Fati i një emigranti 2 nga vëllimi "Hijet që mbetën pas"

 

AUTORI : https://www.facebook.com/skender.braka

 

Qetësiae tij pothuajse po i humbiste të gjithë kufijtë e durimit. Ai kish filluar tëndjente një gumëzhimë të papërcaktuar në kokë dhe çdo minutë që shkonte, idukej më mizore se tjetra. Ishte një efekt i çuditshëm, i cili bëhej dhe më ifortë kur  mendonte se si mbrëmjeve të shkuara, tek shtrihej në shtrat dhee priste aty në heshtjen e tij dërrmuese, ajo qëndronte për minuta madje edheorë të tëra përpara ekranit të televizori,duke ndjekur filma njërin pastjetrit, thuajse të gjitha këto i bënte me një paramendimin të mirë stisur nëmënd. Natyra kryeneçe dhe nervoze e Lindës, që vepronte me një shkallë të tillëerozioni mbi ndjeshmërinë e tij, thuajse po e grryente të tërin. Përse pondodhte kështu? Neritani nuk ishte në gjëndje të përcaktonte nëse Linda këtoveprime i bënte me ndonjë mendim të paramenduar, apo ishte vet ai që po ikomlplikonte gjërat. Dhe ky acarim në kulm i nervave dalngadalë erdhi dhe iu kthyenë një neurozë të mprehtë, gati- gati në humbjen e vetëdijes. Të vetmen gjë qëmendonte në ato çaste ishte mendimi përse Linda, në mënyrë të qëlimshme apo jo,po i zhvillonte një tronditje kaq të tmerrshme ? A nuk kishte rrugë tjetërzgjidhjeje qëndrimi i saj për ta bindur Neritanin përfundimisht se gjithçkaishte thjeshtë një hamëndësi e kot e tij. Dhe po të qe se ishte me të vertete etillë, perse duhej një reagim aq indiferent dhe kryeneç nga ana e saj? A nuk ikishin mjaftuar asaj shtatëmbëdhjetet vjetet e marteses per të njohurkarakterin e tij prej njeriu teper të ndjeshëm, i cili e çonte shpesh gati nëpërvuajtje? Kishte ndodhur dhe here te tjera qe ishin grindur per gjera terendomta, te cilat jane pothuaj te pashmangeshme ne nje familje, por gjithesesiNeritani thoshte se jeta e tyre bashkeshortore me ato perjashtime të rralla,kishte qënë në kufijtë e të përkryerës. Dhe ajo ndjenjë që përherë kishte qënëpër të e huaj dhe e pakuptueshme, tashmë kishte nisur përherë e më shpesh t’angacmonte nëpër netët e gjata e t’a linte pothuajse pa pikën e gjumit. Rëndomëajo i lindte andej pas mesnate, si kjo e sotmja ku gjithcka kish rënë për tëfjetur. Atëherë e pushtonte ajo ndjenjë absurde, a thua se ndodhej në grykën eçapëlyer të një bishe të tërbuar. Qëndronte në këmbë tek koka e krevatit, dukee parë me kureshtje, dashuri dhe përçmim, aq sa atyre momenteve nuk dinte tëthoshte se cila ndjenjë ishte më e fuqishme: ndjenja e dashurisë, apo ajo eurrejtjes. Dhe s’kishte gjë më të vështirë për të teksa e ndjente se ajo ishteaty, e shtrirë, pa i hapur sytë, thyer nga e kundërta e tij, ashtu me flokë tëpërzhitur nga substancat kimike me të cilat kishte filluat t’i lyente shpesh emë shpesh, aq sa tani i ishin bërë si një grusht kashte të përcëlluar, me sytëe veshur prej një perdej të hollë të kaltër të padukëshme që kur i shihje ashtutë futur thellë prpa bebëzave të tyre, të ngjllnin një ndjenjë frike dhedyshimi,me qerpikët e kthyer dhe lyer prej një rimeli të kushtueshëm, që nuk elëshonte lehtë bojën e tij të zezë, me buzët e përskuqura, të lyera prej një tëkuqi jo vajor, që Neritanit dukeshin sikur përherë theksonin një llojpakënaqësie të lehtëfëminore e të padjallëzuar. Këto ndryshime Neritani kishteditë, javë dhe muaj që i kishte vërejtur. Ditëve të para ai hidhej nga shtratidhe niste t’i binte dhomes tutje-tehu. Ndjenja e vetmis që provonte i ngjitejpas trupit, e mberthente të terin duke rrekur ta shukte përdhe si një kufomë tëkalbëzyer.. por Neritan Vogli arrinte në ato pak minuta t’a vinte veten nënkontroll dhe të gjente forca për tu shkëputur prej atyre duarëve vdekjeprurese.U ul në një cep të krevatit, tërhoqi pranë këmbeve komodinen dhe ndezi njecigare. Pas pak ndezi dhe një të dytë gjithë duke menduar përse Linda i dukejaq mosmirënjohëse dhe e largët? Përherë e me shpesh ai e ndjente veten tëmbërthyer prej një ndjenje te huaj e te pakuptimte qe hara heres e çonte derine acarim. Rëndome ajo ndjenje gati gati absurde, qe e mberthente krejtpapritur i gjallerohesj ndaj mesnate, kur ai sapo bëhej gati të dilte në kryetë rrugës për të pritur Lindën. Teksa shuheshin zhurmat e rrugës, në atë copëvënd ku ai kishte menduar të qëndronte, nuk ndijej asgjë veç ca trokëllimave tëlehta hapash në trotuar dhe zhurma e mbytur e ndonjë makine të vogël. Neritanie kishte teper te veshtire te t’i përjetonte ato ndjenja që kishte provuar asajnate. Ajo sikur nuk e degjonte. Ashtu e shtrirë, kthyer nga ana tjetër , bëntesikur flinte me fytyre nga muri. Nuk po kuptonte përse atë moment iu duk vetjai tepërt për të qëndruar aty. Doli nga dhoma .U mbështet në divan dhe aty ezuri gjumi.

