Si të aktivizoni veçorinë e thirrjeve me zë të WhatsApp-it tek iPhone (Video)

Si të aktivizoni veçorinë e thirrjeve me zë të WhatsApp-it tek iPhone (Video)







Si të aktivizoni veçorinë e thirrjeve me zë të WhatsApp-it tek iPhone

WhatsApp ka krijuar një veçori të re për platformën e saj për mesazhe, që u jep mundësi përdoruesve të bëjnë thirrje telefonike me zë dhe jo vetëm të dërgojnë mesazhe. Veçoria e thirrjeve me zë tek iPhone kërkon versionin 2.11.17.444 e aplikacionit për mesazhe, i cili, fatkeqësisht, është akoma në fazën beta.

Në App Store aktualisht është vetëm versioni 2.11.16, i WhatsApp, dhe ky nuk e përfshin veçorinë e thirrjeve me zë. Ja çfarë duhet të bëni për të përfituar këtë veçori të re:

  1. Të shkarkoni dhe instaloni versionin beta të WhatsApp-it nga iPhone juaj;

  2. Sigurohuni që personi që po përpiqeni të telefononi të ketë versionin beta gjithashtu, nuk ka rëndësi nëse përdor pajisje Android apo iPhone.

  3. Nëse vendosni të përdorni versionin zyrtar, mos e shkarkoni atë nga App Store para se të hiqni versionin beta, pasi mund t’ju humbasë historia e bisedës gjatë shkarkimit.


Kështu ju mund të provoni veçorinë e thirrjeve me zë të WhatsApp-it tek iPhone juaj. Disa përdorues kanë raportuar probleme me opsionin e thirrjes tek versionet sipër 8.1 të sistemit iOS, dhe disa pretendojnë se duhet që sistemi të jetë ‘jailbroken’ dhe duke të instaloni sistemin Cydia, por në fakt mund të funksionojë edhe nëse telefoni juaj nuk është ‘jailbroken’.

Videoja e mëposhtme i shpjegon më mirë hapat se si duhet të shkarkoni veçorinë e thirrjeve me zë tek WhatsApp.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2