Arrestohet personi i tretë që sulmoi biznesmenin, Eroll Vitaku



 

Burime të “Zërit” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se është arrestuar edhe personi i tretë lidhur me rastin e sulmit të afaristit, Eroll Vitakut.


Të njëjta burime mësojnë se personi i arrestuar i cili ishte në arrati dyshohet të jetë djalë i një punëtori të Pallatit të Rinisë.

Ndryshe, biznesmeni Eroll Vitaku përherë të parë ka treguar se si ka paguar haraç disa personave, të cilët janë thirrur në emër të ish-komandantëve të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi si dhe Latif Gashit, dytë nga PDK-ja.

Ai gjatë një interviste për emisionin “Puls” të KTV-së ka treguar se është sulmuar nga një grup i përbërë nga Artan Ratkoceri, jurist sipas tij, djali i axhës së tij Shkumbin Ratkoceri, jurist, këta dy janë arrestuar, por është sulmuar edhe nga dy persona tjerë. /Zëri/

0/Post a Comment/Comments

Previous Post Next Post

Sidebar Ads

Ads1
Ads2