Neritanirrinte shtrirë në divanin e guzhinës duke fërkuar ngadalë në fillim sytë,ballin, pastaj pjesën e mbrapëme të qafës dhe tëmthat, që i gjëmonin sikur tëishte futur në zëmrën e një uzine të madhe prodhimi. Pas pak vuri duart mbivetullat e trasha dhe nisi t’i tërhiqte me forcë si të donte ashtu të nxirrteprej tyre atë çka i kishte mbetur në mënd, që prej mbrëjes së djeshme, kurishte grindur me Lindën. Befas, kjo tani për tani ishte bërë për të gjëja më erëndësishme e jetës së tij. Kishte patur edhe më parë raste të tjera kur ishtegrindur me të shoqen, por ato nuk i kishin kapur përmasa të tilla dhe nuk ishinagravuar  kaq sa këtë herë.

- Fundjaduhet kaluar edhe kjo!- tha gati me zë.

Linda ishte ngritur nga shtrati dhe ashut në këshë të natës, kishte hyredrejtë e në banjë, nga ku dëgjohej zhurma e ujit që rridhte nga rrubineti, sidhe zhurma që bënte ajo me duar për të rregulluar aty kovën me radacin e larjesse pllakave te apartamentit.

-Ndoshta vërtetë nuk është dhe aq me rëndësi sa i kam kushtuar, - tha ai.

U rrekte hamëndësonte nëse ajo e kishte hedhur në kovë solucionin aromatik përpllakat, të cilin ai e kishte bler mbrëm në një supermarket dhe solli ndër mëndvizitën e atyre dy mësueseve me fytyrë si prej pllake mermeri. Ato kishinardhur me një dhuratë modeste për ditëlindjen e Stelës dhe gjatë gjithë kohëskishin folur pë të me shumë superrelativa, duke shprehur kënaqësinë e madhe jovetëm se Stela ishte një ndër nxënëset më të shkëlqyera në mësime, por edhe njëshëmbull i edukatës dhe mirësjelljes.Neritani solli ndër mënd se sa ngusht ekishte ndjer veten deri në largimin  e tyre, megjithse edhe Linda ishtemunduar të mos krijonte asnjë shenjë dyshimi, për çka po ndodhte në familjen etyre.Dhe atëherë atij i lindi ndjesia t’i thërriste Lindës dhe ta pyeste edhenjë herë se me të vertetë ajo i qëndronte fanatike atij mendimi mospërfillësndaj tij. Teksa e solli këtë ndër mënd, një rrënqethje e beftë ia përshkoi tërëtrupin.

