërisht të kundërtën, pra se nuk kanë Zot, sepse Zoti nuk thot askund që guxon ta fyesh kënd, ta lëndosh kënd, ta urrejsh kënd, ta akuzosh, ta maltretosh, ta vjedhësh, ta rrahësh apo vrasësh kënd! Nëse i bënë këto gjëra atëherë Ti dhe Zoti jeni largë. Dhe doemos të nevojitët shqyrtimi i mirë i ndërgjegjës, kultivimi i saj, analiza e analiza për atë që të vetdijsohesh e të dallojsh atë çka është mirë e çka keq, çka guxon të bëjsh e çka jo, çka është në dobi e shërbim të së mirës së përgjithshme e çka jo, me një fjalë të kesh përgjegjësi. Nëse keqkuptohet liria, dhe se në emër të saj mund të bëjsh çka të duash pa menduar fare në pasoja, atëherë ajo liri shndrrohet në anarki.Apo në klithmë të atyre që thonë; ah moj liri sa marrëzirat u bërën në emër tënd! Sillemi si të lirë, por në gjithë këtë ku është ndërgjegja?

NDËRGJEGJA!

Lidhje me ndërgjegjen kemi sa e sa mendime të ndryshme, ngjajshëm sikur kur është në pyetje edhe vet mëkati i njeriut, kështu pra edhe termi edhe shprehja ndërgjegje thuajse është e zhdukur tërësisht nga të folurit, nga bisedat tona të përditshme. Ndoshta sot mund të themi se më tepër flitët për vetdije, vetdijën shoqërore, morale…sesa për ndërgjegjen. Duke parë shumë të kqija, gjëra që herëherë na shkon mendja se a mund këtë ta bëjë njeriu, atëherë pashmangshëm shtrohet edhe pyetja, a ka njeriu ndërgjegje? Çka është ndërgjegja? Edhe këtu, rreth kësaj lirisht mund të themi se mendimet janë të ndara dhe nga më të ndryshmet. Që nga ata që në ndërgjegje njohin vet zërin e Zotit (dikur zëri i vetdijës ishte njëra nga dëshmitë e egzistencës së Zotit meqë shtrohej pyetja e prejardhjës së tij, e cila nuk mund të arsyetohej nëse njeriu është qenie e pastër materiale) e deri tek mendimet të atyre që pretendojnë se kjo është punë e edukimit, konvencioneve shoqërore, shprehjeve, proceseve të ndryshme psikologjike etj. Sot mund të themi se kemi përshtypjen sikur duket që ndërgjegja të klasifikohet vetëm në kategori religjioze, kështuqë kjo shprehje nga të folurit, bisedatë e përditshme, të rëndomëta, disi edhe sikur shmangët! Mirëpo, është pyetje themelore se a ka njeriu ndërgjegje apo jo, dhe se cila është përmbajtja e saj? Në rend të parë këtu duhet analizuar disa faktor për të patur mundësi të kuptojmë se çka është ndërgjegja, ndër këta faktor cekim;

a) Liria!

A jemi të lirë? Kur është në pyetje liria atëherë pretendojmë dhe themi se; njeriu është i krijuar si i lirë dhe për liri. Zoti e ka ftuar në egzistencën e tij përmes dëshirës së lirisë së tij, mirëpo edhe ka dashur që njeriu t’i ngjasoj natyrës së Tij, që njeriu në këtë botë të jetë i lirë. Mirëpo, pyetja themelore që na shtrohet është; çka është liria? Kjo është mundësia e përcaktimit dhe orientimit të qenies personale, fakti se njeriu është në gjendje të zgjedh, të zgjedh mes vlerave të shumëllojshme, të mirave të ndryshme si dhe përcaktimeve të ndryshme e bënë atë të lirë. Përmes lirisë njeriu është në gjendje të sillët, të orientojë vetën dhe qensinë e tij përsonale. Përmes dhuratës së lirisë, Zoti e ka dorëzuar njeriun në vet duar të tija, e ka lënë njeriun në duar të veta. Kështuqë ai (njeriu) nuk është i programuar në veprimtaritë e tij, por pamvarësisht programeve të tija, që në një mënyrë përcaktojnë qenien e tij, ai prapë zgjedh! Këtu tutje shtrohet pyetja; a është njeriu i lirë apo i determinuar (përcaktuar)?

