DHANË JETËN – VDIQËN – PËR TË MOS VDEKUR KOSOVA
Nga Marjan Sebaj – Sopi
Ne vdiqëm bashkë, u vorrosëm bashkë muslimanë e të krishterë, ju të jetoni bashkë, të gëzoni bashkë, të festoni bashkë Bajram e Pashkë. Ju të jetoni si njerëz, të jetoni si vëllezër, ky është heroizëm“ (Patër Ndue Kajtazi, Mejë; 27. prill. 2014)
Kaluan 16 vite nga masakra më e madhe në Kosovë e bërë në Mejë e Korenicë të Gjakovës (’99) nga hordhitë, paramilitarët serb, të frystruar, të pangopur, të etshëm për të „pirë“ gjakun e shqiptarëve, gjakun e pafajë.
Çdo vit shkruhet për jetën dhe veprën sublime të këtyre heronjëve – dëshmorëve - të Kosovës, të cilët dhanë jetën – vdiçën – për të mos vdekur Kosova. I kujtojmë për çdo vit me mallëngjim, familjet e tyre edhepse të përmalluar, edhepse të mërzitur prapë se prapë mbesin krenar me dëshminë e tyre, me dëshminë vetflijuese dhe shembullore të prindërve, baballarëve, nënave, motrave, vëllezërve…, cilët nuk kursyen asgjë për të dëshmuar se e donë token arbërore, e donë të ardhmën e vendit të tyre – Kosovën, e donë mbi të gjitha shqiptarinë.
Meje (Gjakovë)
Mirëpo, që atëherë 27. prilli 1999 (kur edhe ndodhi kjo masakër makabër)., na imponohen shumë e shumë pyetje si; A ishin të tradhtuar atëherë gjithë ata njerëz? A mund t’i shpëtonin gjithë ata asaj masakre? Kush e bëri këtë plan dhe masakër çnjerëzore duke vra në mesin e tyre njerëz të pafaj, burra, gra, të rinjë meqë edhe fëmijë, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë?! A mos ka pas në mesin e atyre planifikuesëve edhe shqiptarë? Po po, shtryohen këto pyetje nga familjiar dhe shumë njerëz të cilët ende jetojnë me shpresë se një ditë do flas drejtësia! Në këso pyetje se a mos ka patur edhe shqiptarë që dinin mbi përgaditjen e kësaj masakëre por që fatkeqësisht nuk i treguan popullatës për t’iu shmangur kësaj rruge të kryqës, kësaj rruge të Kalvarit – Golgotës, mbetët të përgjigjemi së paku sot e në ndërgjegjen tonë?
Pse, pyetët a pati shqiptarë përpos viktimave? Këto pyetje shtryohen tanimë e 16 vite pikërisht duke parë se njerëz të thirrur për zbardhjen e kësaj masakre, institucionet tona në përgjithësi thuajse nuk bërën asgjë për të dal në shesh drejtësia, për të dalur dhe zbardhur gjithë atë që ndodhi atë ditë trishtimi, atë ditë kasaphanje, atë ditë të tmershme por edhe nga ai moment ditë krenaria për familjiarët e atyre viktimave, për Gjakovën dhe mbarë Kosovën e popullin shqiptarë në trojet etnike, meqë ishte dhe mbetët një udhëtregim – shembull konkret i dëshmisë dhe flijimit për gjeneratat e reja se si vdisët, se si ka kuptim të dhashë jetën për të jetuar të tjerët. Mendimi im dhe i shumë bashkëmendimtarëve është se ato viktima të pafaj nuk kanë menduar për lavdata, nuk kanë menduar se a do shpallën herojnë, dëshmorë a jo. Nuk kanë menduar a do të klasifikohen si dëshmorë, veteran etj…
Ata shkurtë e shqip e kishin një para sysh, armikun dhe eliminimin e të keqës nga trojet arbërore. Kishin parasysh ardhmërinë fatlume të vendit tonë, kishin parasysh perspektivën e Kosovës – popullit tonë. Në mesin e tyre pati shumë intelektual, gjë që sot ndoshta na duhet gjenerata e gjenerata të kompenzojmë atë humbje të madhe. Patin ë mesin e të vrarëve mjek, mësues, shkrimtarë, poet…Dhe pikërisht këta i pengonin Serbisë dhe planeve shoveniste të tyre. Ata bënë të pamundurën për të mirën e popullit tonë. Sa ishin në jetë shumica e tyre por si shembull të marrim ztr. Zenel Pajazit (intelektual dhe veprimtar i shquar i kauzës kombëtare) nuk u ndalën natë e ditë, në mot të mirë e të keq, në ditë të vështira për Kosovën, nën kërcnime të vazhdueshme, nën turtura të pandërprera nga serbët, por nuk u ndalën të dëshmojnë duke edukuar gjenerata e gjenerata e duke mbjellur në ta dashurinë për vendlindje. Punuan dhe pikërisht nga mësimet e tyre për atdhedashuri, për liri e paqe edhe dolën celulat, dolën rinia, dolën luftëtar të denjë për lirinë e Kosovës, doli UÇK. Disa të cilët i shpëtuan kësaj masakre dëshmojnë se sikur ztr. Zenel Pajaziti i cili shkriu jetën edukimin dhe emancipimin e rinisë, ishin jashtë zakonisht të lumtur kur shihnin se ata gjakëpirës lëshonin ndonjë të ri të ecë e vazhdoi tutje rrugën. I’u gëzonin jetës së tyre, me fjalë; „Faleminderit Zotit, ecni shpejt tutje, mos shiqoni mbrapa por përpara…
Pikërisht kjo ishte jeta dhe vepra e tyre që ata të flijohen, të sakrifikohen, të vdesin që neve, gjeneratat e reja të kemi jetë, të kemi dhe gëzojmë lirinë e fituar me gjakun e derdhur të tyre. Sa fjalë të mëdha; shiqoni përpara?! Mos ktheni kokën mbërapa, ecni…
Fjalë inkurajuese dhe plotë domethënie atëherë e sot dhe përgjithmonë. Pra, mos të ndalemi, por të shiqojmë përpara, të edukohemi, të punojnë, të duhemi mes veti, ta duam jetën…Por, a do të thot kjo se tani në saje të vetflijimit të tyre neve por jetojmë por që t’i harrojmë ata? Apo t’i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënies së tyre? I harrojmë ata, nëse i harrojmë familjet e tyre. Të pyesim vetvetën sa nga familjiarët e këtyre viktimave sot kemi në punë? Sa nga këta familjiar që humbën më të dashurit e tyre gëzojnë ndonjë të drejt si në pagë etj…Pra, nëse i harrojmë familjiarët e tyre neve i kemi harruar vet ata që dhanë jetën për ne.