Dikur,shumë vite më parë, për një arsye që ai kurrë nuk donte ta zinte në gojë,kishte provuar të ngrinte dorën kundër vetvetes.Ishte mbyllur në banjo dhekishte gëlltitur një grusht me hape.” Sa ke pirë, sa?”, i gjëmoi në kokëulërima e së ëmës. “Kështu ke për të vazhduar ta mundosh veten për një gjë qënuk është pjesë e vullnetit tënd. Sot, nesër, pasnesër, kështu do të veprosh?” Dhe e përfytyroi veten ashtu të shtrirë në krevat, me një mjek gjatosh,që i rrinte në këmbë mbi kokë dhe dy infermiere të përkuluara mbi të tërë meraksi dhe e motra me të vëllanë, me krahë të kryqëzuar mbi gjoks dhe buzë që udridheshin prej shqetësimit që ndjenin. Iu kujtua se si atë çast me vete kishtemenduar se, sikur të vdiste prej atij veprimi të nxituar, sot duhet të ishteharruar, veçse do të jetonte vetëm në kujtesën e prindërve dhe të së motrës.Emri i tij do të lakohej për një farë kohe faqeve të para të gazetave, pastajkaq...Aty për aty mendoi se si do të vepronte ai nëse të njëjtën gjë mund të bëntedhe Linda aty në banjo.” Ajo, ajo nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë.”mendoi. Një çast mbylli sytë. Po, sigurisht! Ai vuri re se mendimet e kishinçuar përsëri atje tek ajo ngjarje e vitit të shkuar. Mëse një herë e kishtesjellë ndër mënd kohët e fundit e sidomos që pas  grindjeve të para meLindën, por tani po i dilte sërishmi përpara syve se si e kishte përjetuar atëditë varrimi të të vëllait, kur kishte parë fytyrën e një të riu rreth tënjëzetave, që padyshim në mos duhet të ishte njërin prej vrasësve, padyshimndonjë i dërguar i tyre. Ai ishte i veshur me të zeza dhe Aleksi vuri re se sipo qëndronte pothuajse i fshehur pas trungut të një qiparisi. Kishte vënë njëpalë syze të errta në sy dhe mbante diçka të fshehur nën mëngën e xhaketës. Djaloshime ta vënë re Neritan Voglin, kishte bërë paksa mënjanë, si të donte t’uambathte këmbëve. Kurse Aleksi i kishte bërtitur.

-Qëndroni një minute!

- Unënuk kam bërë asgjë!-i ishte përgjigjur djaloshi duke nder një dridhje trupi.

- Nuk pou akuzon njeri!

Atakishin ndenjur të ulur nën atë ndriçimin e vakët, të gjelbër pa nxjerrë pë njëcopë herë të gjatë asnjë fije zëri nga goja, gjersa Neritani kishte nisur ipari të fliste për ngjarjen ashtu siç ia kishin përshkruar disa orë më parë dhedjaloshi i ishte përgjigjur me një zë të mekur. Për Neritanin ai kishte qënënjë takim i çuditshëm e tepër i qetë. Djaloshi kishte pranuar se e kishte parëngjarjen fije e për pe me sytë e tij. Quhej Enrik dhe, kur,më së fundi, nisitta ndjente veten disi më të çliruar, kishte nisur të fliste me atë zërin e tijritmik, duke e hedhur shikimin nga kodrina përballë, nga pemët, nga rrugët exhveshura, te katandisura si mos më keq dhe pas nja një ore bisede, i kishtetreguar edhe emrin e atij që kishte qëlluar mbi Edin. Pastaj pasi kishte marrëakoma më tepër zemër, i kishte thënë edhe diçka tjetër, që kishte të bënte meatë që mundësonte mosarrestimin e tij prej forcave të policisë. Neritaniqëndronte me duart e vëna mbi gjunjë, të palëvizshme.