b) Përcaktimi

Tanimë shtrohet pyetja se a është njeriu i lirë apo determinuar? Ne mund të themi se njeriu është relativisht i lirë dhe relativisht i determinuar. Sepse, asnjë akt i tij nuk e ka, nuk e posedon, kualitetën e lirisë së plotë, mirëpo poashtu nuk e ka as kualitetën e plotë determinuese (kuptohet se këtu fjala është për veprat e vetdijshme të njeriun dhe kuptohet që nëse ato nuk janë të shtyera nga ndonjë kushtëzim i jashtëm). Kështuqë lirisht mund të konstatojmë se në asnjë akt apo vepër të tij njeriu nuk vepron me lirinë e qindëpërqind, mirëpo prapë se prapë është në gjendje që të zgjedh. Të marrim këtu një shembull konkret: Shembull dikush ka vrarë njeri! Sa liri shembull ka pas njeriu në këtë akt, dhe sa kushtëzime? Pra, të analizojmë këtu kushtëzimet. Ai pra para së gjithave kryesisht është i kushtëzuar gjenetikisht: kjo pra e mbështet atë të jetë i fuqishëm dhe i fortë, të jetë i një natyre të ashpër (këtu shembull pranë rrethanave apo kushteve të ngjajshme por të ishte i një natyre më të butë dhe flegmatike, nuk do të vriste), të jetë mashkull (pranë rrethanave apo kushteve të ngjajshme por shembull të ishte femër, nuk do të vriste). Më pas njeriun e kushtëzon faktori i shkallës së inteligjencës së tij, si dhe shumë faktor tjerë kushtëzimesh tjera gjenetike. Më pas këtu hynë kushtëzimi apo faktori social, faktikisht për shembull është rritur pa prindër, më tepër rrugëve sesa në shtëpi, kështuqë sikur fëmijë i mitur apo adoleshent e kanë atakuar të gjitha vështirësit sociale të mundshme dhe me këtë atë e kanë bërë njeri delikuent (shembull po i njejti edhe pranë kushteve gjenetike, pra vetëm po të kishte gjendjen tjetër sociale, pranë gjithë asaj se është i fortë, fuqishëm, ashpër për nga natyra, mashkull…, ai nuk do të vriste!). Këtu asesi nuk duhet të harrojmë apo anashkalojmë edhe kushtëzimin e rrethanave, sepse një thënie e vjetër thot: mundësia apo rasti e bënë hajn! Pra, këto kushtëzime rrethanash janë të shumëta dhe ndryshme. Shembull po mos të kishte qenë i shtyrë nga njerëz me ndikim fetar, mos t’iu kishte shpërlarë truri, mos të kishte patur gjendjen e tillë sociale, edukimin e tillë jo aduekuat etj, ai mesiguri nuk do të vriste. Pra, me këtë nuk kemi numëruar asesi të gjitha kushtet dhe rrethanat që në një përqindje të caktuar shtyjnë apo veprojnë në lirinë e njeriut. Me këtë pra dëshirojmë të themi se përqindjen e lirisë së plotë të njeriut është vështirë ta përcaktojmë, mirëpo liria e njeriut është reale dhe prezente në të gjitha veprimet apo aktet e njeriut, në këtë kuptim pra edhe mund të konstatojmë dhe të themi se njeriu është relativisht i lirë. Kështu pra, pranë të gjithave njeriu është në gjendje të drejtoj vetvetën dhe të tejkaloj apo kapërcej këto kushtëzime të tija e të thot JO pikërisht edhe atëherë kur e gjitha është në gjendje të gatshme për të vepruar, apo të thot PO edhe atëherë kur e gjitha është e kundër veprimtarisë së tij. Kështu pranë të gjitha kushtëzimeve apo rrethanave e faktorëve që cekëm më parë; NJERIU ËSHTË PËRGJEGJËS PËR VEPRAT E TIJ SI PARA ZOTIT, ASHTU EDHE PARA BASHKËSISË NJERËZORE, DHE ËSHTË PËRGJEGJËS PIKËRISHT PËR ATË SE ËSHTË I LIRË, SEPSE PA LIRI NUK KA AS PËRGJEGJËSI. Liria pra është dhuratë nga vet Zoti! Mirëpo, tanimë këtu shtrohet pyetja tjerët e shpeshtë, pse kjo të keqpërdorët?!

Pse kjo dhuratë e cila mund të keqpërdorët?

