Hakerët rusë depërtojnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë

Hakerët rusë kanë depërtuar në pjesë të ndjeshme të sistemit kompjuterit të Shtëpisë së Bardhë pasi gjatë muajve të fundit hynë edhe në sistemin e Departamentit të Shtetit, raporton CNN, duke u thirrur në zyrtarë amerikanë të shtetit.

Shtëpia e Bardhë tha se raporti nuk i referohet një incidenti të ri por është “spekulim” në lidhje me burimin e aktiviteteve kibernetike që u publikuan vitin e kaluar, transmeton Koha.net.

Zëdhënësi Mark Stroh ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk dot ë komentojë në lidhje me raportimin e CNN-së për sulmin e hakerëve rusë.

CNN thotë se hakerët rusë ia kanë dalë të marrin qasjen e informatave të paklasifikuara por potencialisht të ndjeshme siç janë të dhënat jo-publike të agjendës së presidentit.

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2