- Ekuptoni, - i kishte thënë atëherë Enriku Neritanit. - Nuk dua të flas për atëplehër, që para katër vjetësh  rrëmbeu edhe motrën time dhe e keq përdorinë Itali për të nxjerrë përfitime, por për atë që fshihet pas tij, deputetin.Janë përfshirë dhe në trfikun e drogës.Kjo është dhe domethënia e gjithçkaje.Neve na bashkon i njëjti hall, por jemi të pafuqishëm për ti dal ball atij. Unëe di se po ta vras, do të futem në burg dhe atje, njërëz të atij edhe mund tëmë vrasin. Ma kanë frikën, por nuk e shfaqin. Enriku nuk dukej aq i qullët saçishte treguar në fillim.Dukej që ishte djal me zemër dhe trim. Neritani, nëdhomën e gjumit, hapi njërin prej sirtareve të komodinës në kokën e krevatitdhe zuri të shfletonte një bllok të tijin personal. Në një fletë aty nga mesigjeti  numrin që kërkonte. Ai nuk e kishte takuar më atë djal, por eruante emrin e tij ne bllok. Nxorri celularin dhe formoi një numër. Pritiderisa u shua sinjali e përtej si nuk morri asnjë përgjigje, provoi t’i bintepërsëri, por as kesaj here nuk mori një përgjigje.Atëherë formoi një numërtjetër. Duart po i dridheshin.

Prejdiku larg,  neritan Vogli dëgjoi “Po”-në e një zëri të mekur. Neritanishqiptoi shpejt e shpejt emrin dhe mbiemrin e tij, ndësa pyeti:

- Enrik,ti je?

Pasoinjë heshtje e gjatë, aq sa ai mendoi se mos i kish rënë një numëri të gabuar.

- Unëjam Neritan. - dëgjoi pas pak një zë , që aty për aty pyeti :

- TiNeritan je?- Zëri ishte i zvargur, por seç kishte bënda tij një timbër tëfortë, gati lutës. Nëpër gjithë ambientet e apartamentit u përhap aroma ekëndëshme e solucionit aromatik të pllakave. Në koridor zëri i Lindës tingëlloitërë inat e nervozizëm.

- Ai tëmbeti tani, telefoni. Gjithë shqipëria duhet ta marri vesh, - shfry ajo pa editur fare se me kë dhe se përse i shoqi po e përdorte celularin.

- Jukëkoj ndjes, - i tha Neritani tjerit .- Mundem t’u shqetësoj përsëri?, - dhesakaq e ndërpreu bisedën. Vuri

bllokune tij në sirtarin e komodinës dhe u drejtuar përsëri në paradhomë për të marrëpaketën e cigareve.

- Të tëvij pak turp, nga vetja, - mërmëriti Neritani aq sa zëri i tij mezi arriti nëveshët e ngrehur të Lindës, e cila sakaq si bëri në çast një spërdredhje tëtrupit dhe me një ngërdheshje të fytyrës, shqiptoi me një zë gati në kupë tëqiellit.

- Mua tëmë vij turp, apo ty, që po më shkatërron jetën? Po merr më qafë veten tënde,mua e bashkë me ne edhe fëmijët. A e kupton këtë? Doemos nuk e kupton sendryshe nuk kishe përse të silleshe kështu. Ku dreqin ke ndër mënd të dalësh?

Zëri isaj po bëhej gati gati si një piskamë. Tek rrinte ashtu në këmbë me rradacin embërthyer me të dyja duart, që të krijonte përshtypjen sikur nga çasti në çastdo ta ngrinte e ti binte me të në kokë Neritanit. Trupi i saj si një statujeprej qiriri të verdhëm ishte gati duke u shkrirë prej nxehtësisë që i zjarrmontepërbrënda.