Në biseda të përditshme shpesh herë dëgjojmë ankesa: Pse Zoti i ka dhuruar njeriut lirinë dhe në këtë mënyrë ia ka mundësuar atij të bëjë keq?

Pikërisht, përmes lirisë së vet, njeriu ka mundësi për veprat e tij më të larta, të mrekullueshme, siç janë dashuria, mirësia dhe e vërteta. Pikërisht, përmes lirisë së tij, njeriu është i ftuar që të përcaktohet për Krijuesin e tij, dhe pikërisht liria është ajo e cila këtij përcaktimi edhe i jep vlerë (sepse e dimë që përcaktimi i kushtëzuar edhe nuk është përcaktim!). Pikërisht liria i jep mundësinë njeriut që këtë dhuratë t’ia kthej Krijuesit të tij me dhuratë, dashurinë me dashuri. Pikërisht përmes kësaj lirie njeriu arrinë deri tek dinjiteti i tij i plotë njerëzorë, duke qenë i lirë nga skllavëritë e instinkteve, pasioneve, epsheve  e sjelljeve shtazarake. Mirëpo, liria e njeriut është e lënduar me mëkat, mëkate të cilat njeriun gjithnjë e kanë larguar dhe largojnë nga Zoti. Dhe pikërisht për këtë njeriu edhe është i prirur të përcaktohet edhe për të keqën, apo ndaj të keqës. Pra, do të thot se Zoti nuk ia ka dhuruar apo dhënë njeriut lirën për të keqën, por që pikërisht njeriu përmes saj (sepse vetëm atëherë ajo ka vlerë) të përcaktohet për të mirën, fisnorën dhe të bukurën. Dhe pikërisht meqë njeriu posedon këtë liri, atëherë doemos që ai këtë edhe mund të keqpërdorë. Dhe për këtë shën Pali, teologu më i madh i krishterimit, thot: “Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por  me dashuri shërbejini njëritjetrit! Sepse i tërë Ligji përmblidhet në këtë urdhër: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”(Gal 5, 13-14)

Është shumë interesant fenomeni i ndërgjegjes së njeriut. Ky është zëri i  tij i mbrendshëm, por jo zëri i tij përsonal. Është shumë interesante që ndërgjegja nuk mund asesi të blihet, të korruptohet. Njeriu asesi nuk mund të bie në dakort (apo pëlqim) apo të lidhë ndonjë marrëveshje me ndërgjegjen e tij, të bëjë lloj pazari! Ndërgjegja është diç në te që nuk është identike me vet ate, është ligj të cilin njeriu nuk ia jep vetvetës dhe ligj i cili gjithnjë e thrret që t’i nënshtrohet. Ky zë i mbrendshëm nuk lejon që të heshtët, të mos flas. Njeriu mund të qetësoj dhe bindë njerëzit për rreth vetës, mund të le përshtypje të  mirë rreth vetës, mirëpo ndërgjegjen e tij askurrë nuk mund ta bindë, të përfitoj për bindjet dhe dëshirat e tij. Nëdrgjegja gjithnjë e gjithmonë flet dhe përsëritë ligjin e saj themelor: DUHET BËRË E VEPRUAR MIRË, KURSE TË KEQËN-MËKATIN DUHET HUDHUR. Pra, nga në ne ky ligj? Nga ky ligj në të gjithë njerëzit pamvarësisht se farë kritere të moralitetit ka, në farë shkalle të vetdijësimit apo civilizimit është? Nga ai zë në mbrentinë tonë i cili gjithnjë na shtynë dhe nxitë të bëjmë mirë e t’i shmangemi apo të hudhim të keqën? Vallë është çudi që pikërisht përmes kësaj e këtu njerëzit kanë njohur zërin e Zotit? Vallë nuk është pikërisht ndërgjegja ajo shenjtërore më e fshehura dhe intime në të cilën takohen Zoti dhe Njeriu? Vallë nuk është ndërgjegja zëri përmes së cilit njeriu njeh, zbulon, zërin dhe vullnetin e Zotit? A mund kjo të shpjegohet përmes edukimit, strukturës psikologjike të njeriut? Gjithësesi se po, mundët, ndoshta ndonjë përmbajtje e saj, por fenomeni – asesi jo!