Është më se e vërtetë se ata nuk punuan, nuk jetuan e vepruan për lavdata, për paga…, sepse edhe punuan pa paga si në arsim e aktvitete tjera. Por, është e moralshme, etike, që për familjet e tyre të kemi më tepër kujdes, të iu gjindemi gjithmonë pranë! Mos t’i japim shkas e arsye që familjiarët e tyre të pyesin; pse dhanë jetën tanën? Mos të harrojmë se edhe gjithë ata heronjë të kosovës cilët derdhën pikën e gjakut të fundit të tyre, kanë patur mundësi të ikin me kohë, ta braktisinë Kosovës siç bënë shumë të tjerët, por këta jo nuk e bënë këtë. I mbetën besnik familjeve të tyre, amanetit të të parëve, i mbetën besnik idealit të tyre; përpara japim jetën sesa të ikim, të tradhtojmë apo të braktisim trojet tona shekullore!
Sot në shoqërinë tonë shqiptare (edhe në Kosovë) dëgjojmë debate të shumta kush luftoi e kush jo, kush ishte më meritorë e kush më pak. Gjithmonë më meritorë kanë qenë dhe janë ata cilët dhanë jetën – për të jetuar ne! Pikërisht në shoqëri pluraliste e demokrate shembujt e sakrificës duhet të jenë shembull i bashkimit mes nesh, shembull i harmonisë dhe dashurisë ndërvëllazërore për bashkëjetesë, për vllazërinë tonë shqiptare pa dallime politike, pa dallime fetare e klanore, pa farë dallimesh tjera, sepse gjaku i tyre është vetëm gjak shqiptari dhe asgjë tjetër, gjak shqiptari edhe atë gjak i bekuar që ujiti dhe bekoji çdo pëllëmb të trojeve arbërore po edhe trojet dhe tokën e Dukagjinit heroik.
Pse u flijuan, çka ishte qëllimi i dëshmorëve, ku mbetën familjet e tyre, dhe në fund të fundit porosinë apo amanetin e gjithë të rënëve këtë më së miri kohëve të fundit (pikërisht disa vite paraprake) në përkujtim të dëshmorëve e të rënëve në Mejë e Korenicë e tha një frat me emërin Ndue Kajtazi kur më 27. Prill 2014., iu drejtua masës ndër të tjera edhe me këto fjalë:“…Fjalët tona kur ne iu flasim të vdekurëve janë fjalë të vdekura, e kur të vdekurit na flasin neve të gjallëve, atëherë fjala e tyre është e gjallë. E të vdekurit flasin kështu: Ne jetuam si njerëz e vdiçëm si heronjë, ne jetuam në dashuri, mos jetoni në urrejtje. Ne e dashtëm këtë tokë, duane edhe Ju, ne e endërruam lirinë, ju ta gëzoni ate e ta ruani ate. Ne e dashtëm Kosovën, ju mos e shkatërroni. Ne emërin shqiptarë lartë e ngritëm, ju mos e përbuzni. Ne heronjët e burrat si Kastrioti i nderuam, ju mos i shkelni. Ne u sakrifikuam për familjet tona, ju mos i sakrifikoni ato për vete. Ne nderuam nënën e çdokuj, mos na shani nënën tonë. Ne vdiçëm për tokën tonë, ju mos vdisni për tokat e huaja. Ne ishim të një gjaku, ju jeni të një gjaku. Ne ishim të një fisi, ju jeni të një kombi. Ne kishim një flamur, sa flamura keni ju? Ne vdiçëm bashkë, u vorrosëm bashkë muslimanë e të krishterë, ju të jetoni bashkë, të gëzoni bashkë, të festoni bashkë Bajram e Pashkë. Ju të jetoni si njerëz, të jetoni si vëllezër, ky është heroizëm.
Rostock (D)
27. Prill. 2015
Post a Comment