Neritaniti’u bë sikur befas dëgjoi zërin e së ëmës.

“Vetpërmbahu bir në ke perëndi.Vetpërmbahu në emër të Edit që po tretet në varr.Vetpërmbahu për ne që e kemi zemrën copë dhe për fëmijët e tu. Ata janë tëpafajshëm.Ti gjithnjë ke qënë i duruar në jetë dhe ne të kemi admiruar përkëtë. Mos i’a jep mundësin Lindës të të fyej. Grindjet në familje asnjëherë nukjanë të mira.Të lutem bir ! Mjaftë e kemi shpirtin të helmuar.” Faqeve irrëshqitën dy pika loti. Ai i fshiu tinës me trinën e dorës dhe i erdhi zorprej dobësis së vetes. Doli në ballkon dhe ndezi cigaren. Përpara syve iu shfaqnjë imazh i largët.I shin një mori xixëllonjash që ai ndiqte fushës me lulembrëmjeve të bukura te pranverës. Ai i ndiqte, i zinte me përplasje duarësh dheato shndrroheshin mbi pëllëmbët e tij në njolla të zeza. Linda e shihteNeritanin tek rrinte ashtu pa e prishur fare terezinë, me ball të dërsitur,duke tymosur cigare njërën pas tjetrës. Aty e pas pak e thërriti pa ditur asvet se çfarë kishte ndër mënd për t’i thënë, por ai as që i’a vuri veshinfjalëve të saj.

- S’mëmbetet veçse të bëjë vetëm një gjë : - tha ajo. - Ti vë zjarrin kësaj shtëpie.M’a nxive jetën me këto budallallëqet e tua. E kupton që m’a nxive!?

Ai ungrit në këmbë dhe, duke iu drejtuar së shoqes, e pyeti:

- Kjo dotë ishte zgjidhja sipas mendimit tuaj? Pasoi një heshtje e gjatë., pastaj udëgjua zëri i Lindës.

- Ti po më shkatërron nga nervat. Cfarë ke ? E? Cfarë ke?.

Me atëinstiktin e burrit, jeta e të cilit ishte e lidhur dhe e përqëndruar e tëra tekajo grua dhe tek ata dy fëmijë, atij i qe ngritur dyshimi se me të diç kishtendodhur. Se diçka e rëndësishme kishte ndryshuar në qënien e saj dhe, ndonseatij s’i rrihej sa ta mësonte, e grryente dhe e hante përbrënda.

- Ti poshkatërron vetveten Linda, ashtu sikurse edhe unë po shkatërroj timen.

Lindanuk ktheu asnjë përgjigje.

- Linda,mos vallë, - ai kaloi një herë majën e gjuhës  mbi tehun e buzëve duke ilëpirë lehtaz ato, - unë e kam përfunduar këtu misionin tim si burri yt dhe sibaba i dy fëmijëve? E ? Mbase vërtetë? Ta bëjë sinqerisht këtë pyetje !

- Përsemë bënë të tilla pyetje provokative?

Neritanindjeu se si e pushtoi  një dëshirë e madhe për ta rrokur prej mesi dhe përta shtrir menjëherë në shtratin e tyre bashkshortor, por sytë dhe fytyra e tijas që e pasqyronin një efekt të tillë. Dhe vete ndjeu çudi dhe habi.

- Sepsee ndjeva të domosdoshme.