Ndërgjegja në njeriun lajmërohet si gjykim paraprak mbi moralitetin e ndonjë akti të cilin njeriu dëshiron ta bëjë! Pikërisht për këtë arsye ajo edhe bëhet masë e moralit të akteve apo veprimeve individuale të njeriut. Kështuqë çdo akt apo veprimtari që nuk është bërë në përkim dhe harmoni apo pëlqim me ndërgjegjen e njeriut – nuk është e mirë! Kjo është edhe masë e përgjegjësisë së njeriut para Zotit, pikërisht atë që e vërteton edhe shën Pali (apostulli i trojeve Ilire) kur i drejtohet bashkësisë Romake (krhs. Rom 14, 23) dhe thot: gjithçka është kundër bindjes (ndërgjegjes!) – është mëkat!

Me këtë themi se njeriu është i ftuar që të ndjek ndërgjegjen e tij, por jo vetëm kaq por mbi të gjitha atë ta kultivoj dhe edukoj, për të patur mundësi që kjo të jetë instrument sa më i ndijshëm i veprimit të së saj të drejtë. Me këtë kemi obligim të nderojmë dhe respektojmë edhe ndërgjegjen e tjetërkujt.

Tanimë neve na mbetët të analizojmë, të mendojmë mirë e thellë, të pyesim vetën pas të gjithave, se ku gjindemi sot ne shoqëria Shqiptare çka i përket kësaj pyetjeje, pra: lirisë dhe ndërgjegjes?

KOSOVA dhe populli shqiptarë ENDE (GJITHNJË) NË UDHËKRYQ apo me moral të dyfishtë?!

Kosova e trojet shqiptare me shekuj e shekuj ishin nën robëri, ishin nën shpatë e turtura, dhunë e nën maltretime, nën vrasje…

Historia e saj dhe në përgjithësi e popullit shqiptarë u shënua me gjak, u luftua pandërprerë kundër armiqëve të përbetuar shumëshekullor, kundër okupuesëve, kundër gjakatarëve, kriminelëve dhe vrastarëve të ndryshëm dhe këtë histori e kanë të njohur pothuajse të gjithë shqiptarët.

Sa njerëz dhanë jetën për liri, sa gjakë shqipari u derdh, sa e sa shqiptarë ranë dëshmorë gjatë kësaj historie të gjatë e të përgjakshme në luftë 550 vjeçare kundër osmanljinjëve turq, kundër poshtuesëve serbo-malazezë?! Tani pas ngadhënjimit, pas lirisë së fituar, sot, pra ku gjindemi, mos jemi ende në udhëkryq?! Ende të ndarë e të përqarë! Duke u hamendë kah të shkojmë, kah të orientohemi?

A kemi vizion? A kemi perspektivë e ardhmëri fatlume? Janë këto pyetje që shtrojnë shumë njerëz, shumë patriot e atdhedashës, shumë pasardhës të dëshmorëve, të familjeve që gjithnmonë flijuan bijtë dhe bijat e tyre për këtë atdhe, për liri, për Shqiptari?! Dhe duket se përgjegje të saktë rreth përcaktimit tonë si kombë, si shqiptarë, ende nuk gjejmë, ende nuk kemi përcaktim sado e kemi gojën plotë Europë e Amerikë – integrime. Duket se ende nuk jemi të profilizuar si kombë! Më sa duket gjatë gjithë këtyre kohërave jemi nën dyshime e ndikime, jemi nën dëshira të llojllojshme por jo të vendosur si kombë. Duket se më tepër të ndarë sesa të bashkuar, të copëtuar jo veçse fizikisht por edhe shpirtërisht mes të mirës dhe të keqës!

Gjatë gjithë kësaj kohe sa jemi në liri, apo të themi fizikisht së paku të lirë, por që shpirtërisht robër të vetvetës dhe dëshirave tona egoiste, veprimeve tona të pamatura, kemi vetëm deklarata (folklorike), kemi vetëm dëshira për këtë e atë, por jo edhe përcaktime, jo edhe vullnet të plotë, dëshirë të flaktë, jo edhe vendosmëri, jo edhe këmbëngulje dhe dëshirë për të ecur me botën e qytetëruar, me botën së cilës i takojmë, cilës i dhamë gjatë gjithë historisë njerëz të mëdhenjë, i dhuruam qytetrim e kulturë – lashtësi, u flijuam për këtë qytetrim, luftuam e derdhëm gjak i cili rrodhi sa lumenjtë që kemi e ndoshta më shumë, dhe prapë nuk dimë se ku jemi e çka dëshirojmë, nuk jemi të lirë nga shumë vese e veprime tona, nuk jemi të lirë nga e keqja, si popull ende i paprofilizuar, i papërceptuar i paorientuar apo më mirë të themi ndoshta i ç’orientuar!!! Populli është i ndarë dhe përqarë, gjithnjë na dalin në troje shqiptare “eroditë” pashallar, sulltana, rankoviqa e millosheviqa e çka jo?!… Njerëz që përqajnë, njerëz që dëshirojnë gjithnjë gjak sikur nuk mund të jetojnë pa te, sikur nuk mund të jenë të qetë nëse nuk shohin gjak shqiptari, gjak të njerëzëve të pafaj apo edhe më keq gjakun e njëri-tjetrit!