Ishte imendimit se do të bënte mirë sikur ti linte një herë ngjarjet të rridhninnatyrshëm në rrjedhën e tyre. Ndezi nje cigare tjetër dhe mbështeti brrylet mbipravaz të ballkonit. Shtullungat e tymit i davariteshin mbi fytyrë dhe ai patindjesinë se kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënte tani për tani. Befas ishkrepi në kokë një mendim. Nxorri nga xhepi celularin dhe si pa orën mendoi tibënte një telefonate prinderve, por u pendua. Shtypi ne tavull bishtin ecigares mbi tavullën në tavolinën e xhamit, pastaj gati si një hije u fut nëdhomën e tij të gjumit dhe mori nga dollapi i madh xhaketën që e kishte blerëatë ditë, qe ishte nisur për të varrosur të vëllan. Trageti nisej në orënshtatë dhe ai kishte kohë për ta kapur. Edhe pse e kishte vendosur për të ikur,përsëri mëdyshja seç e ngacmonte dhe tashmë që ishte bërë gati për të dal, ajosikur po i bëhej gjithnjë e më grryese. Doli përsëri në ballkon sikur donte tëmaste kohën. Ngriti kokën dhe në kupolën e qiellit të mbushur plot re tëpërhimta, dukej sikur kërkonte ndihmë për të zgjidhur dilemën e tij. Përmesasaj vetmie që e kishte mbërthyer Neritan Vogli kërkonte të thyente mendimin eçastit, që i erdhi befas në kokë. “C’budalla që jam” – tha me vete. “ E përseduhet ta bëjë një gjë të tillë?”

Përparaderës kryesore ngurroi një çast, pastaj e hapi dhe doli. Jashtë shiu kishtepushuar por qielli ishte ende i mbuluar nga rete. Vetëm vënde-vënde, dielli nëtë ngritur i mëngjesit, dukej në një pjesë qielli të kthjellët Rruga ishtepothuajse e shkerë. Atëherë Neritani lëshoi jashtë frymën, që gjer atëherë mezie kishte mbajtur, në një psherëtimë të thellë e të zgjatur. Lëshoi një kollë tëthatë si për t’i dhënë vetes një lloj impulsimi të brëndëshëm, të domosdoshëm,që të mund të shkëputej sado pak jo vetë nga e mbëmshmja, por dhe prej atijmëngjesi me atë shfaqe aspak të këndëhme për dy familjar të rregullt sikursekishin qënë ata para dy apo tri muajve. Nuk po i hiqej nga mendja dialogu ifundit. Ajo pyetje e mbetur pa përgjigje dhe hakërrimi i saj gari- gatikafshëror. Përsëri e ndjente veten shumë pranë atyre momenteve, në atë gjëndjetë dëshpëruar të Lindës së atyre minutave.  Rrugica që nga prapa pallatitku ai banonte dredhonte pas një sheshi lojrash për fëmijë dhe më tutjebashkohej me atë kryesoren, që të çonte për në qytet. Ndërsa ecte, Neritani ndjentese njërën këmbë e kishte pothuajse të mpirë aq sa mezi arrinte ta takonte nëtokë.

Dikumori nje taksi, që e ndali përpara sportelit të një agjensie biletash udhëtimi.Preu biletën dhe u ngjit në traget. Ishte udhëtimi më i vështirë që kishte bërënë jetën e tij. Doli në kuvertë dhe ndezi një cigare. Nuk po e kuptonte nësedonte të ngopej me ajërin e detit, apo me tymin e hidhur të duhanit. Përmesasaj vetmie që e kishte mberthyer, Neritan Vogli kërkonte të thyente mendimin eçastit, që i erdhi befas në kokë. Si të ishte e mundur që vrasësi i të vëllaitedhe sot e kesaj dite vazhdonte ende të ishte i lirë, sikur të mos kish bërëgjë prej gjëje? Ky ishte për të një tjetër absurd dhe përtej këtij absurdi aithoshte me vete se si mund të ndodhte me të vërtetë një gjë e tillë nësefunksiononte me të vërtet shteti. Ku ishte dora dhe forca e tij përpara këtijkrimineli? Edhe më parë kishte dëgjuar prej shokëve të tij, kur qëllonte tëuleshin pasdite për të pirë ndonjë kafe në bar, sidomos pas ngjarjeve të’97-tës, që bandat vrisnin e prisnin sipas qejfit të tyre dhe askush nuk vintedorë mbi ta. Neritan Vogli ashtu si dhe shumë prej shokëve dhe miqëve te tij ikishin përjetuar me dhimbje ato ngjarje. Sot nuk donte ti kujtonte më.

Umbështet në parmak dhe ndërsa po kërkonte në kupën e qiellit ashtu fare pandonjë ide në kokë Afërditën, ndjeu se nga syte i rreshqiten dy pika loti. Nukpo e kuptonte seç po ndodhte me qënien e tij, ashtu sikurse nuk po e kuptontenëse aty në atë pjesë të veçuar të tragetit, nën vetminë e tij të plotë ,dontetë ngopej me ajërin e detit, apo me tymin e hidhur të duhanit.

I parimendim që i erdhi në kokë porsa këmbët i shkelën në tokë, ishte të shkonte nështëpinë e Enrikut.

Neritanitrokiti në një portë. Ndihej i çliruar. Xheku rrotullonte kokën sa nga njëraanë në tjetrën. Pas një pritje të gjatë Aleksi trokiti dhe një here. Më sëfundi, diçka më pak se një minutë, në oborrin e ngushtë të shtëpis së Enrikutfeksi një dritëz e drithëruar. Një copë herë ata ndenjën të dy në atë gjysmëerrësirë, me sy të ngulitur tek njëri tjetri, sikur asnjëri të mos i besonteprezencës së tjetrit aty.

- Ejabrënda Neritan,- shqiptoi Enriku dhe ndërsa zgjati dorën e tërhoqi pas vetes.

- Kurpaske ardhur.

Nuk kamshumë kohë për të humbur, më thanë se janë në lokal.

Enrikunuk foli. Një drithërimë e lehtë i përshkoi tërë trupin. Pa përreth. Nuk po ibesohej. I hodhi një vë-

shtrimshtëpisë, mureve të oborrit. U mbush një herë me frymë dhe ia mabjti dorënNeritanit në xhep duke i’a shtrënguar fortë.  As mos të shkoj ndër mend.Edhe ti do ta kishe bërë këtë për mua. Unë do të vij me ty. Kam edhe një TT.

- Jo, -foli prerazi Neritani, duke i rënë me dorë shpatullave.

- Shko!Merr edhe dy karikatore.

Neritanii’a ndjeu hojëzat e hundës së Enrikut se si u hapën, sikur ai vet të ishte dukenukatur gjurmët e veta, dhe duke pritur iu duk sikur nuhatja e tij shkontepërtej atij shtegu që ai kishte paramenduar në ajrin e freskët të asajbuzëmbmrëjeje, ato pikëza të vogëla djerse që mollzat e gishtërinjëve të tijkishin lënë mbi dorezën e portës, ato pikëza të padukëshme, por t ëshndritëshme, si të ishin mijëra kristale qelqi, pra ai po e ndjente se ishtekudo brënda rrethinës së atij muri të ftohtë. Ai e ndoqi me sy Enrikun mefrikën se mos fryma e tij e tërhiqte edhe atë nga pas vetes, nga frika se mosedhe ai molepsej prej asaj fryme, prej atij flurimi që del prej një njeriu qëeshtë i vendosur për të bërë diçka të jashtëzakonshme. Enriku vonoi aq saNeritani ndezi dhe fiku një cigare. Enriku i shtrëngoi dorën.

- Tëuroj fat të mbarë. Mbase një ditë do të takohemi. Më erdhi keq që kësaj herenuk patëm mundësi të pinim një kafe.Për mua do të ishte një kënaqësi emadhe…Megjithatë…

Nuk patikohë të thoshte më asnjë fjalë tjetër, pasi Aleksi i humbi nga sytë, sikur takishte përpirë era.

U kthyetek porta dhe mbajti vesh. Kishte rënë nata.

Neritanigjeti vënd rrëz një pishe dhe si e mbushi automatikun, ngriti siguresën, pastaju zbyth duke u kredhur në errësirë thellësisht i vetëdijshëm për atë që do tëkryente, me gojën e sytë të mbushur me errësirë dhe me veshët që i kumboninplot tinguj, befas i zunë sytë një dritë lokali  të ngritur mes morisë sëpishave. Duke u afrua ngadalë, i bërë tërë vesh e sy ai u ndal një çast pastajbëri përsëri përpara, si të kishte frikë se fryma, apo aroma e tij mos eshuante atë dritë.Por drita ndriçonte gjithnjë e më tepër sa më shumë që ai iafrohej asaj me gjithë kujdesin e tij.Iu desh pothuajse nja një gjysmëoregjersa ai u afrua pranë njërës prej dritareve ansore dhe fal asaj drite, dalloikatër prej fytyrave të njohura, të ulura në njërin cep të lokalit me gotat epijeve dhe shishet e birrës përpara.Në të katërat karrike qëndronte i varur nganjë automatik po si i atij që mbante në duar.