Populli shqiptarë ishte në udhëkryq gjatë pushtimeve të perandorisë romake, nuk dinte kah t’ia mbajë lindje o perëndim, ishte në udhëkryq gjatë perandorisë Osmane, Europë o Azi, por fatkeqësisht pas të gjithave që kaluam, tanimë populli shqiptarë duket është ende dhe gjithnjë në udhëkryq sot, tani Europë-Amerikë o Turqi-Arabi? Kah? Sa deklarohemi jemi në Europë e për Europë, gjërsa në anën tjetër veprimet e sjelljet tona tregojnë krejt të kundërtën, sa presim delegacione lindore e nga bota arabe (një kulturë e traditë krejt e skajshme me të popullit shqiptarë) të cilëve iu jemi servil, iu lajthitemi, iu premtojmë se jemi sikur ju, bile bile edhe vëllezër aq sa glorifikojmë shtetet e kulturat e njerëz të tyre (që për ne shpesh edhe vrastar e gjakpirësa)! Pra, pas gjithavë këtyre atëherë neve pyesim dhe gjykojmë Europën në të cilën jemi e së cilës i dhamë shumë, dhe i takojmë. Sillemi sikur që Europa nuk na njeh e nuk i sheh sjelljet tona! Sillemi sikur eh i mashtruam dhe e hangrën! Jo, gabim jemi! Pyesim në vend se të shqyrtojmë ndërgjegjen tonë, në vend se të ndalemi dhe mendojmë kush kemi qenë, ku kemi qenë, kush jemi dhe dëshirojmë të jemi?! Dhe të përcaktohemi për të mirën, për jetën, harmoninë, paqën dhe dashurinë!

Sipas gjithavë trendeve e rrethanave që zhvillohen neve ende nuk jemi askund as në qiell e as në tokë. Në udhëkryq! Paskemi lirën sot të fituar edhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por ku është ndërgjegja?! Gjykojmë Europën se nuk është me ne, e si të jetë ajo me ne kur neve atë nuk e dëshirojmë, kur ne nuk po jemi me ate, këtë së paku nuk e tregojmë në praktikë (Europën e botën e qytetruar nuk mund ta mashtrojmë me fjalë e premtime), nuk tregojmë aspak vullnet të mirë për këtë Europë së cilës duhet t’i takojmë. Pse të fajësojmë Europën? A mos vallë ata hanë bari dhe nuk i shohin gjërat që ndodhin në mes nesh (korrupsioni i lartë e që nuk luftohet, moskujdesi dhe mosbarazia mes gjinive, mosbarazia e personave me aftësi të kufizuar, nepotizmi, vjedhjet, rrahjet e vrasjet, tregtimi me njerëz e mallëra të ndaluara…), a nuk hetojnë e analizojnë këtë njerëzit e ndërgjegjshëm (Europa e bota e civilizuar), por edhe mes veti pyesin; kush janë shqiptarët, çka dëshirojnë ata, kë mendojnë se po e mashtrojnë, kah dëshirojnë të shkojnë, dhe pse trupin e kanë këtu e kokën, shpirtin dhe zemrën në Azi?! Po është e vërtetë se qenësisht e parimisht njeriu është i lirë, por i lirë që të zgjedh mes të mirës dhe të keqës, unë shpresoj se neve jemi sot në gjendje këto gjëra ti dallojmë. Pra, të dallojmë të mirën dhe të keqën dhe mes tyre të zgjedhim të mirën, paqën, drejtësinë dhe dashurinë për të gjithë e jo vetëm dashuri mes një besimi, jo vetëm e gjithëherë; vëllezër mysliman…, por vëllezër e motra dmth të gjithë të barabartë pamvarësisht përkatësisë së tij etnike, fetare e gjinore!


Rostock’2014

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2