Njëheshtje e madhe ishte mbledhur rreth e rrotull lokalit dhe po aq heshtje atyreminutave sundonte në brëndësi të tij. Neritani tërhoqi ngadal shulin dhe si usigurua mirë që arma ishte mbushur dhe siguresa e saj ishte ulut e gjithaposhtë, pa e menduar dy herë, hyri rrëmbimthi bënda në sallën e lokalit, duke edrejtuar tytën e automatikut drejt atyre katër të rinjëve që tentuan tëlëviznin.

- Asnjëtë mos lëviz!- klithi Neritan Vogli.

Nëpërtavolinë, sa nga njëri cep i saj në tjetrin, kaloi një befasi dhe trëmbje etmerrshme.Në qetësinë e vendosur u dëgjua zhurma e një karrikeje metalike,pastaj një zë që ushtoi.

- Tan,mos bëjë marrëzi!

NeritanVogli e nuhati përnjëherë manovrën e Fetahut, që kërkonte jo të arrin-te tëvendoste të paktën

sa përsy e faqe mirkuptim, por më tepër për tu dhënë kohë shokëve të tij të tavolinëst’ia mbathnin. Një djal tjetër, kur pa tytën e automatikut që lëviste në njëkënd të ngusht sa tek njëri, tek tjetri, u ngrit me vështirësi nga vëndi, sikurdonte të thoshte diçka, por nuk mundi të thoshte asgjë, pasi ishte bërë tap dhemezi qëndronte në këmbë. Po i merreshin mënd prej përzierjes së pijeve dhe nësytë e përgjumur i dukeshin dhe i zhdukeshin tiparet e ftyrës së Edit nëmomentin që ai nuk e kishte kursyer mbi trupin e tij gjithë karikatorin.

- Tan,me asnjërin prej këtyre nuk  ke  punë - foli Sokrati pa u ngritur ngavëndi. Kaloi dorën për të fshirë buzët.

Në sallëndihej era e rëndë e tymit të duhanit.

-Fetah,mos bë gabim të lëvizësh. Në veçanti me ty nuk kam punë.

Djali qëquheh Fetah u ngrit ngadal duke iu lutur përsëri që të mos bënte ndonjëmarrëzi, por Neritani as që u’a vuri veshin fjalëve të tij. Një i tretë, tëcilin Neritani e shihte për herë të parë, të cilit nuk ia dinte emrin, me duartqë po i dridheshin, u mundua te nxirrte dorën e djathë nga pshtë tavolinës, pornuk arriti ta shkrepte revolverin. Në ajër fluturuan copëza gotash, shisheshdhe pjatash dhe pas tyre fytyra e mbushur gjithë gjak dhe trupi i djait që uplatit i gjakosur i tëri mbi tavolinë, pastaj u shëmb përdhe mbi dyshemepërpara këmbëve të Sokratit, i cili midis kësaj rrëmuje të përgjithëshme, porqë u fashit në çast sikur të mos kishte ndodhur asgjë, tentoi të rrëmbente automatikunme të fundit mendim që i erdhi në kokë.

“Ai qëqëllon, ndizet prej gjakut dhe egzistojnë disa sekonda të humbjes së vetëdijes,mbase dhe trëmbet.” Por kjo nuk funksionoi me Neritan Voglin. Ai as vet nuk ekuptoi, mbase prej zhurmës së madhe, tymit dhe flakës, se si e ndrroi aq shpejtkarikatorin, që pushoi së kollituri vetëm kur duart e tij nuk po e mbanin dotmë armën e ndezur zjarr.

U ul nënjë karrike dhe priti derisa u dëgjua sirena e një makine policie……

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2